Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Tue 18 Mar 2014 - 0:34
Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Timthumb-1
Emisioni “Njerëz në fokus” në News24 ka zbardhur një bisedë mes imamit të vetëshpallur të xhamisë së Leshnicës në Pogradec, Almir Daci dhe një kushëriri të Ervis Alianjit, që thuhet se është vrarë në Siri.
Në bisedë Almiri tregon se Ervisi është vrarë. Po ashtu ai tregon rrugën që duhet ndjekur për të shkuar në Siri.

Daci është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se mund të jetë në Siri, edhe pse njerëzit e tij thonë se është ose në Turqi, ose në Arabinë Saudite.

Almir Daci:Ne kemi erdhur këtu për të ndihmuar muslimanët që po masakrohen dhe gratë që po torturohen. Se kjo është prej fesë islame që të ndihmohen muslimanët.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po Mili vazhdo.

Almir Daci:Nuk është e lehtë dhe ne morëm parasysh çdo gjë. Këtu normalisht edhe unë një ditë jam i rrezikuar, se një ditë do të vritem, por nuk kam frikë nga kjo, unë dhe të tjerët se duam të japim gjithçka për Allah. Që Allahu të na shpërblejë me xhenetin më të lartë në botën tjetër. Dhe kjo është ajo që na ka nxitur të gjithëve që të vijmë këtu. Pra çdo gjë ka lidhje me urdhrat që ka dhënë Allahu në Kuran.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po, po.

Almir Daci: Visi nuk ju tregoi se ku ishte. Edhe mua më mbeti tani kjo përgjegjësi, që t’ju tregoj. Të mos ua mbaj të fshehur. Se u vra Visi kjo nuk është për fajin tim, se nesër do vritem edhe unë. Dhe dje u vra edhe Bledi i Gramozit, edhe Bledin unë e mashtrova. Ai ishte në Tiranë dhe unë në Pogradec, prandaj kuptojeni mirë.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Poo.

Almir Daci: Unë e di që ju keni të drejtë të mërziteni për Visin, se ai është njeriu tuaj.

Kushëriri i Ervis Alianjit:Po është njeriu jonë, si të mos mërzitemi, nuk kthehet më apo jo

Almir Daci:Por aman nuk mund të jem unë përgjegjës për çdo njeri që është këtu me mua prej Pogradeci apo prej qyteteve të tjera. Mirëpo çfarë t’ju bëj unë. Kjo është e vërteta.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Mili sa kohë ka është vra Visi, po ti a e pe në atë moment?

Almir Daci: Ai u vra nga një shpërthim i fuqishëm dhe nuk u gjet asnjë pjesë e trupit.

Dhe ai nuk ka varr as këtu. Çfarë trupi t’ju japim, hë më thuaj ti.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po sa kohë ka o Mili?

Almir Daci:Ka disa muaj, por unë nuk e merrja dot guximin t’jua thoja se e dija që kjo është gjë e rëndë për ju. Mirëpo si ndodhi dhe kjo gjë me Bledin e Gramozit, thashë t’ju them, që ta dinë më mirë të vërtetën.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Mili po pse nuk na ke thënë më parë. Po ti a ishte në momentin e fundit?

Almir Daci: Kjo është e vërteta. Jo nuk kam qenë me të në ato momente. Se isha në një vend tjetër. Si tua thoja? E dija që ishte e rëndë.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Po amanetet që i kishte lënë, kujt ja la o Mili?

Almir Daci: Amanetet i lë çdokush prej nesh, që kur është gjallë. Ai ka thënë të mos e qani, sepse ai është shehid, dmth një prej njerëzve më të mirë xhenet, dhe nuk lejohet të qahet për ta. Mos mbani zi, dhe mos bëni të shtata e as të dyzeta se këto nuk lejohen në islam. Nëse doni ta takoni, duhet të faleni që ta takoni në botën tjetër. Mos fajësoni njeri për vendimin e tij. Ai vendosi vetë të shkonte në Siri dhe të ndihmonte muslimanët. Ndaj bëjani hallall.

Almir Daci: Hej a do vish këtej, nis e ke seriozisht nuk është problem fare. Prit biletën për në Turqi, hajde njëherë në Turqi pastaj flasim se si. Pastaj sikur kishe përmednur xhaminë e Unazës së Re. O vëlla ata kam dëgjuar që bashkëpunojnë me shtetin dhe ka spiuna po fole atje se dua të shkoj në Siri, të fusin brenda që aty. Nuk janë njerëz të mirë, sidomos imami, se ashtu hiqen ata si të devotshëm, por nuk janë të tillë. Prandaj ata nuk kanë lidhje fare. Kjo është e vetmja rrugë që ne kemi ardhur këtu të gjithë. Kemi prerë biletën për në Turqi, pastaj këtej është kollaj fare. Kuptove nuk ka rrugë tjetër, bëj kështu si të thashë, hajd mirupafshim.

Kushëriri i Ervis Alianjit: Ok mirë, flm shumë.gazetaexpress
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Tue 18 Mar 2014 - 16:24
Gjitha jan  keto gjera per ti ushyer Islamofobet..!
Shqiptaret gjithmon kan qen trima..
Alex
Alex
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 48
<b>Postime</b> Postime : 167
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/11/2013
http://www.zeriyt.net/

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Tue 18 Mar 2014 - 17:16
shif e shkruj...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Wed 19 Mar 2014 - 0:43
Dëshmia nga Pogradeci: Imami më dërgoi në Siri djalin me fëmijët, më i vogli 2 muajsh

POGRADEC-Pogradeci është një ndër qytetet me numrin më të madh të të rinjve te cilët kanë shkuar në luftë në Siri. Krahas fshatit Leshnicë, 4 të rinj të tjerë nga fshati Gurras në komunën Starovë dyshohet se ndodhen në shtetin sirian duke luftuar krah rebelëve kundër regjimit të Asad. 34-vjecari, Krenar Shuli është njëri prej tyre i cili është larguar në Siri gati 5 muaj më parë, së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij, mes të cilëve dhe një vajzë 2 muajshe. Familjarët thonë se 34-vjecari u mban sekret vendodhjen duke u thënë se është në Turqi. Sipas tyre babai i 3 fëmijëve ishte besimtar i fesë islame dhe kohët e fundit frekuentonte një xhami në Librazhd ndërsa akuzojnë si përgjegjës për largimin e tij drejt Sirisë, imamin e vetëshpallur të unazës së re, Genc Ballën. "Djali, kohët e fundit ishte shndërruar në një besimtar dhe shkonte shpesh ne Xhaminë e Librazhdit. Këtë ma tregonte mbesa 11-vjecare. I thoshte asaj që feja nuk e lejonte të hajë shumë bukë "e mjaft të tjera si këto. Atë e ka çuar në Siri ai 'ujku ' që ka kapur policia, Genc Balla. Djali thotë që jam në Turqi, por unë nuk e besoj. Ata i paguan ndonjë se ai nuk kishte para të shkonte andej vetë i 5 në shtëpi. Me vete ka marrë edhe bashkëshorten, dhe 3 fëmijët përkatësisht 11, 6 dhe 2 muajshe", tha Dylberi.

75-vjecari i mëshon fort faktit se djali i tij është mashtruar në emër të fesë ndërsa i bën apel shtetit ta ndihmojë dhe të kthejë sa më parë djalin së bashku me bashkëshorten dhe mbesat e tij në Shqipëri. "Këtu ka vetëm një gjë, ai është mashtruar në emër të fesë, për këtë jam i sigurtë. Se Allah kemi të gjithë, por Allahu nuk na thotë të shkojmë në Siri. I bëj apel shtetit të bëjë të pamundurën të më kthejë djalin, nusen dhe mbesat në shtëpi”.

Fshati Gurras nuk është i vetmi në Pogradec, ku të rinjtë janë mashtruar në emër të fesë dhe kanë shkuar në Siri. Pak kohë më parë 3 të rinj mes tyre dhe imami i Leshnicës Almir Daci janë larguar në Siri, ndërsa njëri prej tyre në janar të këtij viti u vra gjatë luftimeve.

Itinerari, Tiranë-Alepo vetëm vajtje. Islamikët shkonin në rrugë tokësore
Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Whebh3
TIRANE-Zbardhet itinerari i rrugëve përmes të cilave kanë udhëtuar shqiptarët që janë dërguar për të luftuar në Siri. Nga hetimet ka rezultuar se kanë qenë dy rrugë që kanë zgjedhur besimtarët myslimanë për t’u larguar nga Shqipëria. Grupi hetimor ka arritur të zbulojë se për të mbërritur në destinacion, të dyshuarit zgjidhnin rrugën ajrore, nga Tirana për në Turqi apo edhe nga Prishtina drejt Turqisë. Por, rruga tjetër që shfrytëzonte grupi i besimtarëve myslimanë ishte edhe ajo tokësore, Tiranë- Pogradec-Maqedoni- Bullgari-Turqi.

REKRUTIMET
Pasi mbërrinin në Turqi, atje i prisnin bashkëpunëtorët e të kërkuarit nga policia, Gert Pashja, i njohur me emrin fetar Ebu Muxhahidi. Ky i fundit dyshohet se është imam në kampin ku rekrutohen shqiptarët që përfundojnë në Siri. Burime të sigurta pranë Prokurorisë për Krime të Rënda sqarojnë se pas stërvitjes, besimtarët dërgoheshin në zonën e Alepos në Siri, ku ndaheshin në dy grupe. Nga hetimet është arritur në konkluzionin se njëri grup drejtohej nga ishimami i xhamisë së Leshnicës së Pogradecit, Almir Daci, i njohur edhe si Ebu Belkisa ose Haliti nga Pogradeci, dhe grupi tjetër në krah të grupit të drejtuar nga një emir turk, ku zëvendëskomandanti i këtij grupi është shqiptari nga Elbasani, i njohur me emrin Zeyd Al Albani. Të njëjtat burime sqarojnë se deri tani është provuar se të gjithë besimtarët myslimanë të dërguar nga Shqipëria për të luftuar në Siri nuk luftojnë në krah të ushtarëve të lirisë, opozitës siriane kundër regjimit të Bashar Al-Asadit. Por, në fakt shqiptarët përfundojnë duke luftuar në krah të grupit militant i lidhur me Al-Kaedën dhe që njihet me emrin “Al-Nusra”. Ky grup drejtohet nga emiri Abu Mohammad al-Jawlani dhe përbëhet nga muxhahedinë islamikë sunitë. Qëllimi i tyre është për të përmbysur qeverinë e Asadit dhe për të krijuar një shtet pan-islamik në bazë të Sheriatit (kodi moral dhe ligji fetar i Islamit) dhe ka për qëllim për të rivendosur Kalifatin. Ky grup, është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, SHBA-ja, Australia dhe Britania si organizatë terroriste.

AKUZAT
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë me dije se tashmë është provuar me video, foto, përgjime dhe veprime të tjera hetimore se tre nga të arrestuarit në Shqipëri dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim, janë personat kryesorë të këtij rrjeti. Sipas hetimeve, grupi rezulton se është ngritur prej vitit 1999 dhe financohet nga fondacione të ndryshme fetare, që dyshohet se janë pjesë e celulave të Al-Kaedës. Imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, Genc Balla, i njohur edhe si Sheh Abdurrahim Balla, dhe imami i vetëshpallur i xhamisë së fshatit Mëzez, Bujar Hysa, i njohur si Ebu Usama, përfshirë këtu edhe teologu Orin Reçi, tashmë të arrestuar, janë personat kryesorë të këtij rrjeti në Shqipëri. Sipas organit të akuzës, këta të dyshuar, me ndihmën e të arrestuarve të tjerë, rekrutonin, stërvitnin, financonin udhëtimin e shqiptarëve deri në Turqi. Ndërkohë që, të gjitha këto veprime janë cilësuar si vepër penale e terrorizmit, akuzë me të cilën do të përballen të dyshuarit, të cilët rrezikojnë dënimin nga 10 deri në 25 vjet heqje lirie.

DOSJA E PROKURORISE
8 TE ARRESTUARIT
• Genci (Abdurrahim) Balla, i vetëshpallur imam i
xhamisë te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti
Mysliman Shqiptar, organizator Bujar Hysa, i
vetëshpallur imam i xhamisë së Mzezit, i paautorizuar
nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, organizator
• Edmond Balla, organizator Zeqir Isuf Imeri,
organizator pjesëmarrës Verdi Morava, financues Fadil
Muslimani (Dervishi), ndihmës Astrit Tola, ndihmës
Orion Reçi.
AKUZAT
• “Rekrutim të personave me qëllim kryerjen e
veprimeve terroriste”;
• “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen
e veprave penale me qëllime terroriste”;
• “Nxitje të urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet
kombësive, racave dhe feve”
NE KERKIM
• Gerti Pashja, organizator
• Shkëlzen Dumani, organizator, financues
• Shyqyri Kaca, organizator, financues, pjesëmarrës
• Almir Daci, i vetëshpallur imam i xhamisë
Leshnicë, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman
Shqiptar, organizator, financues, pjesëmarrës
• Medi Manallari, financues, pjesëmarrës
/BalkanWeb
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Wed 19 Mar 2014 - 0:45
Kallëzohet imami: Më mori gruan dhe djalin, i dërgoi në Siri


Kur kanë kaluar tre ditë nga arrestimi i 8 personave të akuzuar për rekrutim personash me qëllim nxitjen e terrorizmit,pasi dërgonin në konfliktin sirian besimtarë mysliman,vjen edhe kallzimi i parë për një nga imamët e arrestuar.

Ora News raportoi se Zamir Mani nga Shkodra, i cili ka kallzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda imamin e vetshpallur të xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, Genci Balla.

Ai akuzon imamin se i ka dërguan në Siri djalin e tij 4 vjeçar dhe ish-gruan Almira Kastrati. E gjithë historia ka nisur në qytetin e Shkodrës, ku Almira filloi të punonte në organizatë islamike, ku përfitonte një pagë të kënaqshme.

Por indoktrinimi i Almirës bëri që martesa me Zamirin të mos zgjasë shumë. Ajo u largua nga Shkodër dhe u martua me imamin Genci Balla. Zamir Mani mësohet të jetë shprehur se ka dyshime të forta se djali i tij është dërguar në Siri dhe ka kërkuar gjetjen e fëmijës.

Kallëzimi është marrë nga prokurorja, Elizabeta Imeraj, dhe priten detaje të reja edhe nga marrja në pyetje e imamit.
/lajmi fundit
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Wed 19 Mar 2014 - 10:08
Ndegjojeni Ekspertet se cfar thon ne lidhje me kete, problem..se po ta thoja une si Princo.. edi se do te me etiketoni me me emra te ndryshem..
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Wed 19 Mar 2014 - 17:37
Celula terroriste e Tiranës, hetohen gratë e xhihadistëve
Dyshime që në Siri shkuan shumë femra, ndërsa po hetohet edhe për aktivitetin e bashkëshorteve të xhihadistëve. Zbulohet konflikti mes luftëtarëve të Ballkanit. Përgjimi i Hysës kur tregoi si u vra pukjani
Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri XdvfcBiseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Rebele%20kunder%20forcave%20te%20assadit
Nikoleta Kovaçi

E ndërsa informacioni i SHISHit bëhet kryefjalë beteje mes institucioneve, në lidhje me hetimin dhe përgjimet e grupit të celulës së terrorit në vend vijnë informacione të reja. Sipas të dhënave bëhet me dije se SHISH ka mbledhur të dhëna mbi qëllimin e ikjes së xhihadistëve bashkë me gratë dhe fëmijët e tyre në drejtim të vendit të luftës. Edhe pse ende nuk bëhet e ditur se sa është numri i grave që kanë ikur në drejtim të Sirisë, SHISH-i është njohur me informacionet që vijnë nga disa arabe, ku femrat shkojnë me dëshirën e tyre për të qëndruar krah xhihadistëve, pasi pretendohet se ushtarët që luftojnë në mbrojtje të vëllazërisë myslimane janë pa familjet e tyre dhe respektivisht janë edhe pa gratë e tyre. Pas informacioneve të shumta se disa prej shqiptarëve të rënë në Siri, kanë lënë gratë dhe fëmijët në kampet e luftës, mësohet se janë përpiluar të dhëna shtesë në lidhje me aktivitetin e këtyre grave në Siri, pasi tashmë shqetësimi më i madh mbeten fëmijët e mitur, fati i të cilëve vijon të mbetet mister.
Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Bujar%20hysa
Gjithashtu, në kuadër të hetimeve intensive për të zbuluar se si funksiononte celula terroriste e Tiranës, bëhet me dije se SHISH-i po punon mbi të dhëna të ndryshme për persona që mendohet se janë pjesë e stafit të ambasadave arabe në vendin tonë, për të cilët ka dyshime se janë ideatorë si dhe përkrahës të xhihadizmit. Mirëpo, ndërsa SHISH dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda vijojnë të mbushin dosjet në lidhje me aktivitetin e Genci Ballës dhe të gjithë ndjekësve të tij, tashmë janë familjarë të viktimave të cilët trokasin në prokurori për të treguar gjithçka dinë mbi kontaktet e njerëzve të tyre me dy imamët e vetëshpallur, të cilët janë edhe përgjegjësit kryesorë për ngritjen e mekanizmit të xhihadizmit në vendin tonë.

Hetimi i grave të xhihadit

Pas denoncimit të burrit nga Shkodra, i cili i tha prokurorisë se ish-gruaja e tij kishte ikur me Genci Ballën tri vite më parë dhe nga të dhënat e tij besonte se ajo dhe i biri kishin përfunduar në kampet e luftës në Siri, ekspertët e hetimit nisën të verifikojnë të gjithë personat, të cilët janë më shumë se 70, që kanë ikur në drejtim të Turqisë. Kalimi i grave dhe i fëmijëve në drejtim si të Turqisë, ashtu edhe kalimit në drejtim të Sirisë bëhet me një mekanizëm mjaft të lehtë dhe dyshohet se janë të shumta gratë që kanë shkuar në vendin e xhihadit. Alarmi për femrat arabe që shkonin në drejtim të Sirisë fillimisht u dha edhe nga mediet britanike, por që i referoheshin vetëm vendeve të botës arabe, ndërsa shërbimet sekrete ndërkombëtare informuan edhe në lidhje me gra që iknin nga vendet e rajonin të Ballkanit.

Madje në konfliktin e Sirisë, dyshohet se është zbuluar edhe një tjetër konflikt mes ushtarëve ballkanas që luftojnë, ndonëse ende nuk bëhet fjalë për shifra dhe fakte konkrete. Kështu, nga të dhënat e Krimeve të Rënda bëhet me dije se përveç Almira Kastratit, gruas nga Shkodra që u martua me Genci Ballën dhe mori të birin 4-vjeçar dhe u largua në drejtim të Sirisë, janë edhe gruaja e Hamit Muslisë, pukjanit të vrarë vitin e kaluar si dhe gruaja e Hasan Korvafajt, që të dy viktima. Njëkohësisht bëhet me dije se bashkë me këto dy gra janë edhe fëmijët e tyre, ndërkohë që sipas të dhënave që ka mbledhur policia janë edhe gratë e dy prej personave të zhdukur që vijojnë të jenë në vendin e luftës.

Konflikti mes xhihadistëve të Ballkanit

Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare që po merren me statistikat e kampeve rivale të luftës së Sirisë flasin për një rekrutim masiv nëpër vendet e Ballkanit. Janë Bosnja dhe Kosova që kryesojnë me shifra të larta pjesëmarrjeje, ndërsa Shqipëria sipas tyre ka numër relativisht më të vogël, ndonëse kalimi i tyre drejt Sirisë nuk është diçka që ka ndodhur kohëve të fundit. Të dhënat flasin se në të vërtetë në drejtim të Sirisë ka edhe luftëtarë serbë, të cilët janë vendosur përkrah regjimit të Bashar Al Assad.

Madje, sipas të dhënave, saktësohet se rreshtimi i këtyre ushtarëve përkrah regjimit të qeverisë së Assad, ka zemëruar kryesisht xhihadistët e Kosovës, të cilët kanë shkuar të luftojnë pikërisht kundër këtij regjimi pasi në radhët e tyre janë renditur serbët. Janë të shumta predikimet e imamëve të Kosovës që e pranojnë këtë fakt, ndërsa mësohet se ushtarët serbë të cilët shërbejnë në radhët e qeverisë kanë një pagë ditore rreth 2 mijë euro, ndërkohë që shqiptarët dhe luftëtarët e tjerë ballkanas, që janë renditur në grupet kundër Assad, që pretendohet se janë edhe të mbështetur nga Al Qaeda, luftojnë vetëm në emër të Allahut.

Lajmi i vrasjes së pukjanit Hamit Muslija

SHISH ka mbajtur nën përgjim dy imamët e vetëshpallur dhe ka depozituar në prokurori pjesë nga këto përgjime. Faktet flasin për mënyrën se si imamët predikonin dhe lajmëronin besimtarët nëpër xhamitë e tyre për vrasjet e xhihadistëve shqiptarë. Në këto ambiente, sipas të dhënave, kishte edhe fëmijë, të cilët njiheshin me situatën e vrasjeve në vendin e luftës. Kështu mësohet se është përgjuar edhe Bujar Hysa, imami i xhamisë së Mëzezit, që njoftonte ndjekësit edhe për vrasjet, të cilët i quante “shehid”. Sipas përgjimit që gjendet në dosjen kundër imamëve, mësohet se me datën 10 tetor 2013, besimtarëve të tjerë imami iu bën të ditur se kishte rënë në luftë Hamit Muslia, i njohur mes besimtarëve me emrin Ebu Enesi.

Hysa mësohet të ketë thënë: “Nga muxhahidët shqiptarë që janë në Siri, ka rënë shehid vëllai mysliman me emrin fetar Ebu Enesi nga Lapraka dhe është vëllai musliman Hamit Muslija. Inshalla Ebu Enesi, ka rënë shehid, e ne duhet të gëzohemi për këtë gjë, të gëzohemi për të që Allahu ia mundësoi xhehnetin (parajsa) si shehid. Ne duhet të mërzitemi për vetet tona që allahu nuk na e ka mundësuar shehidllikun, e inshalla ia mundëson secilit prej nesh dhe çdo myslimani të devotshëm. Kjo është ajo që duhet të na mërzisë dhe jo vdekja e atij vëllait, se ai ka marrë gradën më të lartë tek allahu, shehid inshalla...”.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Thu 20 Mar 2014 - 21:30
Ja edhe kjo video.. si e shohin ekspertet.. ndegjojeni me vemendje..
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Thu 20 Mar 2014 - 21:48
Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri 1540093706  Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri 1540093706  Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri 1540093706  Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri 1540093706  Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri 1540093706  Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri 1540093706  Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri 1540093706  Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri 1540093706  Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri 1540093706
Alex
Alex
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 48
<b>Postime</b> Postime : 167
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/11/2013
http://www.zeriyt.net/

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Thu 20 Mar 2014 - 23:48
Princo shkruajti:Ja edhe kjo video.. si e shohin ekspertet.. ndegjojeni me vemendje..
i vetshpallur ekspert dhe ky si puna e atyre...
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Fri 21 Mar 2014 - 18:13
Alex shkruajti:
Princo shkruajti:Ja edhe kjo video.. si e shohin ekspertet.. ndegjojeni me vemendje..
i vetshpallur ekspert dhe ky si puna e atyre...
E sheh se si e tregon veten  se sa  i stermbushur je me paragjykime !!
as qe eke hapur  videon  vec ke komemntuar sipas  asja qe eke par foton ne video...heheh o mjerr..
Alex
Alex
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 48
<b>Postime</b> Postime : 167
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/11/2013
http://www.zeriyt.net/

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Sat 22 Mar 2014 - 2:30
mjer ti per trute e gomarit qe te kan hedh
Jerenim
Jerenim
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 201
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : As vet nuk e di!!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/12/2012
http://studentet.info

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Sat 22 Mar 2014 - 10:18
No comente..
reziku po na vjen ne kater anet..
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Sat 22 Mar 2014 - 15:59
Alex shkruajti:mjer ti per trute e gomarit qe te kan hedh
Me ket fjalor qe po perdorni ju keshtu me jepni te drejten edhe mua te mendoj se edhe ju ekeni siduket tru Qeni, ngase  qente kur skan argumente  ju versulen krijesave tjera pra kur kapen ngusht..dhe nuk din de debatojn ..
POR na ekemi nji shprehje qe edhe ju ekeni te njohur .. "Qente le te lehin Karavani po ec pa asnji problem"
Alex
Alex
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 48
<b>Postime</b> Postime : 167
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/11/2013
http://www.zeriyt.net/

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Sun 23 Mar 2014 - 2:14
dreq, e paske bo copy paste pergjigjen dhe ketu haha
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Mon 24 Mar 2014 - 12:36
Duhet të falenderojmë Zotin që në Shqipëri nuk ka terror me motive fetare, dhe kjo është e vetmja gjë e cila të ngushëllon në të gjithë këtë fushatë antiislamike. Të paktën naiviteti apo indiferenca e qytetarit shqiptar, bën që ai t’i pranojë lajmet për terrorizëm, pa kërkuar fakte, që në këtë rast do të ishin aktet e terrorit me viktimat përkatëse. Qytetari mjaftohet duke lexuar në gazetë se islamikët i shpëtuan edhe kësaj here policisë, se ata u arratisën nga baza para se të vinte policia, se ata kërcënuan me telefon, se në fakt ata nuk kanë vepruar, por kjo nnk do të thotë se ata nuk do të veprojnë. Fakti i pamohueshëm se i vetmi akt terrorizmi, i pa marrë përsipër nga askush, është një eksplozion i lehtë në një kishë të qytetit të Shkodrës, tregon se forcat që prodhojnë terror, janë të paktën humane. Kërkojnë thjeshtë të legalizojnë e të familjarizojnë në Shqipëri termat “fondamentalizëm” apo “terrorizëm islamik”, pa bërë masakra e shkatërrime. Për këtë meritojnë një falenderim të sinqertë.
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Mon 24 Mar 2014 - 13:01
Message reputation : 100% (1 vote)
Deri dje kemi qen krenar per shqiptaret qe kan luft deri ne .............Spanj,e tash qka eshte ky ndryshim.




Paramendo ne ne qeveri kemi njerz qe kan luftu ne Kroaci edhe marrin penxion te kroacic,shtrohet pyetja pse kta ndihen krenar,ndersa Muslimanet jo.
Qfar MUNAFIKA MORE
Alex
Alex
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 48
<b>Postime</b> Postime : 167
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/11/2013
http://www.zeriyt.net/

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Fri 28 Mar 2014 - 23:22
Princo shkruajti: islamikët i shpëtuan edhe kësaj here policisë, se ata u arratisën nga baza para se të vinte policia, se ata kërcënuan me telefon, se në fakt ata nuk kanë vepruar, por kjo nnk do të thotë se ata nuk do të veprojnë.
një eksplozion i lehtë në një kishë të qytetit të Shkodrës, tregon se forcat që prodhojnë terror, janë të paktën humane..
dole nga guacka, po kercenon me akte terroriste mor djale?
Sponsored content

Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri Empty Re: Biseda e imamit të vetëshpallur me kushëririn: Ja rruga për të shkuar në Siri

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi