Përçahen muslimanët e Cërrikut, konfrontime fizike për emërimin e imamit të ri
Sat 28 Jul 2012 - 20:51
Emërimi i përfaqësuesit të një partie politike si imam në xhaminë e Cërrikut e ka përcarë komunitetin musliman të këtij qyteti. Këtë post e mbante Kreshnik i cili u zëvendësua nga Eduart Sulaj, që nga gjysma e besimtarëve myslimanë të këtij qyteti thirret me emrin e ndryshuar “Harun”. Ai është përfaqësues i PDIU-së dhe kjo gjë i ka indinjuar besimtarët. “Politika ka ‘pushtuar’ xhaminë e Cërrikut. Emërimi i një partiaku nuk lejohet as me Kushtetutë. Shteti të premten ka emëruar përfaqësuesit e tij politikë në xhaminë tonë, ende pa mbaruar muaji i Madhëru-eshëm i Ramazanit”, shprehen ata të revoltuar.
Madje situata ka dalë jashtë kontrollit duke pasur edhe konfrontime fizike mes palëve, kështu që është dashur edhe ndërhyrja e policisë. Blutë nuk kanë ndërhyre brenda territorit të xhamisë, por kanë qëndruar thjesht si vëzhgues jashtë territorit të këtij objekti kulti. Vetë Myftinia e Elbasanit pretendon se vendimin për shkarkimin e imamit Kreshnik Çili dhe emërimin e imamit të ri, Eduard Sulaj e ka marrë Komuniteti Mysliman Shqiptar. Ndërsa, besimtarët myslimanë cërrikas kërkojnë që t’a propozojnë vetë imamin e tyre, dhe se ai kurrsesi të mos jetë nga radhët e politikës.
Nga ana tjetër Kreshnik Çili dje deklaroi se vendimi për shkarkimin e tij është pabesi. “Vendimi është i padrejtë, ndaj do ta kontestoj dhe do të kërkoj shpjegime të hollësishme nga Komuniteti Mysliman Shqiptar”, u shpreh ai./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi