- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Gruaja që nuk dëgjonte..Tregim domethanes.
Tue 18 Mar 2014 - 17:12
Njëherë një burrë ishte i brengosur për gruan e tij e cila nuk dëgjonte mirë, se ndoshta ndonjë ditë do t’a humbiste të dëgjuarit komplet. Mendoi të shkonte tek specialisti i veshëve, por së pari u kujtua të konsultohet me doktorin familjar, ta merrte mendimin e tij, e pastaj ta dërgonte gruan tek mjeku specialist. Pasi e takoi doktorin familjar dhe i'a shpjegoi problemin, doktori i bëri të ditur se ka një metodë tradicionale për të testuar nivelin e të dëgjuarit të tjetrit. Metoda është që burri të qëndroj në largësi prej 40 hapave nga bashkëshortja e tij, t’i flas asaj me një zë mesatar nëse përgjigjet, e nëse jo, atëherë të afrohet në largësi prej 30 hapash dhe ta përsëris të njëjtën gjë, e nëse përsëri nuk dëgjon t’i ofrohet në 20, e pastaj në 10 hapa, e pastaj më afër deri sa t’a dëgjoj.
Në mbrëmje u kthye në shtëpi, e gjeti gruan e tij duke bërë ushqim, tha me vetvete: Tash është mundësia t’a praktikoj këshillën e doktorit. Filloj t’a thërriste: Grua moj, çfarë ke gatuar? .... ajo nuk u përgjigj, u afrua në 30 hapa afër kuzhinës, e përsëriti pyetjen e njëjtë, por sërish nuk mori përgjigje, pastaj u afrua në 20 hapa, e përsëriti të njëjtën pyetje, por nuk mori përgjigje, pastaj në 10 hapa por pa sukses. Vendosi të hyj brenda në kuzhinë pas saj dhe e përsëriti të njëjtën pyetje, e ajo iu përgjigj: O burri im, për herën e pestë po të them: Pulë të pjekur.
Mësimi nga tregimi:
Nganjëherë problemi nuk është tek të tjerët, por tek ne. Mos t’i akuzojmë të tjerët, para se të shohim problemin nga vetja jonë!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi