Presidenti i Kolumbisë urinon para elektoratit
Wed 19 Mar 2014 - 18:16
Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, ka lagur pantallonat gjatë një fjalimi elektoral, dhe videoja e kësaj ngjarjeje është shpërndarë me shpejtësi në internet.Presidenti 62-vjeçar po fliste para mbështetësve të tij në qytetin bregdetar të Barrankijës, kur pa e kuptuar filloi të lagej në pantallona. Santos, i cili i është nënshtruar një operacioni për heqjen e një tumori në prostatë në vitin 2012, megjithatë ai nuk e ndaloi fjalimin e tij as pas këtij incidenti te sikletshëm.Juan Manuel Santos është zgjedhur president i vendit amerikano-latin në vitin 2010 dhe shpreson të qëndrojë në postin e tij edhe pas zgjedhjeve të 25 majit.
/Shekulli Online/ E.L./
/Shekulli Online/ E.L./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi