Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Diplomati rus “godet” Kosovën: Shkatërrimi i shteteve të tjera erdhi nga ju! Empty Diplomati rus “godet” Kosovën: Shkatërrimi i shteteve të tjera erdhi nga ju!

Sat 22 Mar 2014 - 0:50
Message reputation : 100% (1 vote)
“Askush nuk është i vetëdijshëm dhe nuk e ka kuptuar se Rusia i ka kufijtë deri ku mund të durojë”
Diplomati rus “godet” Kosovën: Shkatërrimi i shteteve të tjera erdhi nga ju! Shugurov
Shefi i Zyrës së Federatës Ruse në Prishtinë, Andrei Shugorov ka deklaruar se Rusia i ka kufijtë deri ku ajo mund të durojë, dhe se Perëndimorët i shkelën kufijtë e saj, ndaj dhe Rusia nuk ua fal këtë gjë.

“Askush nuk është i vetëdijshëm dhe nuk e ka kuptuar se Rusia i ka kufijtë deri ku mund të durojë. Kolegët perëndimorë i shkelën ata kufij”, -tha ai duke shtuar se “Rusia këtë nuk ua fal”!

Sipas Shugurovit, Rusia punoi 25 vjet me Perëndimin që të ketë raporte partneriteti, po kjo shkoi kot dhe Rusia nuk është gati më për kompromise në dëm të “vëllezërve sllavë”, -raporton “Blic”.

Shugorov ka hedhur akuza të rënda edhe për Kosovën, duke deklaruar se shkatërrimi i sovranitetit të shteteve të tjera filloi në Kosovë dhe Serbi, dhe se Rusia nuk do ta harrojë atë që ndodhi atëherë.

Duke folur në veri të Mitrovicës, përgjatë promovimit të një libri, Shugurov i vuri fajin Kosovës edhe për ngjarjet në Irak, Iran, Libi, Siri, Afganistan, Egjipt dhe Ukrainë.

“Shpresoj që nuk ju bie ndërmend lufta. Qëndrimi i Rusisë është parimor: Nuk do të ndërrojmë qëndrimin tonë ndaj Kosovës”, -deklaroi më tej Shugurov.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi