Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default ‘Foshnja mrekulli' lind gjatë aksidentit

prej Sat 22 Mar 2014 - 12:51
Gjatë një aksidenti në Kinë një foshnjë ka lindur gjatë aksidentit dhe ka shpëtuar, ndërsa prindërit e saj kanë vdekur
‘Foshnja mrekulli' lind gjatë aksidentit  N-euml-aksident-trafiku-lind-foshnja-i-vdesin-prind-euml-rit-video_hd
Mënyra se si ka ardhur në jetë një foshnje, e cila tash është jetime, ka shokuar Kinën dhe ka pushtuar faqet e para të gazetave më të mëdha. Foshnja ka mbijetuar mrekullisht, pasi u lind në një aksident me motoçikletë, gjatë të cilit vdiqën nëna dhe babai i tij. Prindërit e tij ishin duke shkuar për në spital, kur u goditën nga një kamion.

Sipas dëshmitarëve okularë, foshnja kishte dalë nga barku i së ëmës, kur ajo ishte duke u rrëzuar nga motoçikleta.

Xiao Zhao tani quhet 'foshnjë mrekulli' pasi ka ardhur në këtë jetë në mënyrë traumatike.

Oficerët e policisë në vendin e ngjarjes në Xiamen të Kinës, njoftuan se një foshnje 4.2 kilogramë u gjet e shtrirë tri metra larg nga trupi i nënës së tij.

"Ajo që kemi kuptuar nga familja e saj është se gruaja, 40-vjeçare, kishte shkuar në punë në ora 08:30 dhe gjatë punës e kishin zënë krizat e lindjes. Burri i saj, 42-vjeçar, vendosi ta marrë atë me motoçikletë për ta çuar në spital ", shpjegoi zëdhënësi i spitalit Chan Chien.

Disa dëshmitarë okularë kanë treguar se foshnja doli nga barku i së ëmës në momentin e përplasjes me kamionin, ndërsa të tjerët raportuan se gruaja kishte lindur para se të vdesë nga plagët e marra nga aksidenti.

Foshnja do të kthehet tek anëtarët e familjes së tij, pasi të shërohet nga plagët e marra nga ky incident trishtues.

Policia konfirmoi se ka arrestuar shoferin 45-vjeçar të kamionit, i cili aksidentoi për vdekje çiftin e bashkëshortëve.

/Shekulli Online/ E.L./


‘Foshnja mrekulli' lind gjatë aksidentit  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi