- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Motra e Çekut, vajza e Bukoshit, vëllai i Leonores ... me transfere diplomatike
Fri 28 Mar 2014 - 19:36
- 2014-03-28 19:31:45
Zëvendësime e transferime janë bërë nëpër misionet diplomatike të Kosovës, në kohën kur Kosovës po i afrohen zgjedhjet e përgjithshme.
Kështu, më 21 mars, ministri i Punëve të Jashtme ka nënshkruar disa vendime, të cilat i ka siguruar KTV-ja.
Nga Ambasada e Shqipërisë ka lëvizur sekretarin e parë dhe sekretaren e dytë, kurse nga Berna në Prishtinë ka propozuar ta kthejë ambasadorin Naim Malaj. Enver Hoxhaj, me propozim të drejtorit të Përgjithshëm, ka transferuar Adnan Jakupin nga Tirana në Budapest, kurse Ifete Çekun në Podgoricë. I pari është vëllai i këngëtares nga Drenica, Leonora Jakupi dhe e dyta motra e ministrit Agim Çeku. Pak kohë pasi Agim Çeku kishte kaluar në PDK, motra e tij, Ifetja, ishte dërguar si sekretare e dytë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.
“Vetëm ka ardhur te dera e Ambasadës dhe më ka thënë se unë jam emëruar sekretar”, e kishte përshkruar atë kohë ambasadori Selimi shkuarjen në Tiranë të Adnan Jakupit, pa asnjë ditë përvojë në diplomaci.
Jakupi dhe Çeku do të nisin punën më 1 prill.
Por, që nga muaji maj, Ambasada e Kosovës në Shqipëri funksionon pa ambasador. Që atëherë, Ministria e Punëve të Jashtme ka vazhduar ta paguajë afër 4 mijë euro në muaj ambasadorin Sylejman Selimi, i cili gjendet në paraburgim, nën akuza për krime lufte. Enver Hoxhaj kishte thënë se Selimi do ta marrë këtë pagë derisa të mos ketë një vendim të prerë të Gjykatës, duke hedhur poshtë çdo mundësi që ai të largohet apo zëvendësohet.
Ministria e Jashtme pa punë nuk e ka lënë as Naim Malajn, ambasadorin në Zvicër. Por, Malaj, që jeton në Zvicër që nga vitet e 90-ta, është propozuar të kthehet në Prishtinë, për të punuar në MPJ, pavarësisht se nuk i është caktuar asnjë post.
“Përcaktimi i pozitës së tij në kuadër të Ministrisë bëhet me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm”, thuhet në vendimin e Hoxhajt.
Sekretare e parë në Berlin është caktuar edhe vajza e Bujar Bukoshit, Shota, e cila me profesion është dramaturge.
Kohavisioni i ka kërkuar sqarime rreth këtyre vendimeve Zyrës për Informim të MPJ-së, por nuk ka marrë përgjigje.
Artan Behrami ka kërkuar që t’i dërgohen pyetjet me e-mail, në të cilat nuk është përgjigjur, e pasdite e ka fikur edhe telefonin e tij.
Në raportin e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, i cili do të publikohet në muajt në vazhdim, janë gjetur shkelje në punësim dhe gradim në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

- Motra gëzohet kur vëllai i saj bie në dashuri, ndërsa vëllai nuk pranon që motra të dashurohet,pse?
- E pabesueshme dhe prekëse! Vëllai bëhet urë, për të kaluar motra e tij…! (video)
- Motra vret veten, i vëllai vdes duke e ndjekur për në spital
- Akademia Diplomatike e Kosovës bëhet me seli në Prizren
- Kosova me akademi diplomatike
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi