Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Protestë për vrasjen e Ilia Karelit Empty Protestë për vrasjen e Ilia Karelit

Fri 11 Apr 2014 - 23:52
Protestë për vrasjen e Ilia Karelit 10257149_763836296974870_6661120434670321881_n
Nesër pritet të organizohet një protestë për vrasjen e të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli. Kjo protestë e cila nuk ka organizator është parashikuar të mbahet nesër pasdite.

Lajmërohet se fillimisht protestuesit do të grumbullohen para Piramidës dhe më pas do të drejtohen drejt ambasadës greke.

“Në datë 12/04/2014 në orën 16:30 do organizohet proteste kundër shtetit grek për vrasjen e Kudret Kumes (Ilia Karelit) në mënyrë makabre. Grumbullimi do bëhet tek Piramida me destinacion ambasadën greke. Duhet të jemi të shumtë në numër për t’i treguar botës se ne jemi të gjallë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.shekulli.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Protestë për vrasjen e Ilia Karelit Empty Re: Protestë për vrasjen e Ilia Karelit

Sat 12 Apr 2014 - 15:05
Peticion dhe protestë për vrasjen e Karelit
Protestë për vrasjen e Ilia Karelit Karexfdnlig%202
Vrasja makabre dhe torturat çnjerëzore me të cilat iu desh të mbyllte sytë 42-vjeçari shqiptar, i burgosur në burgun e Nigritas (Greqi), kanë nxitur “revoltë” qytetare jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

“UK Albanias Network”, një grup shqiptarësh në Angli kanë nisur një peticion online, përmes së cilit kërkojnë që vrasja e Karelit të dënohet sipas ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut, citon shqiptarja.com.

Peticioni, në argumentimin e mbajtjes së tij, i drejtohet një sërë institucionesh të larta, si Avokatit të Popullit shqiptar dhe grek, ministrisë greke të Drejtësisë dhe Këshillit të Evropës dhe shoqatave për parandalimin e torturave.

Përmes peticionit kërkohet një hetim i drejtë dhe transparent për vdekjen e Ilia Karelit, nga torturat e gardianëve apo autoritet e burgut prej neglizhencës ose qëllimisht, dhe dënim maksimal me të gjithë forcën e ligjit.

Protestë para Ambasadës Greke

Ndërkaq në Tiranë në orën 16:30 para ambasadës greke në Tiranë qytetarët do të zhvillojnë një protestë paqësore kundër torturave ndaj Karelit. Reagimi qytetar u bë edhe më i madh kur media greke “Kathimerini”, publikoi pamjet e kamerave të sigurisë të burgut, që tregonin pjesë nga e vërteta e torturave që iu bënë Ilia Karelit në burgun e Nigiritas.

/Shekulli Online/S.H./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi