Babai i dhunonte, nëna i braktisi, vëllezërit e mitur mes katër rrugëve
Sun 4 May 2014 - 22:41
Janë vëllezër dhe pas braktisjes së prindërve jetojnë të vetmuar në këtë kontenier. Fati është treguar mizor me Xhelal Nezirin 14 vjeç dhe vëllanë e tij Bekimin 12 vjeç ,pasi që në fëmijëri lojërat e moshës dhe përkujdesja u zëvendësuan nga dhuna e babait.
Kjo bëri që nëna e tyre 6 vite më parë të braktiste bashkëshortin dhe së bashku me dy djemtë të transferohej nga Puka drejt Elbasanit, me shpresën për t’ju ofruar një jetë më të mirë dy fëmijëve.
Por situata për dy vëllezërit nuk ndryshoi, dhuna e babait u zëvendësua nga e nënës, e cila më pas i braktisi në mëshirë të fatit.
Me sytë e mbushur me lot dhe të frikësuar ata tregojnë sesi po mbijetojnë në kontenier të vetmuar , mes të ftohtit e mungesës së ushqimit, bën me dije "Ora News". Rreziku që i kanoset këtyre fëmijëve përveç skamjes dhe mjerimit është se në çdo moment ata mund të bien pre e trafikimit.
/Shekulli Online/ E.L./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi