Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kandidatja e parë myslimane me shami në Parlamentin Evropian Empty Kandidatja e parë myslimane me shami në Parlamentin Evropian

Fri 16 May 2014 - 19:54
Kandidatja e parë myslimane me shami në Parlamentin Evropian Thumbnail.php?file=1505003142YE0aG_261421701

E nominuar nga Partia e Gjelbër e Greqisë,  Anna Stamou është kandidatja e parë e mbuluar me shami në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që do të mbahen më 25 maj 2014. Nëse zgjidhet, ajo do të jetë anëtarja e parë myslimane e mbuluar me shami në Parlamentin Evropian, duke qenë e diplomuar për menaxhimet dhe biznes, edhe mësuese, trajnere e jogës, jeta e saj si një politikane ka filluar pasi e pranoi fenë Islame në moshën 30 vjeçare. Anna Stamou thotë se ajo ka lindur në një  familje krishtere-ortodokse,  por në Islam gjeti përgjigjet e pyetjeve të saj, pasi kishte hulumtuar, studiuar për vite të gjitha fetë. Që nga dita që e përqafoi fenë Islame,  ajo jeton një jetë sipas udhëzimeve islame, gjithashtu, ajo është përgjegjëse për marrëdhëniet publike në Shoqatën Muslimane të Greqisë dhe është gruaja e kryetarit të Shoqatës Muslimane të Greqisë. Kandidatët grekë do të garojnë për 21 vende në Parlamentin Evropian gjatë Zgjedhjeve Europiane  që do të mbahen më 25 maj 2014, të cilat përkojnë me zgjedhjet lokale në Greqi. Numri i vendeve të ndara për Greqinë ka rënë  nga 22 në 21 vende, si rezultat i  ricaktimit të vendeve në Parlamentin Evropian në vitin 2013.

Unë do të ushtrojë të gjitha përpjekjet e mia për të siguruar që myslimanët nuk e konsiderojnë veten e tyre si pakicë në Greqi, tha ajo.Nëse unë zgjedhem në Parlamentin Evropian, unë do të luftoi për të drejtat e barabarta për muslimanët dhe parandalimin e diskriminimit ndaj muslimanëve. Për më tepër, ajo shpalosi planin e saj për të punuar në drejtim të njohjes së myslimanëve grekë si qytetarë dhe përmbushjen e përgjegjësive të vendit në drejtim të tyre. Të ndërtohet një xhami në Athinë, i vetmi kryeqytet evropian pa një xhami, është, gjithashtu, një përparësi kryesore. Mesazhi im për muslimanët grekë është që të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e votimit për Parlamentin Evropian dhe të gëzojnë të drejtat e tyre për të zgjedhë dhe të zgjidhen pa pasur frikë që  zëri i tyre të bie në vesh të shurdhër, shtoi ajo.

Muslimanët përbëjnë rreth 1.3 për qind prej 10.7 milion banorëve të Greqisë.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Kandidatja e parë myslimane me shami në Parlamentin Evropian Empty Re: Kandidatja e parë myslimane me shami në Parlamentin Evropian

Fri 16 May 2014 - 22:26
e lus Zotin te ju munson me mshiren e madhe te tina te ket dhe shum femra muslimane ne parlamenti e Eurpes po dhe ne Amerik po ne te ardhmen dhe ne ter globin
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi