- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
PD: Qeveria s’mban premtimin për rrugën Lin-Pogradec, vështirësohet jeta e qytetarëve
Sat 5 Jul 2014 - 17:59
POGRADEC - Koordinatori për Ndihmë Ligjore dhe Denoncimet në PD, pa sot nga afër dhe bisedoi me banorë të zonës dhe qytetarë që përdorin rrugën Lin-Pogradec. Duke shprehur shqetësimin për vuajtjet dhe dëmet që shkakton kjo rrugë, koordinatori Salianji denoncoi atë që e cilësoi si premtim të pambajtur të qeverisë dhe pasojat që kjo po sjell në këtë segment të rëndësishëm për gjithë juglindjen në veçanti në këtë moment të sezonit turistik.
"Faleminderit që erdhët sepse e kuptoj se çfarë torture është të kalosh në këtë rrugë sidomos në ditë pushimi. Gjashtë muaj më parë Kryeministri ka qenë në këtë vend për t’u premtuar qytetarëve shqiptarë dhe banorëve të zonës se rruga Lin-Pogradec do të përfundonte në një kohë shumë të shkurtër sepse sipas tij problemet me financimin ishin të zgjidhura. Sot pas gjashtë muajsh, rruga jo vetëm që nuk ka përfunduar por rruga ka degraduar edhe më keq.
Siç thuhet në këto anë “hidhet një lopatë sot, një lopatë nesër” për të thënë që këtu po punohet, ndërkohë të gjithë qytetarët, të gjithë bizneset, të gjithë turistët janë të detyruar për të kaluar në këtë rrugë për të parë perlat turistike të Pogradecit dhe Korçës, apo edhe qytetarët që duan të kalojnë në pikat kufitare të Tushemishtit dhe Kapshticës.
Ata e shohin çfarë heqin çdo ditë në këtë rrugë e cila me çfarë duket nuk ka për të përfunduar. Edhe në këtë rast, qeveria ka treguar se është një qeveri e premtimeve të pambajtura, është një qeveri e propagandës dhe jo e punës, është një qeveri që nuk po mbyll dot projektet e lëna përgjysmë nga qeveria e mëparshme", -u shpreh Salianji.
(BalkanWeb)

Re: PD: Qeveria s’mban premtimin për rrugën Lin-Pogradec, vështirësohet jeta e qytetarëve
Sat 5 Jul 2014 - 18:01
Duhet te hynte Partia Socialiste ne qeveri, qe Partia Demokratike te kujtonte premtimet?!
Cfare m*tin beri Partia Demokratike deri me sot, i dha shembullin Partise Socialiste?!

- Plaka fenomen: Ndoshta vështirësohet të ecë, por jo të rrahë me bastun (video)
- Berisha u kthen përgjigje pesionistëve: Unë e mbaj premtimin, rrogat dhe pensionet do rriten
- Qytetarëve u apelohet që të paguajnë sigurimet shëndetësore
- Stöhlker u kërkon falje qytetarëve të Kosovës
- Greqi, 74% e qytetarëve e duan Papandreun në burg
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi