Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

ISIS, manual seksi për skllavet Empty ISIS, manual seksi për skllavet

Sun 14 Dec 2014 - 1:30
ISIS mban rreth 5 mijë gra dhe fëmijë të sektit Jazidi
ISIS, manual seksi për skllavet Guida

Ushtria terroriste e Shtetit Islamik ka hartuar një guidë eksplicite seksi për të udhëzuar luftëtarët për të ashtuquajtura rregulla islamike për marrëdhëniet seksuale me femrat skllave.

“Supozohet se ai është publikuar në përgjigje të zhurmës së shkaktuar nga shumë reporterë këtë verë se ISIS-i kishte marrë vajza Jazidi dhe gra si skllave seksuale”, thotë Instituti i Kërkimeve të Medies në Lindjen e Mesme (MEMRI), që ka në duar një kopje të materialit.

Besohet se ISIS mban rreth 5 mijë gra dhe fëmijë të sektit Jazidi, të cilët janë rrëmbyer në fillim të gushtit dhe janë mbajtur në kryeqytetin terrorist të Raqës në Siri.

Dokumenti, i krijuar nga “Departamenti për Të Burgosurit dhe Çështjet e Femrave” brenda ISIS-it shpjegon se cilat gra mund të mbahen si skllave, kur ato mund të dhunohen dhe kur mund të përdhunohen, përveç rregullave të tjera për pronarët e tyre.

“I shkruar në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve, ai qartëson pozicionin e ligjit islamik (sipas interpretimit të ISIS-it) mbi çështje të ndryshme dhe pohon se, veç të tjerash, është e lejueshme pasja e marrëdhënieve seksuale me skllave jomyslimane, ku futen edhe vajzat e reja, po ashtu lejohet edhe dhunimi dhe tregtimi i tyre”, shton MEMRI.

Po ashtu, thuhet se islami e lejon një skllavopronar që të shesë pengjet e tij, por nuk mund të ndajë një nënë nga e bija, derisa kjo e fundit të bëhet mazhorene. “Lejohet blerja, shitja ose të dhuruarit e një femre peng ose skllave, pasi ato janë vetëm një pronë”, thuhet më tej.

Manuali përfshin detaje edhe për shpërndarjen e skllaveve, pas vdekjes së një terroristi. “Ato mund të shpërndahen si pjesë e pronës së tij, si çdo pronë tjetër e tij”.
ISIS, manual seksi për skllavet 09-isis-sex-slave
Për militantët konsiderohet e ligjshme që një skllave të përdhunohet dhe madje edhe të lihet shtatzënë, menjëherë sapo i ka rënë në dorë, edhe në qoftë se është e mitur. Një skllave seksi e moshës 40-50 vjeç mund të blihet deri në 35 euro, ndërsa vajzat e vogla që janë më pak se 9 vjeç blihen deri në 130 euro.

Gazeta “Telegraph” në Londër raportoi se departamenti drejtohet nga një terrorist i njohru si Abu Suja. Ai zbaton vendime të marra nga Këshilli Shura, një trup këshillues fetar, që supozohet të studiojë Kuranin dhe të interepretojë ligjin Sharia. Anëtarët e tij caktohen nga lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

/Mad World /Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi