Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Protesta në botë: “Ju jeni Charlie, unë e dua Muhamedin” Empty Protesta në botë: “Ju jeni Charlie, unë e dua Muhamedin”

Thu 15 Jan 2015 - 23:44
Protesta në botë: “Ju jeni Charlie, unë e dua Muhamedin” Prot2
Nga Turqia në Filipine, myslimanët kanë organizuar protesta në shenjë zemërimi kundër revistës satirike “Charlie Hebdo”, e cila në kopertinën e numrit të saj të fundit publikoi një karikaturë të Profetit Muhamed.

Revista shiti brenda pak minutave tre milionë kopje në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe njoftoi se po botonte 5 milionë të tjera për shkak të numrit të lartë të kërkesave.
Protesta në botë: “Ju jeni Charlie, unë e dua Muhamedin” WZNsOEj
Në kopertinën e saj ishte vendosur karikatura e Profetit Muhamed me një çallme në kokë dhe me një pankartë në dorë ku shkruhej “Je suis Charlie”.
Protesta në botë: “Ju jeni Charlie, unë e dua Muhamedin” P89iBOM
Por, për myslimanët në të gjithë botën kjo përbën një fyerje, kjo sepse besimi i tyre e ndalon rreptësisht pikturimin e imazheve të Profetit.
Protesta në botë: “Ju jeni Charlie, unë e dua Muhamedin” 8hjBJrH
Në Filipine me mijëra njerëz kanë protestuar në qytete të ndryshme sa për karikaturën e Profetit Muhamed aq edhe për standardet e dyfishta të Perëndimit.
Protesta në botë: “Ju jeni Charlie, unë e dua Muhamedin” ZoV5QQ1
Protestuesit në Marawi kanë djegur në shenjë simbolike disa kopje të revistës “Charlie Hebdo”, ndërsa me zë të lartë fajësonin Perëndimin për vdekjen e shumë myslimanëve në botë.
Protesta në botë: “Ju jeni Charlie, unë e dua Muhamedin” VLznEuE
Në një poster që mbahej në dorë nga protestuesit shkruhej: “Ju jeni Charlie, unë e dua Muhamedin”. Një tjetër shkruante se nuk do të ketë falje nga bota islame për masakrën e Parisit.

Protestuesit kanë djegur edhe një portet gjigant të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu dhe flamurin izraelit.
Protesta në botë: “Ju jeni Charlie, unë e dua Muhamedin” LhIQfxJ
Protesta ka pasur edhe në vendet të tjera myslimane. Në Turqi mijëra persona u mblodhën në sheshin qendror të Stambollit duke protestuar kundër “Charlie Hebdo”. Ata dëgjogën edhe një kopje të një të përditshmeje turke që publikoi në katër faqe karikaturat e revistës satirike franceze.
Protesta në botë: “Ju jeni Charlie, unë e dua Muhamedin” OGj0rIp

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi