Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Babai i fëmijës: I kam dhënë leje, ka rrahur dhe fëmijën tjetër Empty Babai i fëmijës: I kam dhënë leje, ka rrahur dhe fëmijën tjetër

Sun 25 Jan 2015 - 0:45
 Babai i fëmijës: I kam dhënë leje, ka rrahur dhe fëmijën tjetër Mesuesja
Lulzim Cubi, babai i të miturit që është bërë protagonist i një prej videove më të klikuara të ditëve të fundit në Shqipëri, ka shfajësuar mësuesen e cila është filmuar duke i rrahur të birin.

Pas deponimit në polici, përmes një lidhje telefonike për “A1 Report”, Lulzim Cubi ka deklaruar se i ka dhënë vetë leje mësueses për ta qëlluar të birin, nëse kryen ndonjë gabim.

“Unë i kam dhënë leje mësueses. Nuk është fëmija i parë por është fëmija i dytë. I kam thënë se e qëllove ndonjëherë nuk ka problem. Jam plotësisht dakord me ato pamje. Meqenëse ia kam dhënë të drejtën unë s’kam kundërshtime”, shprehet Cubi.

Deponimi në polici, Babai dhe mësuesja: Fëmija problematik
“A1 Report” ka mundur të zbardhë deponimet bëra në komisariatin e policisë së Malësisë së Madhe për videon e publikuar ku mësuesja e matematikës në shkollën “Prek Gjoni” në Bajzë të Malësisë së Madhe, Suela Piranaj qëllon nxënësin e saj.

Gjatë deponimit në polici, Suela Piranaj ka deklaruar se Nxënësi ishte problematik dhe se çara se ta godiste i kishte tërhequr disa herë vëmendjen.

Ndërkohë që babai i fëmijës, Lulzim Cubi ka deklaruar në polici të njëjtën gjë që shprehu për “A1 Report” se i kishte dhënë leje vetë mësuese që ta qëllonte djalin pasi ishte i lëvizshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi