Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Durrës: E dhimbshme! Nuk i dhanë leje nga burgu që të varroste gruan dhe fëmijën që s’e kishte parë  Empty Durrës: E dhimbshme! Nuk i dhanë leje nga burgu që të varroste gruan dhe fëmijën që s’e kishte parë

Sat 8 Sep 2012 - 15:07
Durrës: E dhimbshme! Nuk i dhanë leje nga burgu që të varroste gruan dhe fëmijën që s’e kishte parë  Burg-300x187Një histori e dhimbshme fshihet pas aksidentit vdekjeprurës të pak ditëve më parë, ku ndërroi jetë 28-vjeçarja Violeta Metani, bashkë me vogëlushin e saj 4 muajsh.

Një reportazh të plotë për familjen Metani ka sjellë “Shqiptarja.com”, ku realiteti dhe varfëria ekstreme të tronditin.

Violeta u aksidentua për vdekje në vendin e quajtur Mbikalimi i Golemit. Bashkë me të vdiq dhe i biri, ndërsa tre fëmijë të tjerë, 2, 3 dhe 7 vjeçarë e prisnin nënën dhe vëllanë në shtëpi. Tashmë ata kanë mbetur jetimë, me nënë të vdekur dhe baba në burg.

Këta vogëlushë nuk dëgjuan asnjë fjalë ngushëlluese nga i ati i tyre, i cili nuk u lejua të merrte pjesë në funeralin e bashkëshortes dhe fëmijës së tij.

Sipas “Shqiptarja.com”, prokurori i Kavajës, Dritan Nushi, nuk e lejoi këtë të burgosur të merrte pjesë në ceremoninë funebre.

Sulejman Metani nuk e kishte parë kurrë foshnjën e tij 4 muajsh. Ai ndodhej në burg kur lindi bashkëshortja e tij, Violeta. Por ai nuk mundi t’i thoshte as lamtumirë fëmijës së tij dhe bashkëshortes, që u larguan padrejtësisht nga kjo jetë, në moshë kaq të re.

Violeta mblidhte dhe shiste hekurishte për të siguruar bukën e katër fëmijëve të saj. Ata jetonin në një shtëpi ku varfëria ishte ulur këmbëkryq.

Më 6 shtator, kjo nënë e vuajtur ishte nisur drejt burgut për të takuar bashkëshortin. Në duar mbante Sajmirin 4 muajsh. Por makina që i aksidentoi, ua preu jetën në mes. Për at e bir ishte e destinuar që të mos takoheshin kurrë.

Sulejman Metani vuan dënimin 3,5 vjeçar në burg, pas një sherri që kishte mes vëllezërve të tij. Ai ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, Albertit kur ka qenë në gjendje të dehur, dhe gjykata e dënoi për 3.5 vjet burg, nën akuzën për plagosje të rëndë me dashje.


Ndërsa në momentet kulminante për familjen e tij, drejtësia shqiptare nuk e lejoi të përcillte bashkëshorten dhe fëmijën e porsalindur në banesën e fundit. Nuk e lejoi të përqafonte qoftë edhe për pak çaste 3 fëmijët e tjerë të mitur, të mbetur jetimë. Bëhet fjalë për të njëjtën drejtësi, që u jep leje herë pas here të dënuarve si trafikantë droge apo për krime të tjera penale, të cilët kanë treguar në burg “sjellje të mirë”.

Vëllai i penduar i Sulejmanit, i cili bëri denoncimin, tashmë kërkon që të ndryshohet masa e dënimit dhe pjesa tjetër të kthehet në arrest shtëpie, me qëllim që ky baba fatkeq të ndodhet pranë 3 fëmijëve të tjerë të mitur.

“Shqiptarja.com” e ka ngritur fort zërin. Këtij zëri u bashkohemi edhe ne dhe shpresojmë që në këtë mënyrë të veprojnë të gjitha mediat, me qëllim që të ndihmohet kjo familje fatkeqe. /alb-observer.com/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Durrës: E dhimbshme! Nuk i dhanë leje nga burgu që të varroste gruan dhe fëmijën që s’e kishte parë  Empty Re: Durrës: E dhimbshme! Nuk i dhanë leje nga burgu që të varroste gruan dhe fëmijën që s’e kishte parë

Sat 8 Sep 2012 - 15:17
Nuk ka Shtet!
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Durrës: E dhimbshme! Nuk i dhanë leje nga burgu që të varroste gruan dhe fëmijën që s’e kishte parë  Empty Re: Durrës: E dhimbshme! Nuk i dhanë leje nga burgu që të varroste gruan dhe fëmijën që s’e kishte parë

Sat 8 Sep 2012 - 15:59
Message reputation : 100% (1 vote)
Shtet i poshter ! Shtet pasiv!... Ne varrim u lejohet te shkohet nen percjellje te policise, por ata aq jane te pa afte sa nuk dine te marrin nje pergjithesi per t'a mbajtur nen vezhgim ate te burgosur .... Me vjen shume keq per femijet !!!
Sponsored content

Durrës: E dhimbshme! Nuk i dhanë leje nga burgu që të varroste gruan dhe fëmijën që s’e kishte parë  Empty Re: Durrës: E dhimbshme! Nuk i dhanë leje nga burgu që të varroste gruan dhe fëmijën që s’e kishte parë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi