Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Xhihadistët luftojnë me kokainë dhe viagra Empty Xhihadistët luftojnë me kokainë dhe viagra

Sun 22 Feb 2015 - 13:31
Xhihadistët luftojnë me kokainë dhe viagra 140704-isis-music-main-10a_9beb96804f836cad0c1740e37e7c5146Njëqind dollarë në ditë, drogë dhe një njollë e zezë mbi dokumentat e identitetit. Këto nevojiten për t'u bërë një luftëtar i ISIS-it. Siipas ekspertëve të shërbimeve të inteligjencës në Evropë, Shteti Islamik është një ushtri e vërtetë me rregullat dhe ritualet e saj të terrorit.

Ashtu janë edhe armatimet e tij, që vijnë nga 80 vende të ndryshme, kryesisht nga ShBA, për shkak të luftës në Irak, Rusia për shkak të furnizimeve, që Moska ka kryer regullisht ndaj rregjimit të Damaskut dhe Franca. Kështu shpjegon për gazetën italiane “La Reppublica”, Pol Bitles, studiues dhe ekspert i radikalizmit islamik në “Institutin për Studime Politike Ndërkombëtare”.

Sipas vlerësimeve të CIA-s, në fundit të vitit 2014, numërohen mbi 30 mijë xhihadistë në radhët e ISIS-it. Shtysa kryesore, që është ajo e “motivit fetar”, diagrama e luftës së xhihadit, përputhet pak me atë që mund të quhet një ushtri “normale”, si për shembull ajo izraelite, amerikane, apo franceze.

Ndonëse burimet amerikane flasin për një pagë ditore prej 200 dollarësh në ditë për çdo luftëtar, në të vërtetë “paga” mesatare, që Kalifati jep për militantët e saj, sipas burimeve autoritare të antiterrorizmit në Bruksel, varion midis 80 dhe 120 dollarëve në ditë.

Përpjekjet për tradhti, dënohen ashpër, nganjëherë edhe me vdekje. Kushdo që lufton i jepet drogë, kryesisht ato sintetike: amfetamina dhe metamfetamina. Por ka edhe kokainë! Si në të gjitha konfliktet e tjera, duhet të jesh qartësisht agresiv. Sidomos aty ku duhet të përparohet më tej, duke pushtuar territore të reja, dhe duke u përpjekur të mposhtin popullatën.

Përveç kartave të kreditit, telefonave celularë me një numër të konsiderueshëm të kartave SIM, lejet e dhëna dhe pikave të “vërtetuara”, xhihadistëve u jepet edhe viagra, e cila është përdorur rëndom në terren për përdhunimet e grave. Kjo është fotografia e vdekjes dhe e terrorit, që gjallon brenda ISIS-it!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi