Dështon në testin e thjeshtë matematikor, nusja braktis dhëndërin
Sat 14 Mar 2015 - 22:14
Gjithçka ishte menduar në detaj dhe të gjithë të ftuarit ishin mbledhur për të festuar ceremoninë martesore të çiftit.
Por nuk ishte e thënë që gjithçka të shkonte ashtu siç ishte parashikuar. Nusja u tërhoq në momentin e fundit pas një testi të thjeshtë që i bëri bashkëshortit të saj të ardhshëm…ose më saktë thuajse bashkëshortit të saj.
Pak para se t’i betoheshin njëri-tjetrit për besnikëri deri në vdekje, nusja e pyet dhëndërrin se sa bënte 15+6. Përgjigja e dhëndërrit ishte 17. Pas kësaj përgjigjje ajo braktisi ceremoninë dhe refuzoi të martohej me të duke thënë se ishte analfabet.
Përpjekjet e familjarëve për ta bërë të ndryshonte mendim ishin të kota dhe çdo gjë u anulua dhe dhuratat paramartesore u rikthyen.
Në Indi janë të përhapura gjërësisht martesat me shkuesi, ku ndërmjetësit vihen në kontakt me familjet dhe dhënërri e nusja për herë të parë takohen vetëm gjatë ceremonisë martesore.
/ Top Channel
- neonV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 110
Postime : 417
Hobi : Te ze peshk me fill spanje
Anetaresuar : 21/08/2013
Re: Dështon në testin e thjeshtë matematikor, nusja braktis dhëndërin
Sun 15 Mar 2015 - 0:35
Mire jam beri. Si nuk di tjetri qe 16+5 bejne 12
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi