Kur dashuria për atdheun është më e madhe se etja për fitim
Wed 2 Feb 2011 - 16:42
R. Goro
Dihet tashmë se shumica dërrmuese e emigrantëve shqiptarë që kanë hapur bizneset e tyre në Greqi, janë përqëndruar kryesisht në një numër të kufizuar sektorësh, dhe po ashtu shumica kanë shfrytëzuar përvojën e fituar gjatë punës në një punëdhënës grek, nga i cili janë shkëputur në momentin që e kanë konsideruara si më të përshtatshmin.
Kështu e filloi rrugën e biznesit edhe Adrian Rakipi. I lindur në Përmet, por qytetar i Lushnjes për vite të tëra, ku ndodhej me shërbim babai i tij ushtarak, Adriani erdhi në Greqi në vitin 1992, në moshën 22 vjeç dhe, pasi kaloi nëpër gjithë “stazhin” e punëve të vështira të krahut, “e hodhi spirancën” në një ndërmarrje që pastronte xhamat e ndërtesave. Pasi punoi për shumë vjet atje, krijoi firmën e vet, që merret me të njëjtën punë, pra me pastrimin e xhamave.
Por aftësitë dhe njohuritë e Adrianit, ishin të përmasave të tilla që kërkonin hapësira të reja, më të mëdha. Kështu, pasi krijoi dhe familje (ka dy vajza të vogla), krahas biznesit të firmës së pastrimit, ai mori edhe një minimerkatë, për të cilën hoqi të zitë e ullirit. “Vetëm për të marrë lejen më sorollatën tre vjet”, thotë tani, sikur flet për një gjë të kaluar, ndërsa thekson paradoksin që emigrantët duhet ta paguajnë çdo vit, për pesë vjet rresht lejen e dyqanit, në kohën që vendasit e paguajnë një herë për gjithë jetën.
Në të njëtën kohë hap një dyqan për shitje baterish në Tiranën e Re; puna ecën mirë, por detyrohet pas dy vjetësh ta mbyllë, ngase siç ishte e natyrshme, nuk mund ta menaxhonte dot që nga Athina. “Në biznes, që të kesh sukses, duhet ta ndjesh atë që bën”, kjo është një sentencë e tij që e ka gjithmonë parasysh, një farë Ylli Polar, që e udhëheq në tërë veprimtarinë e vet afariste Adrianin.
Biznesmen i suksesshëm, vërtet, por edhe patriot i mirë, pa bujë e bërtitje, ashtu siç duhet të jetë çdo njeri kur jeton e punën larg atdheut.
Ky patriotizëm e shtyu që të hidhte hapin tjetër, në një fushë ku, si i thonë fjalës, nuk e kishte idenë. Por kishte të qartë konceptin: Donte të bënte diçka e cila të ishte edhe biznes, por edhe të rrezatonte vlerat shpirtërore, artin dhe kulturën e atdheut.
Kështu, iu fut prodhimit dhe tregtimit të suvenireve nga Shqipëria, ose, thënë më saktë, me temë shqiptare.
Për një vit u muar me sigurimin e stokut të nevojshëm, me qëllim që t’i shërbente një numri sa më të madh klientësh. Pajtoi piktorë, skulptorë, bëri porositë dhe tani, një muaj më parë, “përuroi” shitjen e artikujve nëpërmjet internetit dhe web faqes www.alb-souvenirs.com.
Seria e parë, përbëhet nga një kompleks motivesh, me temë Skënderbeun, Korçën, Beratin, Butrintin, si dhe një motiv që titullohet “Foleja e shqiponjës”. Tani ka filluar puna për përgatitjen e një serie tjetër, me temë Gjrokastrën. Punimet janë të gjitha në bakër, argjend e bronx, si dhe përzierje të tyre, çka bën që vlera artistike, krahas kompozicionit të gjetur, të jetë mjaft e lartë. Metalet që përdoren nga “Alb-souvenirs”, janë shumë të kushtueshme, por Adriani thekson se ai synon që gjithmonë të arrijë të përkryerën. “Nga pikëpamja ekonomike do të mund të dërgoja mitrat (modelet origjinale) në Kinë dhe prodhimi të më kushtonte shumë më lirë, por unë dua që produktet e mia të jenë krejtësisht autentike”, më thotë dhe nuk kam arsye pse mos ta besoj.
Kushdo që i ka parë produktet e firmës “Alb-souvenirs”, shqiptar apo i huaj, ka pasur një fjalë admirimi për të thënë. Sepse të gjithas janë vepra të mirëfillta arti, të punuar me dashuri dhe ngrohtësi shpirti.
Dëshira e tij është që këto produkte, të cilat kanë dhe çmime mjaft të arsyeshme, të bëhen pjesë në çdo familje shqiptare, jo vetëm në Greqi, por në të gjithë botën. Ato mund të shërbejnë si dhurata mjaft të mira, që mund t’ua bëjmë jo vetëm miqve e shokëve, por edhe shtëpive tona, për t’i zbukuruar ato.
Siç thashë, Adriani ka krijuar web faqen, me qëllim që të shesë produktet. Krijimi i faqes së internetit synonte pikërisht që këto produkte të njihen nga sa më shumë bashkatdhetarë, kudo që ata ndodhen, t’i blejnë e t’ua dhurojnë edhe miqve të huaj, për t’iu treguar atyre se çfarë arti dhe çfarë bukurisht ka Shqipëria.
Në këtë mënyrë, Adriani realizon ndërthurjen më të mirë ndërmjet biznesit dhe fisnikërisë së patriotit të pabujë, por që i dhemb deri në palcë për atdheun. Ai zotëron atë që quhet “mendje për biznes” dhe fare mirë këtë mendje mund ta vinte në shërbim të një biznesi tjetër, që do t’i sillte shumë më tepër përfitime. Po për fat, ende ekzistojnë njerëz që nuk venë fitimin mbi gjithçka... Dhe i tillë njeri është Adrian Rakipi.
Re: Kur dashuria për atdheun është më e madhe se etja për fitim
Thu 29 Dec 2011 - 13:29
Tek ne ndodh e kundrat dashuria me e madhe esht fitimi dhe etja per atdheun vihet ne plan te dyt......................
- Ermira_vloreKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 31
Postime : 1245
Hobi : piktura
Vendndodhja : VLORE
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Kur dashuria për atdheun është më e madhe se etja për fitim
Fri 30 Dec 2011 - 19:25
kur te humbet interesi ndaji inndetitetit ateher te ka humb edhe nje pjes e dinjitetit!
megjithate atedheu eshte vler e jona leket jan jeta jot se pa to sjetojm dot, shpesh her edhe nje zgjedhje e till e shqipetareve eshte deri diku e justifikueshme!!
megjithate atedheu eshte vler e jona leket jan jeta jot se pa to sjetojm dot, shpesh her edhe nje zgjedhje e till e shqipetareve eshte deri diku e justifikueshme!!
- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Re: Kur dashuria për atdheun është më e madhe se etja për fitim
Sat 16 Jun 2012 - 21:07
Ne kete menyre ben nderthurjen me te mire ndermjet biznesit dhe fisnikerise se patriotit te pa buje,por qe i dhemb deri ne palce per atdheun.Zoteron ate qe quhet"mendje per biznes" dhe fare mire kete mendje mund ta vinte ne sherbim te nje biznesi tjeter,qe do ti sillte shume me teper perfitime.Por per fat ende ka njerez qe nuk e vene fitimin mbi gjithcka..Dhe i tille mund te jete edhe personi ne fjale!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi