Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Femra, dikur ka qenë vetëm një turp,që “mbinte” në derën e çdo familjeje. Empty Femra, dikur ka qenë vetëm një turp,që “mbinte” në derën e çdo familjeje.

Sat 19 Feb 2011 - 0:01
Elisabeta ILNICA

TIRANË – Të jesh femër në ditët e sotme shpesh konsiderohet si privilegj, ndërsa mijëra vjet më parë ishte vetëm një fatkeqësi. Nëse bëhet një analizë historike që nga koha e romakëve rezulton se gruaja dikur ishte vetëm një plaçkë, për t’u blerë apo shitur. Diku, diku, edhe për t’u ngrënë. Ajo ishte me fat, nëse do të mbijetonte. Më poshtë, gazeta “Dita” boton në mënyrë të përmbledhur mënyrën se si trajtohej femra në kohët e vjetra, shenja të së cilave duken se kanë mbetur ende në disa vende.

Në Romën antike

Në kohën antike romake, femra ishte vetëm një pajë e kryetarit të familjes (ky mund të ishte vjehrri ose bashkëshorti), me statut birësor dhe konsiderohej si motër e fëmijëve të tij. Gratë apo vajzat nuk kishin asnjë të drejtë për veten e tyre dhe konsideroheshin apo trajtoheshin si plaçkë lufte ose tregtie. Mashkulli kishte të drejtë që femrën ta shiste, ta rrihte, ta largonte apo ta mbyste. Para burrit dhe babait, ato nuk kishin asnjë të drejtë pronësie apo për më tepër të bënin vizita ose udhëtime të shkurtëra, qoftë edhe për nevojat e tyre personale. Babai mund t‘i shiste vajzat e tij kurdo që të dëshironte, mund t‘i jepte hua ose t‘i mbyste, sipas dëshirave të tij, si dhe të tjera gjëra të këtij lloji. Kështu pra, femra nuk kishte asnjë të drejtë si qenie njerëzore.

Në Greqinë e lashtë

Para erës kristiane, në Greqinë e lashtë nuk ekzistonte martesa e zakonshme. Grekët jetonin në grupe dhe fëmijët nuk e njihnin nënën e tyre. Poligamia nuk ishte diçka e zakonshme, por çdo njeri, sipas gjendjes ekonomike, mund të mbante në shtëpi një numër të caktuar grash, jashtë martese. Në Greqi, femra nuk kishte një status juridik dhe burri i martuar me të mund ta falte si dhuratë ose ta jepte hua. Ajo mbahej si pronë, ashtu siç mbaheshin skllevërit dhe kafshët që përdoreshin për nevoja të ndryshme. Kishte raste që grekët i lidhnin femrat në një hu dhe i fshikullonin me kamxhik. Më vonë, meshkujt merrnin sh********ha për të plotësuar kënaqësitë e tyre seksuale, konkubina, të cilat kujdeseshin për trupin e tyre, ndërsa gratë për pasardhësit legjitimë.

Në Azi

Në mes të popujve më të qytetëruar të Azisë ajo çfarë linte më së tepërmi për të dëshiruar ishte gjendja e femrës. Si shembull sillet Tibeti ose Kina, ku femra nuk ishte e barabartë as me një kafshë barre. Duke iu referuar gjithmonë të drejtave shoqërore, gruaja mbetej gjithmonë nën tutelën e mashkullit, burrit, babait ose në mungesë të tyre, të vëllait. Gruaja kineze konsiderohej më e ulëta e tërë gjinisë njerëzore dhe si rezultat i kësaj ajo duhet t’i kryente punët më të ulëta dhe më të lira. Në Kinë, gruaja nuk kishte të drejtë të ulej në tavolinë e të hante bukë me bashkëshortin e fëmijët e saj të rritur. Në tryezë, ajo rrinte pa lëvizur si një robot i kurdisur, e gatshme për t‘i ndezur çibukun burrit të saj. Ndërsa për të drejtë trashëgimie, as që bëhej fjalë. E njëjta situatë përsëritej edhe në Indokinë, por këtu vjen një rast i veçantë, përsa i përket dëshmisë së femrës. Ajo nuk mund të hynte brenda gjykatës, por rrinte te porta për të thënë atë që kishte ose që i kërkohej. Megjithatë, dëshmia e saj kurrë nuk kishte vlerë të vërtetë. Femra indokineze mund të shkëmbehej për pagesën e një borxhi, nëse do ta pranonte kreditori.

Në Indi

Të gjitha femrat ishin nën tutelën e bashkëshortit, të djalit ose të familjes së burrit e nëse nuk ekzistonte ndonjë tutor, atëherë ajo ishte e varur nga Mbreti. Bashkëshorti e konsideronte atë si një skllave të tij dhe ajo nuk duhej ta thërriste kurrë në emër, por veçse “zotëri, padron, imzot" apo epitete të tilla të këtij lloji. Në rast se guxonte ta thërriste mashkullin në emër, mund të priste dënimin, edhe me jetën e saj. Ndërkaq, gjatë periudhës së menstruacioneve, femra inidiane mbyllej në një vend, ndërpritej çdo kontakt me të dhe ushqehej nëpërmjet një sporteli, për arsye se gjatë kësaj kohe konsiderohej si e ndyrë.

Në Australi

Rasti më ekstrem i sjelljes ndaj femrës ka qenë Australia. Ato konsideroheshin si kafshë shtëpiake dhe shërbenin si mjet për shuarjen e pasioneve të mashkullit dhe për shtimin e popullsisë. Veç kësaj, atje praktikohej një zakon makabër, gjatë periudhave të zisë dhe të thatësirës. Në këto periudha, gruaja mbytej dhe mishi i saj hahej, për të plotësuar mungesën e ushqimit. Ajo nuk kishte të drejtë të shoqëronte bashkëshortin gjatë ngrënies, pra të hanin të dy njëkohësisht. Gruaja duhej të priste derisa të ngopej burri, që të fillonte të hante tepricat e mbetura në tryezë. Një vejushë, pas vdekjes së të shoqit, bëhej pronë e vëllait të të vdekurit, derisa të ishte gjallë. Australianet e vjetra rrallë vdisnin në shtratin e tyre, nën kujdesin mjekësor të të afërmve. Ajo lihej në mëshirën e fatit, derisa të ndërronte jetë. Madje, kishte raste kur theksohej se ajo kishte jetuar shumë dhe mbytej duke i vënë duart në fyt ose duke e lënë pa ngrënë për një kohë të gjatë, derisa jepte shpirt. Një tjetër karakteristikë në Australi ishte se njerëzit e shfaqnin dashurinë ndaj prindërve në një mënyrë të çuditshme. Për të mos vuajtur në pleqëri, ata i varrosnin prindërit për së gjalli, sapo mbushnin 40 vjeç.

Në Afrikë

Duket pak ngushëlluese kur thuhet se në Afrikë, mishi i femrës konsumohej më pak se në Australi. Një shkrimtar anglez në reportazhet e udhëtimeve të tij nga ky vend shkruante se kishte parë në ato zona të servirej në bankete mishi i femrave e i fëmijëve. Në Afrikë, ndërtimi i kasolleve e i shtëpive, endja e tapeteve dhe e rrogozeve, punët bujqësore, mbjelljet e ujitja janë punë që i përkisnin grave, sepse burrat nuk i prekin me dorë, të tilla punë. Madje, në disa krahina, berberët, hamallët e kirurgët ishin krejtësisht femra. Burrat merreshin vetëm me larje rrobash, rrobaqepësi e nganjëherë punë me metal. Armët, veshjet dhe kapelet e burrave janë të shenjta për femrat, kështu që nuk guxojnë t‘i prekin me dorë. Po kështu, kur burrat janë duke fjetur, gratë nuk duhet të kalojnë nga shtrati i tyre për të mos i zgjuar.

Në Amerikën e Veriut

Femrat e kishin për detyrë që të siguronin ushqimin e familjes, ndërsa burrat të dëfrenin, sidomos duke vajtur për gjah. Megjithatë, ata nuk mjaftoheshin me kaq. Të vjetrat i mbysnin me duar, duke kërkuar më pas femra të reja. Gjithashtu, ata ua fusnin kokën në një vrimë të mbushur me tym karboni, duke i mbajtur ashtu derisa asfiksoheshin. Nga frika e ndonjë sulmi të fiseve të tjera, gratë ishin rojet që kujdeseshin gjithë natën për sigurinë e burrave. Në një nga fiset e Karaibeve ndiqej një zakon shumë çnjerëzor: Femra duhet të niste punën menjëherë sapo të lindte, ndryshe e pësonte.

Në Arabi

Burri ishte një qenie brutale, më i egër se kafshët. Ai nuk kishte mëshirë as për fëmijën e tij dhe e zhdukte atë me duart e veta. Sapo lindte një vajzë, familjet e njohura e varrosnin për së gjalli këtë fryt delikat të jetës. Ky nuk ishte një zakon vetëm i arabëve. Në Australi apo në disa fise në Afrikën e Jugut e përdornin mishin e fëmijëve të tyre, për të ndjellur luanët që sulmonin kopetë e tyre. Në Arabi, lindja e një vajze konsiderohej si një kob. Ajo fshihej prej miqve e të afërmve, sikur t‘u kishte ndodhur një ngjarje e turpshme. Babai, kur merrte lajmin e lindjes së vajzës, skuqej nga turpi, sikur t‘i kishte rënë një fatkeqësi e madhe. Vetëm me lindjen e fesë islame femrat arabe arritën të shtoheshin, më në fund.

TË NDRYSHME

Detyra, privime e injorime të tjera

Në ishullin Rape, në Polinezi, gratë detyroheshin t‘u mëkonin burrave të tyre ushqimin, kafshatë mbas kafshate.

Në Zelandën e Re, femrat përdoreshin për të mbajtur pesha të rënda, punë kjo që nuk bëhej nga burrat, sepse konsiderohej akt çburrërimi.

Në ishujt Marquises, mishi, pula, frutat e kokosit dhe arrat janë një ushqim që u rezervohet vetëm burrave; femrat nuk kanë të drejtë t‘i konsumojnë.

KËSHILLI

“Ajo nuk i takon gjinisë njerëzore”

Në shek.V, “Këshilli nga Makoni” u mblodh në mënyrë që të shqyrtonte “Të vërtetën rreth femrave”. Qëllimi ishte nëse ato kanë apo jo shpirt. Në përfundim të studimit, u konkludua se të gjitha femrat kanë shpirt të prishur, janë të dënuara me mallkim të përjetshëm, dhimbje dhe qëndrim në zjarr, përveç Marisë, nënës së Jezusit. Etërit e shenjtë të ritit katolik e kanë konsideruar femrën si përgjegjëse për mëkatet. Sipas tyre, “trupi i femrës është derë për hyrjen e djallit”, ndaj ajo është mallkuar përgjithmonë. Në vitin 586, “Këshilli i të Shkathtëve” shpalli se gruaja nuk i takon gjinisë njerëzore dhe është krijuar vetëm për t’i shërbyer njeriut.

REVOLUCIONI

Francezet, të varura, por të privilegjuara

Deri sa shpërtheu revolucioni francez: “Liri, Vëllazëri dhe Barazi”, femra në këtë pjesë të botës nuk vlente për asgjë. Të paktën nga ana ligjore, edhe pse realisht ishte më e privilegjuar se sa në shumë shtete të tjera. Para ndryshimeve të vitit 1942, ligji francez nuk e ka konsideruar femrën si të barabartë. Asaj nuk i lejohej të nënshkruante ndonjë marrëveshje, pa pjesëmarrjen e ndonjë të afërmi. Vendi i femrës ishte në shtëpi dhe puna më e madhe e saj ishte kujdesi që bënte për fëmijët. Ato ishin plotësisht të varura nga burrat e tyre apo meshkujve të tjerë në shtëpitë e tyre. Një lloj i tillë i dhunës kishte vazhduar me shekuj, deri në revolucionin e madh.

STUDIMI

Rreth 8 milionë gra u dogjën në Angli

Një ndër autorët më të njohur që ka bërë studimin historik të trajtimit të femrave, Kahn shkruan në një libër të posaçëm për to: “ Në Angli, në shekullin 16, vetëm të gjalla janë djegur rreth 8 milionë femra. Duhej që të vinte viti 1850, që femra të konsiderohej si qytetare, ndërsa më 1882 kishte të drejtën e posedimit të pronës. Në Francë, më 1586, ende diskutohej, nëse femra ka shpirt dhe se a i takon gjinisë njerëzore. Vetëm më 1938 është shpallur ligji për të drejtën e pronës dhe posedimin e llogarisë bankare. Ndërsa E. Figar thotë: “Deri vonë gruaja nuk ka pasur të drejtën e votës, ishte e përjashtuar nga jeta kulturore dhe punët publike”.

EVOLUCIONI/ Nga tregtia e qenieve delikate në Evropën e Mesjetës e deri te trajtimi i tyre në Shqipëri

Ndëshkimi anglez, me rripin e virgjërisë

Nuk përbëjnë më sekret krimet nga më mizoret që janë bërë me qenien e brishtë dhe delikate, femër. Madje, një ndër shtetet që sot radhitet ndër më kryesorët në mbrojtjen e të drejtave të femrës, dikur i ka masakruar në mënyrën më çnjerëzore. Një ndër to ishte dhe dënimi për virgjërinë. Për të ndëshkuar femrat, përdorej një mjet, i cili shërbente për të eliminuar kontaktin seksual me meshkujt. Ky quhej rrip i virgjërisë. Shitblerja e femrave u lejua në Angli deri në vitin 1805. Çmimi i tyre ishte 5 peni. Në vitin 193, një anglez e shiti gruan e tij për 500 funta. Edhe pse avokati i tij e përkrahte, gjyqi e hodhi poshtë vendimin e tij, sepse ligji vlente deri në vitin 1805. Ndërsa, i akuzuari u dënua me 10 muaj burgim.

Sot

Në ditët e sotme, femrat po fitojnë gjithnjë e më tepër rol në shoqëri. Edhe pse sërish nuk mungojnë keqtrajtimet, dhuna fizike apo psiqike, etj, gjithsesi në shumë shtete ato janë më të privilegjuarat e shoqërisë. Problematike mbeten sërish kontinentet e Afrikës, Azisë dhe një pjesë e Australisë, ku gratë vuajnë nga mbipesha e punëve të përditshme për të përballuar jetesën, por edhe nga ndëshkimi i burrave. Ndërkaq, edhe në Shqipëri ndjehet një zhvillim më i madh i femrës, duke zënë vend sidomos në administratën publike, ndërsa në politikë ajo mbetet ende e privuar. Megjithatë, tendenca e grave shqiptare në vendmmarrje ka shënuar një rritje të madhe, krahasuar nga viti në vit. Po ashtu, edhe në universitetet shqiptare numri i femrave është më i madh se sa ai i meshkujve.

FAKT

Statistikat tregojnë se sot mbi 4 milionë gra janë viktima të akteve të rënda të dhunës nga të dashurit apo bashkëshortët, çdo vit.

Po sipas statistikave, një ndër katër gra ka shanse të bjerë viktimë e dhunës në familje.

FBI-ja thekson se 30 për qind e grave, që vriten në Shtetet e Bashkuara, janë viktima të dhunës nga të dashurit apo bashkëshortët.


Si perfundim, KUJDESI eshte keshilla me e madhe si per te dy gjinite.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi