Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lezhë, dëmtohet kisha 8-shekullore Empty Lezhë, dëmtohet kisha 8-shekullore

Wed 23 Feb 2011 - 19:11
Lezhë, dëmtohet kisha 8-shekullore Kisha-lezhe
Rrënojat e kishës së Shën Stefanit në Blinisht të Lezhës i përkasin shekullit të XII. Ato janë shënuar me numrin 193 dhe objekti është shpallur monument kulture nga shteti që në vitin 1984.
Por ditët e fundit, rrënojat e kësaj kishe që ndodhen në mes të varrezave të fshatit janë dëmtuar rëndë.

Në të janë zhvilluar gërmime që kanë shkaktuar rrëzimin e mureve dhe kanë nxjerrë në sipërfaqe eshtra të njerëzve që janë varrosur ndër shekuj pranë kësaj kishe shumë të vjetër në Shqipëri.

Persona të paautorizuar dhe të panjohur kanë prerë pemët dhe hequr bimësinë në muret e kishës, si dhe kanë gërmuar në brendësi të mureve.

Kjo ndërhyrje ka sjellë rrëzimin e një pjese të murit të saj që qendronte në këmbë prej 8 shekujsh. Konstatimi i dëmtimit është bërë nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar edhe autoritetet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi