Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Valbona Selimllari: “Ju tregoj kohën kur luaja futboll me djemtë Empty Valbona Selimllari: “Ju tregoj kohën kur luaja futboll me djemtë

Thu 3 Mar 2011 - 21:49
Miss-i i parë shqiptar rrëfen fëmijërinë: “Në moshën e fëmijërisë më thërrisnin “Bobi”Kryebukuroshja shqiptare, Valbona Selimllari, vazhdon të mbetet akoma edhe sot një ndër ikonat më ndriçuese të bukurisë shqiptare.E kurorëzuar “Miss Albania” në vitin 1992, ajo tashmë është futur në histori si Miss-i parë shqiptar, duke realizuar kështu ëndrrën e saj të madhe, por njëkohësisht duke thyer dhe një tabu shqiptare, gjer më atëherë të panjohur në vendin tonë.Pas saj kanë ardhur edhe 24 Miss-e të tjera shumë të bukura që kanë përfaqësuar bukurinë e virgjër shqiptare në Europë dhe në botë, por akoma asnjë nga këto Miss-e nuk ka munduar ta ruaj bukurinë dhe ëmbëlsinë e fytyrës së Valbona Selimllarit.Kjo tregon që, ajo nuk fitoi rastësisht, por përkundrazi çdo ditë që kalon ajo shfaqet më vezulluese dhe më e re se në kohën kur vuri kurorën e femrës më të bukur shqiptare në konkursin e parë të vendit të Shqiponjave.Ndërkohë, që bukuria e saj tashmë dihet nga publiku shqiptar, ana e fshehtë e saj, fëmijëria që kaloi dhe ëndrrat e kësaj moshe nuk dihen fare nga shqiptarët dhe lexuesi. Në këtë intervistë ajo rrëfen pikërisht këtë periudhë të mbushur plot surpriza dhe pasione fëminore.Tani që ka kaluar shumë kohë nga fëmijëria juaj, për çfarë të merr malli më shumë për këtëperiudhë të bukur?Më shumë më merr malli për çapkënllëqet e mia. Kam qenë një fëmijë shumë e lumtur. E bukur as që diskutohet. Nëfakt ka një gjë shumë të bukur në fëmijëri. Fëmijët janë pa komplekse. Kur rritesh fillojnë edhe komplekset. Unë tani jam plot komplekse. Do kisha nostalgji vetëm për këtë gjë.E vogël si ju thërrisnin?
Në fëmijëri më thërrisnin “Bobi”. Kështu më thërrasin dhe tani. Këtë e emër kam dhuratë nga çapkënllëqet e mia. Unë kam luajtur futboll me djemtë e lagjes ku banoja. Madje, edhe i mësoja duke u thënë: “Duhet të bëni kështu! Duhet të bëni ashtu”! Kështu që kam qenë edhe si trajner. Por, jo të gjithë njerëzit që njoh më thërrasin “Bobi”. Sigurisht, me këtë emër më thërret vetëm një rreth i ngushtë i imi. Shumica e njerëzve më thërrasin Bona, Valbona.
E mbani mend personin që ju vuri emrin “Bobi”?
Po. Ka qenë një komshiu im. Ai Ka pas luajtur shumë mirë futboll. Në kohën që më vuri këtë emër përkëdhelës ai ishte shumë më i madh se unë në moshë. Dhe e ke parasysh se si e shikon i madhi të voglin; me një dashuri dhe ngazëllim të madh. Më shikonin tek luaja futboll dhe qeshnin me mua. Që në këtë periudhë ma vunë emrin “Bobi”, në kujtim të futbollistit të madh anglez, Bobi Charlton. Me këtë emër më thërriste edhe një nga shoqet e mia më të mira në kohën e fëmijërisë. Pra, kanë qenë dy njerëz njëkohësisht që më vunë emrin “Bobi” . Djali quhet Enkel dhe nuk e di se ku ndodhet. Më duket se jeton në Gjermani.
Po emrin e vërtetë Valbona, cili jua ka vënë?
Emrin Valbona ma ka vënë një komshia ime. Ajo nuk jeton më. Ka shumë vite që ajo ka vdekur
Në këtë moshë çfarë natyre keni qenë?
Kam qenë shumë çapkëne. Mbase e përkëdhelur, e paqtë, e shoqërueshme dhe shumë e çiltër.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Valbona Selimllari: “Ju tregoj kohën kur luaja futboll me djemtë Empty Re: Valbona Selimllari: “Ju tregoj kohën kur luaja futboll me djemtë

Thu 3 Mar 2011 - 21:53
si e ka emrin eshte dhe vet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi