Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Salomi
Salomi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 2617
<b>Hobi</b> Hobi : shoping
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/02/2010

Martesat përmes internetit Empty Martesat përmes internetit

Sun 13 Mar 2011 - 21:39
Image hosted by servimg.com
Ky fenomen, edhe pse më pak i përhapur, ka përfshirë thuajse të gjitha vendet e botës. Fakti se është kthyer në një tendencë tregohet edhe nga rezultatet e të njëjtit studim, bërë dy vitet e kaluara.
Përtej diskotekave apo pushimeve të verës, harrojini edhe fantazitë për aventura mes kolegëve në zyrë, madje edhe miqtë nuk bëjnë më punë tashmë. Sot mënyra më e lehtë për të takuar shpirtin binjak është të shkosh në internet. Të paktën në Amerikë, sipas një studimi të publikuar në revistën “New Scientiest”.

Sipas një sondazhi të bërë me dhjetë mijë persona të martuar, mes viteve 2008-2009, pjesa më e madhe e tyre janë njohur në rrjet. Por e dhëna më domethënëse është boom-i te 50-vjeçarët, sepse në këtë rast çiftet e “lindura” në ueb dyfishohen. Ky fenomen, edhe pse më pak i përhapur, ka përfshirë thuajse të gjitha vendet e botës. Fakti se është kthyer në një tendencë tregohet edhe nga rezultatet e të njëjtit studim, bërë dy vitet e kaluara.

Mes viteve 2008-2009, dashuritë e lindura on-line kapnin shifrën 15 për qind, përballë 20 për qind të atyre të njohur në zyrë dhe 17 për qind njohje të rastësishme. Por, e dhëna më domethënëse u përket çifteve me moshë jo shumë të re. Mes 45 dhe 54-vjeçarëve, ata që janë njohur në internet janë 31 për qind, një numër shumë herë më i lartë se të tjerat.

E në fakt, ai që i konsideron dashuritë e lindura përmes komunikimit në kompjuter “lojë adoleshentësh”, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të besojë rezultatet e kërkimit, sepse tani po ndodh e kundërta, të rinjtë po takohen më shpesh në botën reale ndërsa “të moshuarit” po e gjejnë shpirtin e tyre binjak në internet.

Por, përveç moshës, bie një tjetër stereotip: ai që e përcakton internetin si vendin ku mund të fshehësh identitetin. “Këta persona përballen me vështirësinë për të gjetur një partner me të cilin mund të ndërtojnë të ardhmen”, vazhdon specialistja. “Interneti është vendi neutral nga duhet ta nisësh. Të lejon të afrohesh gradualisht. Sigurisht, ekziston rreziku që personi të paraqitet shumë ndryshe nga ajo që është paraqitur gjatë bisedës nëpërmjet kompjuterit, por këto mjete lejojnë të paktën një tentativë”.

Me pak fjalë në jetën e përditshme mund të shtiresh shumë mirë edhe më shumë se në botën virtuale. Po në Europë? “Fenomeni është më pak i përhapur, por me siguri që është në rritje. Nuk ekziston akoma besimi i duhur për agjencitë martesore dhe njohja e njerëzve në mënyrë personale përmes forumeve dhe çatit, është më e përhapur. Ata që kërkojnë partnerë në internet janë kryesisht gratë, sidomos në atë moshë kur do të donin të kishin fëmijë dhe me frikën se po të presin ende mund të jetë shumë vonë.

Në çat apo mënyrat e tjera të komunikimit, ekziston gjithmonë frika nëse personi me të cilin je duke biseduar po të gënjen. “Në fakt, personat që kanë vendosur t‘i tregojnë më shumë për veten njëri-tjetrit, tentojnë të jenë pozitivë në atë që ata shkruajnë”, nënvizojnë psikologët. Pastaj, aty është më e lehtë të gjesh persona me interesa të njëjtë. Meshkujt dhe femrat mund të ndihen më të lirë nga shqetësimet sociale.

“Duke u përqendruar në atë që shkruajnë, arrijnë që të shkëmbejnë më shumë informacione mes tyre”, thonë ata. “Për persona që janë të turpshëm dhe që natyra nuk u ka dhënë bukuri fizike, mendoj se njohja nëpërmjet internetit është një mënyrë shumë e mirë”. Por kur këto takime bëhen ballë për ballë? Një studim në Universitetin e Nju Jorkut, tregon se si një lidhje e nisur në kompjuter mund të jetë po aq e fortë sa të rezistojë gjatë dhe të jetë më e qëndrueshme, sidomos mes personave që kanë vendosur të tregojnë shumë gjëra për veten.Martesat përmes internetit Martes10
Timi
Timi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 6346
<b>Hobi</b> Hobi : internet
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/11/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Martesat përmes internetit Empty Re: Martesat përmes internetit

Thu 24 Mar 2011 - 13:09
ndodh ndodh nuk e mohoj dot....
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Martesat përmes internetit Empty Re: Martesat përmes internetit

Thu 24 Mar 2011 - 13:13
se di kam par edhe cifte qe jan njohur po edhe martuar nepermjet internetit po nuk e di si mund te shkoj kjo lidhje
Timi
Timi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 6346
<b>Hobi</b> Hobi : internet
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/11/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Martesat përmes internetit Empty Re: Martesat përmes internetit

Sat 26 Mar 2011 - 10:27
po ka edhe eshte realitet....
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Martesat përmes internetit Empty Re: Martesat përmes internetit

Sat 26 Mar 2011 - 11:29
Dua të martohem... Martesat përmes internetit 1698836746
Timi
Timi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 6346
<b>Hobi</b> Hobi : internet
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/11/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Martesat përmes internetit Empty Re: Martesat përmes internetit

Mon 28 Mar 2011 - 8:35
eshte bere pjes e ralitetit te jetes dita dites edhe po shtohet....
Sponsored content

Martesat përmes internetit Empty Re: Martesat përmes internetit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi