Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

INSTAT: Në rrjet “humbën” 2 milionë MW energji Empty INSTAT: Në rrjet “humbën” 2 milionë MW energji

Wed 23 Mar 2011 - 18:08
INSTAT: Në rrjet “humbën” 2 milionë MW energji Instat
Energjia elektrike e hedhur në rrjet, por që nuk është paguar, kap shifrat negative të 76 milionë eurove, që ndryshe mund të thuash: humbje për CEZ Shpërndarje. Kompania çeke është munduar të ulë humbjet nga vjedhja dhe mospagesa e energjisë, duke përdorur mjetet më të nevojshme ligjore, por rezultati sërish del frikshëm negativ.
Referuar raportit mbi bilancin e energjisë elektrike hartuar së fundmi nga INSTAT-i, gati 25 për qind e energjisë që hidhet në rrjet nuk paguhet, pra rezulton e humbur, për shkaqe teknike (të transmetimit), por më së shumti nga konsumi që nuk paguhet. Në total, për vitin 2010, ishin rreth 2 milionë e 167 mijë megavat energji elektrike e humbur, me kosto (çmim mesatar 40 euro/MW), gati 86 milionë euro.

Pjesa dërrmuese e kësaj sasie i takon CEZ-it, me shifrën 1.9 milionë megavat energji elektrike, e cila nuk është mundur të arkëtohet. Për vite me radhë shqiptarët kanë paguar fatura të larta të energjisë vetëm për faktin se humbjet kanë qenë të larta.

Një studim i ERE-së për vitin 2009, tregon se nga fatura e dritave që paguhet nga konsumatori i rregullt, 28 për qind e shumës është “dhuratë” nga individët që nuk shlyejnë detyrimin.
INSTAT-i deklaron se humbjet në rrjet janë ulur me 6.9 për qind në krahasim me vitin 2009, kurse në shpërndarje janë ulur me 9.7 për qind.

“Ato vazhdojnë të zënë pjesën më të rëndësishme të humbjeve në rrjet, me 88.2 për qind”, - thekson INSTAT-i.

Sa i takon raportit në tërësi, burimet e energjisë elektrike në vitin 2010 u rritën 21.2 për qind, krahasuar me vitin 2009. Sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar arriti vlerën 8,719 GW/h.

Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit ndjeshëm me 47.5 për qind krahasuar me vitin 2009, kurse sasia totale e prodhuar është 7,715 GW/h dhe përbën 88.5 për qind të burimeve gjithsej të energjisë. Në vitin 2010, burimi i vetëm i prodhimit të energjisë elektrike ishte prodhimi në hidrocentrale.

“Rritja e konsiderueshme në sasinë e energjisë së prodhuar prej HEC-ve, me 47 për qind krahasuar me vitin 2009, ka dhënë ndikimin kryesor në rritjen e prodhimit total të energjisë”, - nënvizon INSTAT-i.

Rritje të ndjeshme pati dhe prodhimi i energjisë nga impiantet private e me koncesion, me 78.1 për qind krahasuar me vitin 2009, e cila përbën 2.1 për qind të prodhimit në vend. Gjithsesi, rezultati duhet të ishte akoma edhe më i lartë, po të kihet parasysh numrin e hidrocentraleve të vegjël të miratuar nga qeveria në tre vitet e fundit, me rreth 210.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi