Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Plagoset Ardit Kaja  Empty Plagoset Ardit Kaja

Mon 4 Apr 2011 - 15:44
Plagoset Ardit Kaja  Atentati-kaja
Dy persona të
maskuar dhe që udhëtonin me një motor kanë qëlluar me armë zjarri me
silenciator kreun e Inspektoriatit të Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës,
Ardit Kaja. (UPDATE)

Ngjarja ndodhi rreth orës 9:30 para Bashkisë së Tiranës, ndërsa Kaja po dilte nga godina për të marrë automjetin e tij.

Ndaj tij është qëlluar disa herë me armë zjarri dhe për pasojë një plumb e ka kapur në këmbën e majtë.

Në automjet ndodhej edhe shoferi i kreut të Inspektoriatit Ndërtimor që ka shpëtuar fatmirësisht nga plumbat.

Atentatoret janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes, ndërsa Kaja i plagosur është nisur për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Mjekët thonë se Kaja është jashtë rrezikut për jetën pasi plumbi e ka prekur vetëm në këmbën e majtë.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe nga të dhënat e para
duket se ndaj kreut të Inspektoriatit Ndërtimor të Tiranës, është
përdorur një pistoletë me silenciator.

Ardit Kaja një ditë më parë u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të një konflikti me simpatizantë të LSI-së.

Inspektoriati Ndërtimor mbështetur edhe nga Policia Bashkiake nisi të
hiqte flamujt e partive të vendosura në shtyllat e ndriçimit nëpër
qytet.

Pasditen e djeshme me anë të një deklarate, Kaja i kërkoi të gjitha
forcave politike që të respektonin ligjin për të mos vendosur simbole
partiake nëpër rrugë, por vetëm në vendet e caktuara.

Aksioni i Inspektoriatit është kundërshtuar nga militantët e LSI-së.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme një konflikt i ngjashëm ka ndodhur mes
Inspektoriatit Ndërtimor dhe militantëve të PD-së.

Këta të fundit kanë penguar Inspektoriatin të hiqte simbolet partiake të vendosura nëpër qytet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi