Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rregullat e reja moderne per policine Shqiptare! Empty Rregullat e reja moderne per policine Shqiptare!

Wed 13 Apr 2011 - 17:05
Po e sjell ket artikull k'tu se mu duk shume interesant. Mendoj gjithashtu se edhe njerezit e thjeshte duhet ti dine keto rregulla qe te kuptojne deri ku shkon e drejta e tyre dhe e policeve!
Artikulli marre nga Shekulli

Vendimi, policave u ndalohet pija dhe thashethemet

Pasi “dorëzuan” kallashnikovët, tashmë policët shqiptarë duhet të heqin dorë edhe nga pija, cigarja, ritet fetare apo dhe thashethemet. Nuk është një detyrim moral, por një përcaktim që bën Rregullorja e re Disiplinës së Policisë së Shtetit, e hartuar nga Ministria e Brendshme dhe e miratuar dje nga Këshilli i Ministrave.

Fejzi Braushi
Thu, 05 Jun 2008 08:11:00

Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin që përcakton rregulloren që duhet të ndjekin policat nga sot e tutje

TIRANË- Pasi “dorëzuan” kallashnikovët, tashmë policët shqiptarë duhet të heqin dorë edhe nga pija, cigarja, ritet fetare apo dhe thashethemet. Nuk është një detyrim moral, por një përcaktim që bën Rregullorja e re Disiplinës së Policisë së Shtetit, e hartuar nga Ministria e Brendshme dhe e miratuar dje nga Këshilli i Ministrave. Në kuadër të reformimit dhe përafrimit të strukturës sonë policore me atë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Ministria e Brendshme ka përmirësuar Rregulloren e Brendshme me të cilën policia ka vepruar deri më tani, duke përfshirë në të shumë detyrime dhe norma sjelljeje të reja, të cilat, për një vend të hapur dhe demokratik, duken deri diku edhe qesharake. Në më shumë se 45 nene, të organizuara në gjashtë Kapituj, Rregullorja e re përcakton detyrimet e përgjithshme, veprimet e ndaluara, masat disiplinore dhe shkallët dhe mënyrat e ankimimit për të gjithë efektivët e forcave të policisë, duke filluar nga punonjësit e thjeshtë dhe deri tek drejtuesi më i lartë, që është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Detyrimet e përgjithshme

Personeli i Policisë së Shtetit, me anë të Rregullores së re, gjatë ushtrimit të detyrës që përcakton ligji, është i detyruar të respektojë një sërë normash morale që kanë të bëjnë me ruajtjen e figurës së policit. Polici, nëpërmjet këtyre rregullave të reja, është i detyruar që përveç zbatimit të detyrës së tij në ruajtjen e rendit, të bëjë edhe “fuksin” për kolegun e vet. Kështu, sipas përcaktimeve që bën neni 4 i kësaj rregulloreje, polici është i detyruar të raportojë tek eprori i vet ose tek strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm çdo informacion për të cilin merr dijeni, konstaton ose ka arsye për të dyshuar se punonjësi ose kolegu, ka kryer ose po kryen vepër penale. Të raportojë gjithashtu tek eprorët, çdo ankesë të marrë në lidhje me sjelljen e një punonjësi tjetër të policisë. Gjithashtu, efektivave blu u ndalohet që gjatë kohës që janë në punë të kryejnë ritet fetare, të pinë pije alkoolike, cigare apo dhe lënde narkotike. Një përcaktim tjetër që bën rregullorja e re, është ndalimi i kryerjes së ngacmimeve seksuale për policët dhe mosmarrja e masave për eprorët, në të gjitha rastet që informohen për të. Policëve u ndalohet, ndoshta për herë të parë, dhe marrja me thashetheme, qofshin këto të formës shkresore apo verbale të çfarëdolloj karakteri qofshin ato. Një tjetër përcaktim që bëhet në nenin 5 të kësaj rregulloreje, është ndalimi i qëndrimit të policëve në ambiente ku qëndrojnë individë me precedentë apo të kërkuar nga forcat e rendit. Gjithashtu forcave të policisë, për herë të parë u vihet “kufiri tek thana” edhe përsa i përket marrëdhënieve me mediat, qofshin këto të shkruara ose vizive. Sipas kësaj rregulloreje, polici nuk duhet të komunikojnë apo diskutojnë me mediat, problemet e punës. Forcat e Rendit, tani e tutje, nuk duhet të pranojnë as dhuratat që vijnë nga individë të ndryshëm, për shkak të shërbimit si policë. Rregullorja përcakton normat e sjelljes së policit edhe jashtë orarit të punës, ku natyrisht, një nga pikat kryesore ka të bëjë me kërkesën se polici duhet të ketë sjellje të mirë dhe dinjitoze në jetën e tij private.

Masat disiplinore

Për të gjitha shkeljet e rregullave të përcaktuara më lart në Rregulloren e re, përcaktohen dhe masat përkatëse sipas shkallës së rëndësisë. Kështu, për të gjitha shkeljet e konsideruara në rregullore si të lehta, parashikohen vetëm masa jodisiplinore, siç është këshillimi dhe trajnimi i detyrueshëm. Ndërsa për të gjitha shkeljet e rënda disiplinore, si fshehja dhe asgjësimi i ankesave të qytetarëve, kryerja e veprimeve të pahijshme, dhënia e informacioneve, pranimi i dhuratave, apo edhe mospranimi për t’u identifikuar kur atë e kërkon qytetari, dënohen me masa të rënda disiplinore që fillojnë nga vërejtjet, paralajmërimet, gjobat dhe deri tek përjashtimi nga policia. Për rastet kur ankesa bëhet për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, masën e merr Ministri i Brendshëm.

Polici është i ndalur:

Të punësohet në veprimtari private të cilat pengojnë plotësimin e kërkesave të detyrës.

Të kryejë ngacmime seksuale apo si drejtues të mos marrë masa kur konstaton ose vihet në dijeni për ngacmime seksuale.

Të kryejë rite fetare gjatë kohës që është në punë, në shërbim me uniformë ose në ambientet e policisë, me përjashtim të përfaqësimeve zyrtare ose të ceremonive të organizuara në rast martesash dhe vdekjesh.

Të përdorë pije alkoolike kur është në detyrë ose kur është me uniformë, përveç rasteve për kryerjen e detyrave të veçanta.

Të shoqërohet apo të qëndrojë me persona, për të cilët duhet të ketë dijeni për shkak të funksionit, se janë persona me precedentë kriminalë dhe të qëndrojë në vende ku dihet se qëndrojnë persona të tillë. Në rastin e lidhjeve të ngushta shoqërore, punonjësi duhet të evitojë sa më tepër të jetë e mundur, kontaktet me këta persona.

Të shprehi kritika publike për Policinë, të nxisë ose të përsërisë thashetheme në formë shkresore, elektronike apo verbale që cenojnë imazhin e institucionit apo personalitetin e punonjësve.

Të mos diskutojë me median apo me persona të tjerë për çdo lloj informacioni që lidhet me zbulimin e veprave penale, pa lejen e eprorit.

Të publikojë në media apo të bëhet korrespondent i saj në emër të policisë, për çështje që kanë të bëjnë me Policinë.

Të kërkojë ose të pranojë shpërblim në të holla, ose në mënyra të tjera, të dhuruara si rezultat i çfarëdo shërbimi policor.

Të mbajë armën në mënyrë të dukshme për publikun, kur është pa uniformë.

Të përdorë lëndë dhe substanca të paligjshme narkotike.

Të pijë duhan në ambientet e ndaluara me ligj, si dhe gjatë shërbimit.

Të paraqitet në detyrë në gjendje të dehur ose nën efektet e substancave stimuluese, me përjashtim të rasteve të rekomanduara nga mjeku.

__________________
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi