Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Forcat komando japin gjak për fëmijët talasemik  Empty Forcat komando japin gjak për fëmijët talasemik

Sat 16 Apr 2011 - 15:36
Nën moton “Një dhurues për një jetë
të shpëtuar”, ushtarakët e Repartit të Shpejtë në Berat kanë dhuruar dje
gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Sipas “Shqip”, dega e Kryqit të Kuq
në Berat, në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut kanë
vijuar dje fushatën e dhurimit vullnetar pranë Repartit të Reagimit të
Shpejtë, në Poshnje të Beratit.

Kanë qenë plotë 40 dhurues gjaku, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për dhurim gjaku nga ana e Kryqit të Kuq.

Nga 40 dhurues gjaku që janë bërë pjesë e kësaj fushate, 20 prej tyre kanë qenë oficere femra.

40 dhuruesit e djeshëm kanë qenë punonjës të këtij reparti dhe oficere
të larta, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre në ndihmë të këtyre
fëmijëve.

20 oficeret e repartit mësohet se kanë shprehur menjëherë iniciativën e
tyre për dhurimin e gjakut, sasi e cila do t’i kalojë Qendrës së
Transfuzionit të Gjakut pranë spitalit rajonal të Beratit.

Burime pranë Degës së Kryqit të Kuq në këtë qytet bënë me dije dje, se
fushata për dhurimin e gjakut u ndal në Repartin e Reagimit të Shpejtë,
që ndodhet në fshatin Poshnje, ku janë numëruar 40 dhurues.

Dhurimi i gjakut u realizua në mjediset e repartit, ku fillimisht
dhuruesit që shprehën dëshirën ju nënshtruan procedurës për fazën
informuese mbi dhurimin e gjakut, ndërsa më pas kanë dhuruar nga 40
gramë gjak.

Kjo fushatë e ndërmarrë nga dega e Kryqit të Kuq synon t’i vijë në
ndihmë të sëmurëve talasemikë, kryesisht fëmijëve që kanë nevoja të
herëpashershme për gjak.

Pranë Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në këtë qytet prej vitesh janë
larguar dhuruesit me pagesë dhe nevojat për gjak mbulohen vetëm nga
familjarët e pacientëve.

Problematik mbetet fakti se rastet emergjente mbulohen me vështirësi nga
vetë familjarët, pasi në këtë qytet nuk ka më asnjë dhurues me pagesë.

Dhurimet e djeshme kanë shënuar pikun e fushatës së dhurimit të gjakut,
pasi oficerët dhe punonjëset e Repartit Ushtarak në Poshnje, repart i
cili është i njohur për përgatitjen e komandove që përfaqësojnë vendin
tonë në misionet ushtarake në botë, ishin të shumtë në numër.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi