Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Aforizma nga njerëz të shquar  Empty Aforizma nga njerëz të shquar

Fri 22 Apr 2011 - 20:09
Lumturi nuk do të thotë të bësh gjithmonë atë që do, por të duash gjithnjë atë që bën.
(Leon Tolstoy)

Në këtë botë nuk ka siguri. Ka vetëm shanse.
(Douglas McArthur)

Fali armiqtë e tu. Kjo i bën të të urrejnë më shumë.
(Oscar Wilde)

Jeta është komedi për ata që mendojnë dhe tragjedi për ata që ndiejnë.
(Horace Walpole)

Zemra ka arsyet e saj që logjika nuk i di.
(Blaise Pascal)

E ardhmja nuk është dhuratë, por arritje.
(William Blake)

Kush nuk mban mend të shkuarën, është i dënuar ta rijetojë.
(George Santayana)

Asnjë arritje e madhe nuk është e mundur pa pasion.
(Friedrich Hegel)

Të gjithë duan të ndërrojnë botën, por asnjë s’do të ndërrojë vetveten.
(Leon Tolstoy)

Në qoftë se doni të fitoni simpatizimin e të tjerëve, duhet të thoni budallallëqet dhe gënjeshtrat më të mëdha të botës.
(Adolf Hitler)

Dorën që s’e kafshon dot, puthe.
(Abu Shakour)

Kur vret një njeri je kriminel, kur vret miliona je pushtues, kur i vret të gjithë je zot.
(Jean Rostand)

Çdo ndarje është një vdekje e vogël.
(George Eliot)

Arti është një gënjeshtër që na ndihmon të shohim të vërtetën.
(Pikaso)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Aforizma nga njerëz të shquar  Empty Re: Aforizma nga njerëz të shquar

Sun 29 Jul 2012 - 16:52
Kohë më parë një burrë ecte në plazh .
Dielli sapo po perëndonte ...Ai ecte dhe
mendonte:
Të kisha një makinë të re do të
ndjehesha i lumtur ..
Të kisha një shtëpi të re do ndjehesha i
lumtur ..
Të kisha një punë të mirë do
ndjehesha i lumtur ..
Të kisha një grua të mirë do ndjehesha
i lumtur ..
...Në atë moment u pengua në një
çantë të mbushur me gurë. Filloi të
luante me ta duke i hedhur një e nga
një në det dhe mendonte: Sikur të
kisha ....do të ndjehesha...deri sa mbeti
vetëm me një gur, të cilin vendosi ta
mbante . Kur arriti në shtëpi vuri re që
guri që mbante në dorë ishte një
diamant ...Mendoi se sa diamante
kishte hedhur në det, pa i vënë re se
ishin gurë të çmuar. Kështu veprojnë
edhe njerëzit ... Ëndërrojnë atë që se
kanë, pa i dhënë rëndësi gjërave që
kanë pranë. Nëse do ti vështronin më
mirë do të vinin re se sa me fat janë...
Lumturia është më afër se mendojnë.
C'do gur duhet ruajtur mirë. C'do gur
mund të jetë i çmuar ! C'do ditë e jona
mund të jetë një gur i çmuar, i
pazëvendësueshëm .
C'do njeri duhet të vendosi nëse ta
çmojë një gur apo ta hedhi në det...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi