Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vajza 16 muajshe bie nga kati i katërt....në krahët e turistes Empty Vajza 16 muajshe bie nga kati i katërt....në krahët e turistes

Sat 23 Apr 2011 - 18:43
Një vajzë shpëtoi për mrekulli pasi ra nga kati i katërt i hotelit ku ndodhej. Jah-Nea Myles vetëm 16 muajshe ra nga ballkoni i ndërtesës dhe fatmirësisht turistja britanike Helen Beard vrapoi për ta kapur duke i shpëtuar jetën.
Të gjithë dëshmitarët e kanë përshkruar gjithçka si një mrekulli të zotit. Nëna 20 vjeçare Helena tha se “falënderoj zotin që shpëtoi jetën e fëmijës tim.
Unë falënderoj shumë atë grua sepse ishte si një ëngjëll që na e dërgoi zoti të kalonte poshtë ballkoneve në atë moment”. Ngjarja ndodhi në Enono Lodge Hotel në Orlando. Incidenti erdhi pasi dera e ballkonit ishte lënë hapur pak dhe fëmija ka kaluar në ballkon kur nëna e saj kishte shkuar në tualet.
Gruaja shpëtimtare tha se ishte duke kaluar kur pa fëmijën që binte poshtë me shpejtësi. Në atë moment ajo ka vrapuar dhe ka zgjatur duart për ta pritur ndërsa njerëzit po ulërisnin. Nëna e fëmijës ka dalë në ballkon dhe ka parë fëmijën në duart e gruas.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi