Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëria dhe Kosova do të kryejnë procedura të përbashkëta të kontrollit të hyrje-daljeve në kufi Empty Shqipëria dhe Kosova do të kryejnë procedura të përbashkëta të kontrollit të hyrje-daljeve në kufi

Wed 11 May 2011 - 1:17
Tiranë, 30 prill 2011- Shqipëria dhe Kosova do të kryejnë procedura të përbashkëta të kontrollit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar.
Marrëveshja u nënshkrua sot nga Ministri i Brendshëm Z. Bujar Nishani dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Z. Bajram Rexhepi.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe Kosovës do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli në hyrje ose dalje në të tria pikat e kalimit kufitar, Morinë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë.
Ministrat Nishani dhe Rexhepi nënshkruan edhe protokollet përkatëse për kryrjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.
Ne së bashku konkretizuam vijimin e një praktike shumë të mirë që padyshim do të konsolidohet akoma më shumë, krijimit të hapësirave më të mëdha, të lehtësirave më të mëdha të lëvizjes së qytetarëve tanë në të dy anët e pikave të kalimit të kufirit. Ky është një hap i parë për të arritur shumë shpejt një praktikë tjetër akoma më të lehtë, atë të hyrjeve dhe daljeve pa kontrolle në pikat e kalimit të kufirit, pra për të adoptuar atë praktikë që sot vendet anëtare të marrëveshjes së Shengenit aplikojnë për qytetarët e vendeve të tyre,-u shpreh Ministri Nishani.
Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve lehtëson lëvizjen e qytetarëve duke ndihmuar në veçanti gjatë muajve të sezonit të sezonit turistik që pothuajse ka filluar gjatë fundjavave, në mënyrë që të kenë një lëvizje sa më të shpejtë në kufi,-theksoi Ministri Rexhepi.
Ministrat Nishani dhe Rexhepi vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm në fushat e luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe kontrollit të kufijve.
Në përgjigje të interesimit të medias mbi masat e marra në kuadër të procesit zgjedhor Ministri Nishani u përgjigj:
Janë marë të gjitha masat në aspektin e garantimit dhe sigurimit të ambjentit normal për zgjedhjet, për publikun, për qytetarin. Nga sa unë jam informuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe drejtuesit e tjerë të strukturave të policisë, është bërë një punë e shkëlqyer në aspektin organizativ, në aspektin e trajnimit dhe njohjes së detyrave të çdo punonjësi policie nga drejtuesi e deri tek më i ulëti në gradën përkatëse. Nga eksperienca e madhe që ka tashmë Policia e Shtetit duke iu referuar asaj të zgjedhjeve të vitit 2007 dhe 2009, jo vetëm që jam i bindur, por ju garantoj juve dhe opinionin publik që çdo gjë do të shkojë në mënyrën perfekte, siç e parashikon ligji dhe ashtu siç e presin dhe e meritojnë qytetarët shqiptarë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi