Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

	 BASHKIMI KOMBËTAR BRENDA NJË SHTETI ËSHTË I DOMOSDOSHËM! Empty BASHKIMI KOMBËTAR BRENDA NJË SHTETI ËSHTË I DOMOSDOSHËM!

Tue 24 May 2011 - 10:13
DEBATI MBI BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË

Shumica e çështjeve të pa zgjedhura nacionale në Evropë dhe më gjerë po i afrohet përfundimit të proceseve të veta. Në mesin e tyre edhe Zgjedhja e Çështjes Nacionale Shqiptare. Këto procese te disa popuj kanë zgjatur më gjatë e te disa më shkurt. Ato nuk janë zhvilluar gjithnjë në të njëjtat rrugë dhe me të njëjtat mjete. Ata popuj që i kanë zgjedhur çështjet e veta nacionale dhe janë në miqësi me popujt fqinjë kanë kaluar në procesin e ri të integrimeve ekonomike mes popujve. Duke mos heq dorë, por gjithmonë duke e ruajtur identitetin e vet nacional, si një vlerë të veçanet identifikimi të interesave kolektiv të një populli!


Për arsye se kohëve të fundit ka filluar të diskutohet mbi çështjen e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë brenda një shteti, dhe rreth kësaj teme po shtrohen shumë pyetje e shumë dilema artificiale, kryesisht nga një grup i njerëzve që kanë dilema rreth identitetit të vet personal, ata në panikë po krijojnë mjegull të pa nevojshme duke kërkua vuarjen në diskutim të arsyeshmërisë të bashkimit kombëtar! Natyrisht se nuk ka dyshim se pas tyre ka edhe forca të huaja që kanë qëndrim armiqësor kundër bashkimit e të barazisë, kundër vetëvendosjes, kundër pavarësisë e të sovranitetit dhe kundër faktorizimit të shqiptarëve në Ballkan e Evropë. Andaj ata qëllimisht po nxisin përçarje artificiale, që prodhojnë efekte mediale, por jo edh efekte reale në drejtim të bashkimit kombëtar.

- Kosova si nocion gjeografik është shumë me vogle se ish KSA e Kosovës, pasi që ajo shtrihet pran krahinave tjera shqiptare të Ana Moravës, të Gollakut, të Llapit, të Shalës e të Drenicës etj! Prandaj Kosova gjrografike është njëra nga krahinat Shqiptare të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë si tërësi.

- Kosova si nocion Politik identifikohet me çështjen shqiptare në is RSFJ dhe është shumë me e madhe se ish KSA e Kosovës! Sepse përfshin të gjitha viset shqiptare në ish RSFJ.
- Kërkesa për krijimin e Republikën Shqiptare të Kosovës as njëherë nuk është marr me avancimin administrativ të statusit të ish KSA të Kosovës në Republikë por

- me avancimin e statusit të kombit shqiptar në ish RSFJ nga pakica nacionale në statusin e POPULLIT. Me aspirata të arritjes së barazisë me popujt ter në ish RSFJ! Pra, Republika e Kosovës është shumë e madhe se sa ish KSA e Kosovës! Tani kur ish RSFJ nuk ekziston kanë pushua tëra arsyet për ekzistimin e këtij koncepti!

- As Kosova dhe as një krahinë tjetër shqiptar nuk është ndarë me vullnetine vet nga Shqipëria por kjo ka ndodh me përdorimin e dhunës nga armiqtë e saj prandaj liria e shqiptarëve domosdoshmërish nënkupton edhe bashkimin kombëtar!

- Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë e shumëfishon forcën ekonomike, kulturore, politike, dhe ushtarake të kombit, që është motivi kryesor i tëra integrimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe në fund

- Koncepti i krijimit të shteteve nacionale nuk ka hapësirë kohore të limituardhe zhvillohet për aq kohë sa nevojitet për zgjedhjen gjithëpërfshirëse të një çështje të caktuar nacionale.


KRIJIMI I SHTETEVE NACIONALE

Me fillimin e shpërbërjes së perandorive feudale brenda të cilave ka qen një populli sundues dhe më shumë popuj të sunduar fillon krijimi i shteteve nacionale. Krijimi i shteteve kombëtare vjen si rezultat i luftës së popujve që kanë qen të sunduar dhe të shfrytëzuar ekonomikisht nga mbretërit e popujve sunduese! Sundimi i huaj mbi një popull gjithmonë për motiv ka përvetësimin e pronës të huaj dhe shfrytëzimin ekonomik të mirave materiale të popullit ose popujve të sunduar! Për të realizuar këto synime sunduesi duhet të e shtypin lirinë e popullit-ve të sunduar dhe me dhunë të bindë që të nënshtrohet diktatit perandorak.

Pra, lufta për krijimin shteteve nacional i ka këto dy komponente:
1) Çlirimin Nacional nga Sundim i Huaj Shtypës dhe
2) Çlirimin Nacional nga Shfrytëzimi Ekonomik i Sundimit të Huaj!


Në momentin kur fillojnë të krijohen shtet e popujve të një përkatësie gjuhësore, territoriale, kulturore dhe gjenetike fillon të përdoret edhe nocioni KOMB! Si një shenjë identifikuese, gjegjësisht dallimi nga popujt tjerë ose përkatësia një grupi social me të cilin individi identifikohet dhe ku gjen mbrojtjen e vet kolektive janë edhe territori kompakt etnik ku ai jeton, kultura dhe traditat unike, interesat ekonomike etj. Pra, KOMBI është një emër tjerë për një popull të caktuar të krijuar natyralisht si një subjekt i veçanet nga popujt tjerë i cili dallohet me gjuhë apo me racë, pran edhe komponentëve tjera që identifikojnë e që e dalloj atë nga popujt tjerë.

Pra:
- Popujt i kanë krijua kombet dhe
- Kombet i kanë krijua shtetet!
- Shtete nuk krijojnë kombe, si ka përpjekje që të rrotullohen tezat me kokë poshtë.

Ose më konkretisht: Për Besimtarët m e feve Zoti, e për Ateistët Natyra i ka krijua Popujt! Ndërsa Popujt i kanë krijua shtetet, që ata i quaj shtete kombëtare! Shtete nuk mund të krijojnë kombe! Shtete nuk mund të krijon gjuhë e tjera kushte për krijimin e kombeve. Shtet mund të krijohen dhe të shkatërrohen por popujt mbesin ata që janë! Mundet të ndodh që një popull të ketë edhe dy e më shumë shtete nëse ka luftë të brendshme. Por munde të ndodh që edhe disa popuj të krijojnë një shtet konfederal, federal apo unitar nëse atë e bëjnë vullnetarisht.


NOCIONET KOMBËTARE, NOCIONET GJEOGRAFIKE, NOCIONET FETARE DHE NOCIONET IDEOLOGJIKE

Nëse ka raste, si SHBA, ku shtetin e përbëjnë pjesët të popujve të shpërngulur nga Evropa e më gjer, aty nuk është fjala për “komb amerikan” sepse Amerika është nocion gjeografik për kontinentin e jo për kombin. Ndërsa përbërja nacionale e Amerikës është shumë nacionale. Kështu që aty mund të flitet për shtetas amerikan e jo për komb amerikan. Bile as “indianët” si banorët më të vjetër të SHBA nuk prezantohen si “komb amerikan”. Pra, Amerika është nocion gjeografik e jo nocion nacional. Nuk ka pas as “komb sovjetik” kur ka ekzistua ish BRSS dhe as “komb jugosllav” kur ka ekzistua ish RSFJ; Nuk ka “komb kapitalist”, “komb socialist” apo “komb komunist” etj. Sikur që nuk ka ”komb Mysliman”, nuk ka “komb Ortodoks”, as “komb Katolik” etj. Edhe pse ka pas përpjekje me krijua kombe të tilla artificiale. Feja është besim e jo identitet nacional, sepse kryesisht ka ma shumë popuj - kombe me një besim fetar! Pra nuk ka “komb Evropian” nuk “komb Ballkanik”, nuk ka “komb Maqedon as nuk ka “komb Kosovar”, sepse këto nocione janë thjesht nocione gjeografike! Rastet kur ndodh identifikimi i nocionit gjeografik me atë kombëtar duhet të përmbushen edhe kushte tjera që u numëruan!


ZGJEDHJA E ÇËSHJES NACIONALE SHQIPTARE SI PAS VULLNETIT TË POPULLIT

- Shqiptarët si popull kanë jetuar bashkë brenda një shteti gjatë gjithë kohës sundimit të Perandorisë Osmane ;
- Shqiptarët kurrë në historinë e vet nuk kanë pas kur far konfliktesh të brendshme,
që të ndahen në më shumë shtete;
- Edhe me Programin Kombëtar të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit të 1878 edhe me
- Edhe me Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare me 28 Nëntor 1912 bëhen për tërësinë e popullit shqiptar në Ballkan
- Me Vendimet e Konferencës së Bujanit të 1943 është deklaruar se shqiptarët dëshirojnë të jetojnë brenda një shteti nën një flamur;
- Edhe Kushtetua e Republikës së Shqipërisë e parasheh bashkimin e kombit brenda një shteti;
- Edhe në Platformën Politike të kërkesës për Republikën e Kosovës të 1969-1981
-Edhe në Vendimet e Bashkimit në LRSSHJ të 17 Shkurtit 1982 thuhet se Populli Shqiptar në RSFJ kërkon bashkimin e trevave etnike brenda Republikës Shqiptare të Kosovës me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje, si pikësynim që hapi i ardhshëm të është bashkimi me shtetin ëmë.
- Edhe në Vendimet e Këshillit Ndërpartiak të 1991 thuhet se nëse RSFJ shpërbëhet Populli Shqiptar nën RSFJ do ti bashkohet shteti ëmë.
- Edhe Betimi i UÇK proklamon vendimi këmbëngulës për bashkimin e trojeve shqiptare brenda një shteti! Pra, nuk ekziston as një dokument i pavarur i shqiptarëve që të ketë deklarua mospajtim me bashkimin kombëtar brenda një shteti!


MOS ZGJEDHJA E ÇËSHJES NACIONALE SHQIPTARE VJEN SI IMPONIM I DHUNSHËM I FAKTROVE TË HUAJ

1) E Kemi Kongresin e Berlinit kur Krahinat veriore shqiptare nga fshati Kufi në Malësinë e Madhe e deri te Nishi i dhurohen Malit të Zi dhe Serbisë;
2) E kemi Konferencën e Ambasadorëve të 1913 të Londrës kur Kosova dhe Maqedonia Shqiptare i dhurohen Serbisë ndërsa Çamëria o dhurohet Greqisë

3) E kemi Mbledhjen "Këshillit Nacionalçlirimtar" të Kosovës, Prizren, korrik 1945, kur në kushte shtetrrethimit të Administratës Ushtarake Jugosllave shpallet Vendimi se Kosova i bashkohet Serbisë;
4) E kemi Mbledhjen e Versajës të 1918 me të cilën gjysma e Shqipërisë vazhdon të mbetet jashtë kufijve të shtetit kombëtar kundër vullnetit të shqiptarëve;
5) E kemi Mbledhjen e Parisit 1945 me të cilën përsëri gjysma e Shqipërisë vazhdon të mbetet jashtë kufijve të shtetit kombëtar kundër vullnetit të shqiptarëve;
6) E kemi Konferencën e Rambujesë të 1999 kur Kosova i imponohet pranimi i autonomisë substanciale dhe sovranitetit të Jugosllavisë në kushte të kulmit të terrorit millosheviqian dhe
7) E kemi Planin e Ahtisarit i cili e ndalon vetëvendosjen e Popullit Shqiptar që ai të bashkohet me shtetin ëmë Shqipërinë dhe përmes të decentralizimit copëtohet Kosova nga brenda me koloni të reja serbe!
8 ) Krijimi i shtetit të kolonizuar KOSOVO nën sundimin e BE, në kufijtë e ish KSA të Kosovës si “shtet multietnik” ku me dhunë bëhet përpjekje për ndryshimin e identiteti shqiptar të Kosovës në “kombin kosovar” janë përpjekje për demolimin e kombit shqiptar si tërësi nacionale e territoriale! Insistimi në “Shteti të kombit kosovar” është në funksionin të përçarjeve mes shqiptarëve që vjen, jo nga brenda por nga qarqet e huaja jashtë kombit shqiptar!


SI U RIPËRSËRIT DHE U VËRTETUA VULLNETI I SHQIPTARVE PËR TË JETUAR TË BASHKUAR BRENDA NJË SHTETI

Së pari të konstatojmë se gjatë kohës që Shqipëria ju nënshtrua copëtimeve të trojeve të veta etnike asaj i mbeti toka jo pjellore dhe bregdeti i thatë. Gjymtyrët ekonomike të Shqipërisë ju shkëputën dhe ato i morën shtete fqinjë. Në një gjendje të tillë të mjerë ekonomike dhe e rrethuar me shtete armike e pa as një aletë të sinqertë, Shqipëria nuk mundte të bënte as gj për pjesët e popullit që ju ndan me dhunë, pa e rrezikua edhe ekzistencën e vet si shtet.

Megjithatë, Shqipëria u forcua dhe u armatos pas luftës së dytë botërore, sa me rastin e volitshëm ajo kaloi në veprim . Ky rast erdhi kur LPK e krijoi UÇK dhe kur ajo ia filloi kryengritjes së armatosur në kohën kur e sëmura r Ballkanit RSFJ po hynte në agonin e vet. Shteti Shqiptar i hapi kazermat e depot e armëve, i vuri në dispozicion të gjithë oficerët e vet në stërvitjen e vullnetarëve të UÇK nga gjitha krahinat e Shqipërisë etnike, ndërsa Populli Shqiptar i Shqipërisë i hapi dyert e zemrave dhe të vatrave të veta për Popullin Shqiptar të Kosovës i cili ju nënshtrua gjenocidit Jugosllav. Çdo gjë që ka arritur Kosova ka arritur në saj të përkrahjes vëllazërore të Shqipërisë dhe në saj të mërgimtarëve shqiptar nga të gjitha vendet e botës. Nuk duhet harruar ndihmën vëllezërve shqiptar të Maqedonisë, të Kosovës Lindore, të Malësisë së Madh e të Çamërisë! Për herë të par pas Lidhjes së Prizrenit Kombi i ynë frymoi i bashkuar me vitin 1998/99! Pastaj vjen edhe përkrahja e Popujve të SHBA dhe të Popujve të Evropës. Pa angazhimin e faktorit të brendshëm kurrë nuk do të vinte përkrahja ndërkombëtare!

Kurrë në historinë e vet kombi shqiptar nuk ka qen më i bashkuar se me vitin 1998/99. Por, kur UÇK i hapi krahët dhe BE e ndjeu rrezikun se edhe Greqia do ta humbte Çamërinë, u ndezën dritat e kuqe të alarmit në Paris, Moskë e Bruksel dhe ndodhi Konferenca e Rambujesë ku me kërcënime e korrupsion, politikisht ju heq koka UÇK! Pastaj në hapësirën shqiptare në Ballkan zbarkuan ushtritë e lindjes e të perënditmi për mos me lan një komb me u bashkua. Andaj sot jemi sërish të ndarë në 6 shtete dhe nga ne duan ti krijojnë “6 kombe”! Derisa ndaj neve Bota po ushtrohet terror politik e psikologjik që të pranojmë të integrohemi edhe me armiqtë qe kanë ushtrua gjenocid ndaj neve qe rresht 130 vite, nga ana tjetër na ndalojnë te bashkohemi me shtetin amë! Derisa na e varfëruan popullin deri në mjerim duke shkatërruan ekonominë nacionale duke e privatizua atë, nga ana tjetër e korruptojnë elitën politike deri në vesh që të ju shërbejnë me dëgjueshmëri kundër interesave të vendit të vet !

Andaj nuk është koha për të udhëhequr fushata boshe se a duhet a nuk duhet bashkuar Shqipëria dhe shqiptarët kur ekzistenca e jon si komb varet pikërisht nga fakti se sa dimi ne të bashkohemi, sepse vetëm kështu mund të mbrojmë qenien dhe substancën ton nacionale!

Ja tani ky grup pseudo intelektualësh i cili po e sheh “rrezikun” për Kosovën nga bashkimi kombëtar dhe publikisht po prezantohet si “KALI i TROJËS” është kah e luan lojën e djallit të armiqve të popullit të vet! Sepse nuk është ky grup pseudo intelektualësh “KALI i TROJËS” por në të vërtetë është vetëm “GOMARI i TROJËS”! Sepse përmes tyre ata po duan të na kontrabandojnë “KOMBIN MUTIETNIK KOSOVAR” dhe pastaj vjen“KALI i TROJËS” me inskenimin e luftërave artificiale mes nesh, si mes dy Koreve, si mes Palestinezëve etj. që kurrë të mos bashkohet Shqipëria. Prandaj “KALI i TROJËS” i vërteti është Grupi për Negociata me Serbinë i cili dirigjohet drejtpërsëdrejti nga Brukseli!

Në këto rrethana unë si njeri nga themeluesit e LPK i bëj thirrje së pari të gjithë luftëtarëve të lirisë të ilegales kudo që janë, gjithë ushtarakëve e ushtarëve të të gjitha Armatave të UÇK, të gjithë të rive e të rejave, të gjithë intelektualëve dhe mbar popullit që maksimalisht të bashkohet mes veti dhe të mobilizohen edhe politikisht edhe në çdo aspekt tjetër që të nisim betejën përfundimtare për bashkimin e kombit brenda një shteti! Mos i dëgjoni marrëzirat e qyqeve se “nuk mund ti prishim të gjitha shtetet për rreth” për ta bërë Shqipërinë e Bashkuar. Ne nuk kërkojmë territoret e kombeve tjera dhe nuk i prishim por i ndriçim ato duke i ndarë nga ata trojet tona etnike qe atyre nuk ju takojnë dhe që na i kanë marr me dhune para 130 viteve! Izraeli po i kthen tokat e veta që arabet ua kanë marr para 2000 viteve! Pse mos ti kthejmë ne tokat tona për te cilat i kemi edhe sot tapitë e tyre! Ne jemi i vetmi Popull në Evropë që po shtohemi numerikisht dhe i vetmi popull që po humb territore. Ne jemi para alternativave kobzeza:
- ose të luftojmë mes veti për hapësirë që po ngushtohet për ditë,
- ose te luftoji për tokat tona me shtetet armike që na i kanë grabitur,
- ose te dyndemi si cergash neper bot si të pa komb e si të pa atdhe!

Duket sikur thirrja ime po tingëllon si thirrje për luftë! JO! Ne duhet ta bashkojmë kombin dhe atdheun ton ashtu si ua bashkuan dy Gjermanit pa as një pikë gjaku dhe pa shkrep as një armë. Me një kryengritja aktive paqësore që të thyen kufijtë “ndërkombëtar” brenda territorit të kombit ton! Duhet krijuar njëstrategji që bashkimi të arrihet hap pas hapi në atë formë që të arrihet së pari bashkimi i Kosovës qendrore me Shqipërinë, pastaj i territoreve tjera me radhë njëra pas tjetrës nga Malësia e Madhe, Kosova Lindore, Maqedonia Shqiptare e deri te Çamëria.

Në përfundim do t´ i them edhe disa fjalë për mënyrën e bashkimit dhe të qeverisjes së përbashkët! Për shkak të gjendjes kaotike në Tiranën zyrtare Shqipëria e Bashkuar duhet të Organizohet në disa Kantone apo Republika Administrative në atë formë si është organizuar Zvicra apo Gjermania Federale. Pjesëmarrja në administratë dhe në pushtet duhet të jetë me barazi të plotë të përfaqësimit proporcionale territoriale, vertikal e horizontale. Si pas mendimit tim Partitë Politike kështu ç’fare janë të pa profilizuara dhe që ma tepër janë banda politike se sa parti politike, duhet ndaluar me ligj. Partitë Politike duhet zëvendësuar me Sindikata Profesioniste qe krijojnë profilet e veta konkrete politike. Dhe qe çdo vendim me interes nacional të merret me Referendum demokratik!
Alkimisti
Alkimisti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 3685
<b>Hobi</b> Hobi : tegjitha ngapak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : nenqellin e hapur
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/05/2011

	 BASHKIMI KOMBËTAR BRENDA NJË SHTETI ËSHTË I DOMOSDOSHËM! Empty Re: BASHKIMI KOMBËTAR BRENDA NJË SHTETI ËSHTË I DOMOSDOSHËM!

Tue 24 May 2011 - 14:39
	 BASHKIMI KOMBËTAR BRENDA NJË SHTETI ËSHTË I DOMOSDOSHËM! 694663
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

	 BASHKIMI KOMBËTAR BRENDA NJË SHTETI ËSHTË I DOMOSDOSHËM! Empty Re: BASHKIMI KOMBËTAR BRENDA NJË SHTETI ËSHTË I DOMOSDOSHËM!

Mon 30 May 2011 - 14:17
	 BASHKIMI KOMBËTAR BRENDA NJË SHTETI ËSHTË I DOMOSDOSHËM! 573234
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

	 BASHKIMI KOMBËTAR BRENDA NJË SHTETI ËSHTË I DOMOSDOSHËM! Empty Re: BASHKIMI KOMBËTAR BRENDA NJË SHTETI ËSHTË I DOMOSDOSHËM!

Fri 24 Jun 2011 - 19:30
Po.
Sponsored content

	 BASHKIMI KOMBËTAR BRENDA NJË SHTETI ËSHTË I DOMOSDOSHËM! Empty Re: BASHKIMI KOMBËTAR BRENDA NJË SHTETI ËSHTË I DOMOSDOSHËM!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi