Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Trafik me varka nga liqeni i Ohrit, 105 kg drogë nga Shqipëria në Maqedoni Empty Trafik me varka nga liqeni i Ohrit, 105 kg drogë nga Shqipëria në Maqedoni

Sun 12 Jun 2011 - 3:04
Policia e Maqedonisë deklaroi sot se ka zbuluar dhe më pas ka bllokuar 105 kilogramë marihuanë, e trafikuar siç dyshohet nga Shqipëria nëpërmjet ujërave të Liqenit të Ohrit.
Gjatë operacionit njoftohet se janë prangosur dy persona, të cilët po trafikonin marihuanën nga territori shqiptar në Maqedoni.
Sipas policisë, dy trafikantët e ndaluar, marihuanën e kishin marrë në Strugë, e cila supozohet se deri aty është sjellë nga Shqipëria, nëpërmjet Liqenit të Ohrit.
Në bazë të analizave është konstatuar se bëhet fjalë për marihuanë cilësore, vlera e së cilës në tregun perëndimor, arrin në 400 mijë euro.
Dyshimet janë se droga do të kalonte në drejtim të Greqisë ose nëpërmjet Kosovës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi