“No kids - 40 arsye për të mos bërë fëmijë”
Sun 10 Jul 2011 - 20:14
Bërja nënë konsiderohet tradicionalisht si gëzimi më i madh në jetën e një gruaje. Po se çfarë çmimi duhet të paguajnë gratë që bëhen nëna, për këtë nuk flet askush
Një libër që thyen tabunë e fëmijëve shokon Francën. A janë fëmijët skllavopronarë që shkatërrojnë lidhjen e çiftit?
Fëmijët janë dhuratë e zotit, thuhet në shumë kultura të botës. Dhe bërja nënë konsiderohet tradicionalisht si gëzimi më i madh në jetën e një gruaje. Po se çfarë çmimi duhet të paguajnë gratë që bëhen nëna, për këtë nuk flet askush asnjë fjalë. Në vendet e industrializuara, ku gratë kanë sot mundësi dhe mjete që të bëjnë fëmijë vetëm kur duan, po shtohen gjithnjë e më tepër çiftet pa fëmijë që bëjnë reklamë për veten. Motoja e tyre është jo childless "jo pa fëmijë", por childfree "të lirë nga fëmijët". Çifte të tilla duan të jetojnë pa shqetësimet që sjellin me vete fëmijët dhe për këtë për ta po ndërtohen komplekse turistike speciale apo lagje luksoze në të cilat motoja është: No kids!
Kjo modë e re, e cila është e përhapur sidomos të zonat anglo-saksone, po përfshin tani edhe Francën, në një kohë që i gjithë vendi është përfshirë nga ethet e bebeve qëkurse është bërë e njohur se ajo zë vendin e parë në Evropë sa u përket lindjeve të fëmijëve. Sipas statistikave kuota e lindshmërisë në vitin 2006 ishte mbi dy fëmijë për grua. Ajo që e importoi këtë modë në Francë është Corinne Maier, e cila ka botuar librin provokativ "No kids - 40 arsye për të mos bërë fëmijë".
Thyeja e një tabuje
Shkrimtarja Corinne Maier bën thirrje për rezistencë dhe sjell për këtë arsye të forta: "Argumenti i parë për të mos bërë fëmijë është, se lindja e fëmijëve na detyron të bindemi, të përshtatemi, sepse kështu e kërkon shoqëria.
Kush ka fëmijë nuk i përballon dot ethet e blerjeve, sepse që t'i bëjmë të lumtur fëmijët ne duhet t'u blejmë atyre shumë gjëra, ose të paktën për këtë mundohen të na bindin. Po ashtu, kush ka fëmijë duhet të sillet mirë, sepse askush nuk ka parë ndonjëherë prindër që të hedhin bomba për të rregulluar botën. Pra shoqëria kërkon prej nesh që të bëjmë fëmijë në mënyrë që të integrohemi mirë në shoqëri, për të përmbushur detyrimet tona, ndër të cilat bën pjesë gjoja edhe sjellja e fëmijëve në jetë, të cilët do të bëhen më vonë qytetarë paqësorë dhe të përshtatur."
Fëmijët - skllavopronarë që shkatërrojnë lidhjen e çiftit
Me veprën e saj “No kids" Corinne Maier synon t'i çjerrë maskën shoqërisë dhe sjell për këtë edhe 39 arsye të tjera. P.sh.: Fëmijët shkatërrojnë lidhjen e çiftit. Në rast se dy të dashuruar bëjnë fëmijë, atëherë pasioni romantik merr fund për një kohë të gjatë. Fëmijët janë skllavopronarë, që u shkaktojnë prindërve shumë punë dhe nuk ua shpërblejnë asnjëherë me të vërtetë. Apo ai që ka fëmijë, sillet shumë shpesh si çilimi.
Corinne Maier kundërshton energjikisht në librin e saj kultin që mbizotëron në shoqëri për fëmijët dhe përbuzjen me të cilën shoqëria reagon ndaj atyre çifteve që vendosin të mos lindin fëmijë. Me librin e saj të shkruar në formë pamfleti ajo ka thyer padyshim një tabu. Në forume të ndryshme interneti janë ndezur diskutime të zjarrta. Ka gra që shkruajnë se sa barrë e rëndë janë për to fëmijët, të cilët i kanë lindur jo se donin, por sepse familja, miqtë apo fqinjët thuajse i kishin detyruar për këtë me këmbënguljen e tyre.
Diskutime kontroverse në Francë
Që kjo temë nuk është korrekte nga pikëpamja politike, dëshmojnë reagimet e mediave në recensionet e të cilave ky libër është kritikuar pa masë duke i rekomanduar publikut që të mos e lexojë. Por pas tezave provokative dhe pllakative të autores Corinne Maier ka edhe një sërë gjërash që të bëjnë të mendosh. P.sh.: në vendet e industrializuara barra e fëmijëve bie në radhë të parë në shpatullat e nënave. Kjo do të thotë se kërkesat e fëmijës janë në radhë të parë dhe ato të nënës në vend të fundit, pra që gratë me fëmijë humbasin thuajse çdo të drejtë për një jetë sipas kokës së tyre.
Corinne Maier e di mirë këtë, sepse është vetë nënë e dy fëmijëve në moshën e adoleshencës. "Në librin tim ka shumë gjëra që lidhen me mua dhe me përvojën time si një nënë, që do t'i bëjë të gjitha sa më mirë. Kur po shkruaja librin më ra në sy se sa shumë bëj unë për fëmijët e mi duke qëndruar në shtëpi dhe duke i marrë të gjitha gjërat shumë për zemër. Sot përpiqem të sillem ndryshe. Për vite të tëra u kam ndihmuar fëmijëve për të bërë detyrat e shtëpisë, gjë që më ka lodhur dhe nervozuar pa masë. Sot nuk e bëj më këtë dhe kjo ma bën jetën më të lehtë. Dhe notat e tyre nuk kanë ndryshuar, tek e fundit nuk duhet t'i marrësh të gjitha gjërat kaq seriozisht." - sqaron autorja.
Mesogruaja nuk e ka për herë të parë që provokon me librat e saj. Para disa vjetësh ajo botoi librin “Mirësevjen dembelizëm", në të cilin bën thirrje që në punë të bësh vetëm gjërat më të domosdoshme dhe që pjesën tjetër të kohës në punë ta kalosh duke bërë gjëra të bukura. Ky libër u shndërrua shumë shpejt në një bestseller.
marre nga gazeta Shekulli

- Ka 16 femije po nuk ka bere asnjehere dashuri me nje femer?
- I vdes i dashuri, gjen mënyrën për të bërë fëmijë me të
- Ky njeri thotë se ka bërë seks me një jashtëtokësore, ka fëmijë !
- Thoni Prapesine Me Tmadhe Qe Keni Bere Kur Keni Qene Femije . .?!
- Jeni bërë pishman për zgjedhjet që keni bërë në Jetë?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi