Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët luajnë kumar me “ilaçin” kundër kancerit Empty Shqiptarët luajnë kumar me “ilaçin” kundër kancerit

Sun 31 Jul 2011 - 21:59
Shqiptarët luajnë kumar me “ilaçin” kundër kancerit Vidatox_Homeopatico-500x328-300x196
Sapo merr pensionin mujor, Jolanda Kena nxiton për në farmaci. Eshtë 61 vjeç dhe mjekët e kanë diagnostikuar me kancer në mitër para katër muajsh. Ka vendosur të kurohet vetë me atë që e quan si ‘ilaç të mrekullueshëm”, Vidatoksin.
“Në fakt, nuk është një ilaç i vërtetë. Eshtë vaj akrepi. Disa thonë se mund të më ndihmojë të kuroj sëmundjen. E kam zgjedhur këtë mjekim, por në të njëjtën kohë vazhdoj edhe kimioterapinë,” thotë Kena për SETimes.
Ekziston një debat në Shqipëri mes onkologëve në lidhje me shitjen e Vidatoksit. Shitja e produktit është e ndaluar në Shtetet e Bashkuara dhe në BE, por përdorimi i produkteve dhe mjekimeve homeopatikë në Shqipëri është kryesisht i parregulluar.
Duke folur për SETimes, administratori i ndërmarrjes Pharma-Matrix e cila tregton ilaçin Thoma Jançe, shpjegon se Vidatoksi është një produkt krejtësisht natyral i prodhuar në Kubë. “Lufton qelizat e tumorit dhe ka një dozë shumë të vogël helmi të akrepit blu,” thotë ai.
“Nuk mund të them se mund të zëvendësojë kimioterapinë apo të bëjë mrekulli. Por, është përdorur në 10.000 persona dhe tani është verifikuar se mund të pakësojë masat e tumorit. Një prej këtyre shembujve jam unë vetë.”
Vidatoksi hyri në tregun shqiptar vetëm dy muaj më parë dhe autoritetet shtetërore u kapën të papërgatitur nga çështjet ligjore.
“Vidatoksi nuk është ilaç i regjistruar në Shqipëri dhe lista rregullatore e ilaçeve nuk përmban asnjë produkt të homeopatisë. Duhet të kuptojmë nëse ky produkt sjell efektet për të cilat është reklamuar apo nëse është një mashtrim i pastër. Nga ana tjetër, nuk mund të ndalojmë përdorimin nga dikush të ilaçeve tradicionale,” thotë për SETimes Ahmet Hysa, drejtor i Drejtorisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndërkohë që autoritetet punojnë për të verifikuar dokumentacionin, Urdhri i Mjekut, një agjenci që vepron për llogari të ministrisë së shëndetësisë, ka pezulluar dy mjekë, Aurora Skënderi dhe Melinda Agolli, që kanë rekomanduar përdorimin e Vidatoksit.
Asnjëra prej tyre nuk ishte e liçensuar nga ministria, një procedurë që kërkohet për të gjithë ata që dëshirojnë të praktikojnë profesionin e mjekut. Të dyja mjeket thonë se ishin trajnuar nga kolegë kubanë përpara se t’u rekomandonin Vidatoksn pacientëve të tyre.
Zyrtarët e Institutit Alb-Shkenca këshillojnë të gjithë pacientët që të jenë të kujdesshëm, madje edhe skeptikë me këtë terapi të re.
Profesor Niko Qafoku dhe Dr. Altin Stafa thonë për SETimes “Tani, nuk ka asnjë kërkim shkencor të publikuar në ndonjë revistë prestigjioze mjekësore që ilustron mekanizmin funksionues të kësaj substance. Prodhuesit e Vidatoksit nuk ofruan ndonjë provë të qartë eksperimentale klinike apo shkencore të substancës.”
Ndërsa debati vazhdon, Vidatoksi është duke u shitur në farmaci. Një shishe 30 ml shitet për 98 euro. Pacientë si Kena e konsiderojnë atë të vlefshëm, nëse jo për anën fizike, të paktën për anën psikologjike. Vetëm koha do të tregojë nëse ajo ka bërë zgjedhjen e duhur.

Gazeta Tema !
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shqiptarët luajnë kumar me “ilaçin” kundër kancerit Empty Re: Shqiptarët luajnë kumar me “ilaçin” kundër kancerit

Sun 31 Jul 2011 - 22:01
si gjithmone ...vendi yne ban budalliqe me jeten e nerzve
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi