Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Regjistrimi, Aleanca Kuq e Zi: Greqia autore e ligjit  Empty Regjistrimi, Aleanca Kuq e Zi: Greqia autore e ligjit

Thu 4 Aug 2011 - 16:47
Aleanca Kuq e Zi akuzon Greqinë se është autore e ligjit për regjistrimin etnik. Kreu ekzekutiv i Aleancës Kuq e Zi, Redi Ramaj kërkon nga ministri i Inovacionit Genc Pollo që të mos heshtë po t'i përgjigjet parlamentit grek."Greqia sapo nisi
pretendimet e saj territoriale. Po vërtetohen akuzat se Greqia është autore e ligjit për regjistrimin etnik", tha Ramaj.Sipas tij, kushtet e Greqisë për regjistrimin etnik janë të papranueshme.Aleanca: Shqiptarizim emrave të qyteteveAleanca Kuq e Zi nis një aksion të ri per shqiptarizimin e emrave te qyteteve.Kreshnik Spahiu, kreu i lëvizjes, duke folur nga Pogradeci, u shpreh se se do të propozohet një ligj për toponimet me qëllim ndryshimin e emrave të qyteteve me origjinë sllave.Regjistrimi, Spahiu: Protesta në tetorKreshnik Spahiu deklaron se Greqia nuk mund t'i imponohet Shqipërisë për të ndjekur procesin e regjistrimit etnik, kur vetë ajo si anëtare e BE-së nuk e aplikon këtë procedurë."Greqia nuk njeh pakica etnike apo pakica kombëtare në territorin e saj. Ne denoncojmë servilizimin qeveritar ndaj Greqisë", tha Spahiu, duke paralajmëruar nisjen e protestave të Anëtarëve të Aleancës Kuq e Zi në muajin tetor.

Historiani Pëllumb Xhufi theksoi se regjistrimi me kriteret e vendosura në ligj, shënon përplasje flagrante me konventën ndërkombëtare.

"Ky lloj regjistrimi është në kundërshtim me Kushtetutën.Ideja për këtë regjistrim dhe alarmi i parë janë dhënë që në vitin 2004, tha Xhufi.

Ndërkohë që shtohet lista e anëtarësisë së Aleancës, pasi me dhjetëra intelektualë i bashkohen kësaj nisme. Nga ana e saj Aleanca Kuq e Zi deklaron se deputetët e parlamentit shqiptar shkelën rëndë Kushtetutën, duke votuar edhe për kolegët që nuk ishin në sallë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi