Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sekuestrohet makina dhe armët që vranë heroin Enver Zymberi Empty Sekuestrohet makina dhe armët që vranë heroin Enver Zymberi

Fri 2 Sep 2011 - 18:56
Një aksion bastisjeje, i kryer dje në veri nga Policia e EULEX-it dhe KFOR-i, ka rezultuar me konfiskimin e një sasie armësh dhe një veture, nga e cila dyshohet se është kryer vrasja e policit Enver Zymberi. Në këtë aksion nuk është arrestuar askush, por zyrtarë të EULEX-it thonë se ekzistojnë urdhër-arreste për gjashtë persona të dyshuar.Prova të reja të konfiskuara do të plotësojnë lëndën penale procedimi i së cilës pritet të sjellë para drejtësisë të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zymeri.Në fakt, EULEX-i i vlerëson të vlefshme provat e konfiskuara në operacionin e djeshëm në veri ku përveç armëve është konfiskuar edhe një veturë.Operacioni policor i udhëhequr nga EULEX-i e ikoordinuar me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës është shtrirë në 4 prona private në Zupc të Zubin Potokut.Operacioni i djeshem policor në veri ka zënë vend edhe në adresimin e kryeministrit para deputetëve të Kuvendit. Derisa ka ripërsëritur qëndrimin se parapa strukturave kriminale në veri qëndron Beogradi, kryeministri Thaçi ka porositur politikanët në Serbi që të mos fshehin vrasësit e policit kosovar dhe që të distancohen nga politika e Milosheviqit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi