Një rrugë e Prishtinës do të quhet “Enver Zymberi”
Sun 7 Aug 2011 - 18:22
Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka vendosur që një rruge të kryeqytetit t'ia lë emrin e heroit më të ri të Kosovës, Enver Zymberi.Kryetari Mustafa i shoqëruar nga drejtori i infrastrukturës Ridvan Shahini dhe drejtoresha e Urbanizmit, Luljeta Sokoli, kanë inspektuar të dielën punimet, të cilat po zhvillohen në rrugët “Fehmi Agani” dhe “UÇK”, si dhe ka inauguruar rrugën përreth stadiumit, prapa “Pallatit të rinisë”.Ai gjatë inspektimit të punëve që po zhvillohen në rrugën “Fehmi Agani” dhe “UÇK”, ka thënë se për ndërtimin e këtyre rrugëve janë dhënë rreth 466 mijë euro, ndërsa me rreth 262 mijë euro ka kushtuar rruga prapa stadiumit të Prishtinës.Ndërsa ai bëri të ditur se do të bëjë kërkesë tek Komisioni për Emërtimin e Shesheve, që rruga prej Agjencionit Kosovar të Inteligjencës deri tek rruga “Fehmi Agani”, ta ketë emrin e heroit më të ri të vendit, Enver Zymberi.“Unë po ashtu si kryetar i komunës, do t`i propozojë Komisionit për Emërtimin e Shesheve dhe rrugëve që kjo pjesë e rrugës këtu, e cila fillon nga Agjencioni Kosovar i Inteligjencës, deri në rrugën “Fehmi Agani” të marr emrin e heroit më të ri Enver Zymberi, sepse konsiderojmë se i takon që në këtë pjesë të gjendet emri i tij, dhe po ashtu vepra e tij dhe flijimi i tij për Kosovën do të shënohej brenda qytetit”, ka thënë Mustafa.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi