Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shoqatat japin alarmin, Serbia po na vjedh heroin Empty Shoqatat japin alarmin, Serbia po na vjedh heroin

Thu 22 Dec 2011 - 17:20
Serbia është duke bërë çdo gjë për të përvetësuar figurën e madhe të perandorit të madh romak me origjinë dardane, Konstandinin e Madh. Për ta bërë këtë, shteti serb është duke bërë fushatë të ashpër në të gjitha instancat botërore, që nga Vatikani e deri në Hollivud, dhe për këtë janë angazhuar jo vetëm presidenti i shtetit serb, por edhe të gjitha institucionet shkencore e kulturore. Madje, shteti serb ka dhënën 100 milionë dollarë që Hollivudi të bëjë një film me skenar të një serbi për Konstandinin e Madh, që ky të paraqitet si serb. Kështu u tha dje në Tribunën shkencore që u mbajt nën organizimin shoqatave "Gallabi", "Aton Pashku" , "Miqtë ë Amerikës", Unioni i letrarëve të kryeqytetit, për figurën e kësaj figure botërore, posaçërisht më rastin e 1700 vjetorit të legalizimit të krishterimit, po nga ky perandor. Po në këtë tribun është thënë se një grup hulumtuesish kanë ardhur ne përfundim se varri i Konstandinit të Madh është diku në Kosovë, por të gjeturat e sakta do të bëhen të ditura vitin e ardhshëm, po në një aktivitet të ngjashëm. Një ndër organizatorët e këtij aktiviteti, Frrok Kristaj, është shprehur se shoqëria shqiptare duhet të shqetësohet seriozisht me ofensivën serbe për të tjetërsuar figurën e heroit dhe ka shtuar se shteti serb me vite është duke u munduar të përvetësojë figurat tona heroike, si Skënderbeun, Nënë Terezën, Kukuzelin, Jistulianin, e të tjerë. Ai ua sheh për të madhe institucioneve tona shkencore, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, që nuk merren me ndriçimin e figurave të njohura botërore, që dalin nga paraardhësit tanë. Ai ka thënë se nuk mund të merret si shkas vendlindja e Konstandinit, Nishi i sotëm, që ai të paraqitet si serb, pasi, sipas Kristajt, dihet se në kohën kur lindi legalizuesi i krishterimin në Perandorinë romake, Nishi ishte ndër qytetet kryesore të Dardanisë. "Por, ç't'i bësh pasi shtetet shqiptare heshtin, sikur që heshtin edhe akademitë tona, kurse akademitë sllave e greke shpifin e grabisin, kurse akademikët tanë heshtin", ka thënë Kristaj. Ndërsa kryetari i shoqatës "Galabi", Islam Veliu, është shprehur se aktiviteti i sotëm për Konstandinin e Madh është vetëm fillimi i disa aktiviteteve që në ta ardhmen do të organizohen për të kujtuar figurën e Konstandinit të Madh. "Vitin e ardhshëm do të mbahet një simpozium shkencor, ndërsa më 2013, po në Prishtinë, parashihet të mbahet një Konferencë ndërkombëtare për figurën e Konstandinit të Madh", ka thënë Valiu. Ndërsa, në referatin e tij, Besim Morina është shprehur se Konstandini i Madh, i dalë nga gjiri i popullit dardan, në "Ediktin e Milanos", më 313 e shpalli krishterimin fe zyrtare, duke u dhënë fund persekutimeve të krishterëve. "Pra, paqësimi i Kishës si dhe mbarimi i përndjekjeve të mëdha kundër të krishterëve mbajnë vulën ilire, sikur e kanë theksuar studiuesit", ka pohuar Morina. Për Konstandinin e Madh dhe figurën e tij, gjatë tribunës, folën edhe studiues të tjerë, si: Prend Buzhala, Ramadan Musliu, Arben Arifi, etj. //kosovasot
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shoqatat japin alarmin, Serbia po na vjedh heroin Empty Re: Shoqatat japin alarmin, Serbia po na vjedh heroin

Fri 23 Dec 2011 - 2:07
Tema zhvendoset nga lajmet e fundit ne historine shqiptare.

Keto jane fakte te nje lufte te dyte...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi