Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Interneti na ndryshon trurin Empty Interneti na ndryshon trurin

Sat 22 Oct 2011 - 17:23
Interneti na ndryshon trurin 757013851lajmetari757013851
Interneti duket se do të sjellë në evoluim të njeriut. Një studim tregon se rrjetet sociale dhe interneti mund të jenë duke ndryshuar trurin e njeriut dhe jetën tonë sociale. Studimi ka vrojtuar pamjen 3D të trurit të 125 studentëve nga Londra.

Nga skanimi i trurit u vu re se ka një lidhje mes numrit të miqve në Facebook dhe madhësisë së caktuar të trurit në disa zona. Por nuk është e qartë nëse përdorimi i rrjeteve sociale rrit materien gri apo ata me këtë strukturë truri janë më të aftë për të bërë shokë.

“Nuk mund të mohohet më impakti i jashtëzakonshëm që interneti ka pasur në jetët tona, por për momentin kuptojmë shumë pak rreth impaktit të tij në trurin tonë, i cili është një prej pjesëve që ndryshon më shpejt gjatë evolucionit të njeriut”, u shpreh John Williams, shefi i kabinetit të neuroshkencës në Wellcome Trust.

”E gjithë pyetja që shtrojmë tani është se sa kohë duhet që të ndodhin ndryshime të vërteta në trurin tonë. Nëse kjo do të vërtetohet, atëherë interneti do të shndërrohet në katalizatorin më të shpejtë evolutiv në historinë e njerëzimit”, u shpreh një prej udhëheqësve të studimit, doktoresha Ryota Kanai./k.a/


B;gjuhashqipe

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi