Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Facebook” në akuzë, rrit fiktivisht përdoruesit? Empty “Facebook” në akuzë, rrit fiktivisht përdoruesit?

Fri 4 Nov 2011 - 0:19
“Facebook” në akuzë, rrit fiktivisht përdoruesit? %E2%80%9CFacebook%E2%80%9D-ne-akuze“Facebook” është vendosur në qendër të spekulimeve, për krijimin e informacioneve shtesë, të cilat përdoren për t’i rritur vlerën rrjetit social më popullor në botë.

Akuzat janë bërë nga Komisioneri Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave Kompiuterike, i cili pretendon se kompania e drejtuar nga Mark Zuckerberg ruan ose krijon adresa e profile të paqëna.

Megjithatë, “Facebook”, i cili numëron 800 milion përdorues, i ka mohuar të gjitha spekulimet, duke i cilësuar si “gënjeshtra keqdashëse”.

I pari që hodhi dritë mbi skandalin ishte një student 24-vjeçar i informatikës, i cili i bëri kompanisë një kërkesë zyrtare që t’i dërgonte të dhënat e tij personale.

“Facebook” iu përgjigj duke i dërguar një cd ku përfshihej i gjithë aktiviteti që në hapjen e profilit, por gjithashtu ishin prezente edhe shumë informacione të fshira. Në database, duket se ruhen edhe emailet që përdoruesit i nisin shokëve të tyre ftesën për t’u bashkuar në Facebook, edhe nëse ata nuk regjistrohen në të.

Vetë studentit i figuronin disa adresa emaili. Të gjitha kishin qenë të tijat, por ai i kishte ndryshuar vazhdimisht duke i mbivendosur. Ruajtja e adresave, sipas studentit irlandez, lejon “Facebook” të rrisë vlerën e tij në mënyrë fiktive.

Në çështjen e hapur në një gjykatë europiane, e cila ka juridiksion për të gjykuar “Facebook” në kontinent, avokatit e studentit pretendojnë edhe që kërkesa e informacioneve si opinionet politike, besimet fetare apo orientimi seksual thyejnë të drejtën e privacisë dhe krijojnë premisat për abuzim me të thëna personale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi