Nxori në profil imazhet në bikini, fotot përfunduan në faqe pornografike
Sat 12 Nov 2011 - 0:53
Një vajzë adoleshente ka treguar historinë e saj të tmerrshme ndërsa e pa veten të kthehej në seks simbolin e internetit për shkak të disa fotove të publikuara në profilin e saj e që ranë në duart e personave keqdashës. Angie Varona ndryshoi shkollën dy herë pasi në mënyrë konstante ndjehej e ngacmuar për shkak të fotove të shpërndara në internet në vitin 2007 kur ishte 14 vjeçe. Tanimë ajo është 18 vjeçe dhe tregon se si i kishte ngarkuar në internet fotot e saja provokative me bikini në një profil ndërsa qëllimi ishte thjesht të ja tregonte të dashurit të saj. Ky vendim e mori në qafë për disa vite. Fotot e saja ishin vendosur shumë shpejt të faqe të shumta pornografike dhe ishin shpërndarë në internet. Një kërkim me emrin “Angie Varona” në Google të ofronte 65 mijë imazhe.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi