Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët Empty Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët

Thu 24 Nov 2011 - 19:14
Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët Genc-sulcebe“Prova e ADN” krijon hartën gjenetike të popullatave të Ballkanit.
Shqiptarët rezultojnë të jenë më afër gjenetikisht me popullatën greke, sesa me atë serbe. I prezantuar dje në simpoziumin “Imunologjia në erën e re gjeonomike”, organizuar nga Shërbimi Universitar i Imunologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, Fakulteti i Mjekësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, studimi krahasues për herë të parë përfshin të gjitha popullatat e rajonit dhe mundëson plotësimin e “puzzle”-it ballkanik në këtë fushë. Sipas shefit të shërbimit të imunologjisë, Genc Sulçebe, studimi i polimorfizmit imunogjenetik në popullatat shqiptare u realizua me metodat e fundit të biologjisë molekulare, ndërsa studimi i distancave dhe hartave gjenetike u krye me metodologjitë më bashkëkohore antropologjike, si dhe me programe kompjuterike të specializuara. “Rezultatet e studimit bënë të mundur hartimin e hartës aktuale gjenetike të popullatave që jetojnë në rajonin ballkanik, duke paraqitur me anë të “provës së ADN-së” raportet e këtyre popullatave në këtë rajon”, tha Sulçebe. Studimi përfshiu, përveç popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, edhe 10 popullata të tjera ballkanike, 12 popullata europiane dhe 2 aziatike. Përfundimet e këtij studimi vënë qartë në dukje afërsinë gjenetike midis popullsive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, duke u nisur nga llogaritja e distancave gjenetike. Pasojnë po nga këndvështrimi i distancave gjenetike popullatat maqedonase, greke, bullgare, kroate, boshnjake, serbe, italiane, rumune dhe turke, të renditura këto sipas rritjes së këtyre distancave. Popullatat e tjera europiane radhiten në distanca më të largëta gjenetike, të cilat në përgjithësi janë në përpjesëtim të drejtë me distancat gjeografike. “Ajo që bie në sy në studimin tonë, është fakti se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash. Në një grup mund të futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare (distancat gjenetike në rritje nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08)”, ka sqaruar Genc Sulçebe. Sipas tij, popullatat italiane, rumune dhe turke, me distancë gjenetike respektivisht 0.12, 0.13 dhe 0.15, janë të vendosura më larg në lidhje me popullsinë shqiptare.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët Empty Re: Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët

Thu 24 Nov 2011 - 19:37
...Perderisa gjuhes greke i zbulohet prejardhja e saj nga gjuha Shqipe, ngjashmeri do kete!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët Empty Re: Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët

Thu 24 Nov 2011 - 19:38
Luan_Valikardi shkruajti:...Perderisa gjuhes greke i zbulohet prejardhja e saj nga gjuha Shqipe, ngjashmeri do kete!

Por jo se greket jane SHQIPTARE.
Glaucias
Glaucias
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 216
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shume larg
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/12/2010

Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët Empty Re: Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët

Thu 24 Nov 2011 - 19:49
Greket nuk jane shqiptare, por nje pjese e madhe e popullsise se saje jane shqiptare dhe ata jane Arvanitas (Αρβανίτες).
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët Empty Re: Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët

Thu 24 Nov 2011 - 20:05
Sa pash ne tv alfa ketu tani ne nje emision "dicka gatuhet" dhe po gatuante nje e moshuar "ARVANITE" dhe ja kishin mare dhe kenges "Arvanite kenge thoni, gjuhene mos e harroni"...

Pikerishte kete kenge:


Dhe e dallova shume qarte "shqiptimin" nga televizori, por grrreku i quajti kenge vllahe!!!

Kaq te shpifur jane...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët Empty Re: Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët

Thu 24 Nov 2011 - 20:06
Glaucias shkruajti:Greket nuk jane shqiptare, por nje pjese e madhe e popullsise se saje jane shqiptare dhe ata jane Arvanitas (Αρβανίτες).

Po ashtu, shok.
Glaucias
Glaucias
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 216
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shume larg
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/12/2010

Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët Empty Re: Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët

Thu 24 Nov 2011 - 20:17
E paska thene bukur ne video, 3 000 000 shqiptare ne greqi dhe po tu bashkangjisim dhe rreth 1 000 000 emigrante shqiptare qe jetojne atje, i bie qe gjysma e popullsise greke perbehet nga shqiptaret.
Sponsored content

Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët Empty Re: Gjenet në Ballkan, shqiptarët më të ngjashëm me grekët

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi