Trafiku i drogës në Itali, arrestohen dy gra në Durrës
Sat 3 Dec 2011 - 12:56
Durrës, 3 dhjetor 2011, NOA – Policia e Durrësit ka arrestuar për llogari të drejtësisë italiane tre persona të cilët janë dënuar në mungesë për trafik të lëndëve narkotike.
Operacioni është zhvilluar ditën e djeshme dhe të tre qytetarët janë kapur gjatë operacioneve të ndryshme. Dy prej të arrestuarve janë gra.
Në orën 17.00 është arrestuar Sami Osmani, 59 vjeç. Osmani është dënuar nga Gjykata e Bolzanos në Itali, me vendim të datës 22.07.2011, e ka dënuar me 5 vjet, 3 muaj e 13 ditë burg. Ai është dënuar për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.
Ndërsa në orën 21.00, u bë ndalimi i gruas me inicialet N. O., 54 vjeçe, banuese në Durres. Edhe ndaj saj Gjykata e Bolzanos, me vendim penal të datës 22.07.2011 e ka dënuar atë me 5 vjet, 5 muaj e 14 dite burg. Po ashtu policia ka arrestuar dhe gruan me inicialet E.T., 32 vjeçe, banues në Durrës. Edhe ndaj saj Gjykata e Bolzanos, e ka dënuar 5 vjet, 8 muaj e 19 ditë burg.
Për të tre personat do të ndiqen procedurat për ekstradimin e tyre dhe vënien në dispozicion të autoriteteve te drejtësisë italiane.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi