Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Breivik:”Nuk jam i çmendur, më bëni procesin” Empty Breivik:”Nuk jam i çmendur, më bëni procesin”

Sun 4 Dec 2011 - 16:21
Breivik:”Nuk jam i çmendur, më bëni procesin” 49032Oslo – Anders Behrig Breivik, autori i tragjedisë në Oslo dhe në ishullin Utoja, të 22 korrikut të kaluar, kundërshton përfundimin e raportit të psikiatërve që e kanë shpallur “skizofrenik paranojak” dhe kështu penalisht jo i përgjegjshëm për masakrën e 77 personave.

Breivik me anë të avokatit të tij, mohon të jetë i sëmurë mendor. Legali Odd Ivar Groen tregon se ka ekzaminuar për gjashtë orë raportin, 243 faqe gjithsej, me klientin e tij dhe ka gjetur gabime, keqkuptime dhe deklarata të shkëputura nga konteksti i tyre.

“Breivik,- ka hënë avokati- është në merak se ekspertët që kanë shkruar raportin nuk kanë njohjet e duhura ideologjike e politike. Psikiatrit sipas ekstremistit kanë kualifikuar si të çuditshme disa nga deklaratat e tij që në fakt nuk janë”.

Prandaj Breivik thotë se nuk pranon tezat e tyre sipas të cilave ai është i sëmur mendor. Raporti i ekspertëve, i dorëzuar në prokurorinë e Oslo-s, do të duhet të kalojë nëpërmjet një komisioni mjeko-ligjor. Nëse diagnoza e ekspertëve do të konfirmohej, për Breivik do të hapej hipoteza e një mbyllje përjetë në një strukturë për sëmundje psikiatrike.

(ar.si/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi