Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Babai i 5-vjeçarit: Djalin e pickoi gjarpri, ma vdiqën mjekët për 8 mijë lekë  Empty Babai i 5-vjeçarit: Djalin e pickoi gjarpri, ma vdiqën mjekët për 8 mijë lekë

Fri 9 Dec 2011 - 13:52
Babai i 5-vjeçarit: Djalin e pickoi gjarpri, ma vdiqën mjekët për 8 mijë lekë  49235TIRANË- “Nuk e fal gjakun e djalit, po me kalbet në dhe vetëm 5 vjeç, pasi mjekët e spitalit, më thanë që nuk ka ilaç në spital, duhet ta blini, por duhen 80 mijë lekë të vjetra. Nuk kishim”,- kështu ka pohuar për "Gazeta Shqiptare" babai i viktimës, 42- vjeçari Hyqmet Balliu nga fshati Leminot i Korçës.
Babai rrëfen i përlotur se : “Shkova të marr borxh, por kur ai u ktheva ishte vonë. Fëmijën që ma kishte pickuar gjarpri, vdiq gjatë rrugës për në Tiranë. Nuk e lë me kaq. Edhe pse jam i varfër, unë do kërkoj drejtësi”.
Hyqmeti pavarësisht varfërisë që e rrethon është shprehur se: “Nuk do lejoj që mjekët që më vdiqën djalin e u nxorën të pafajshëm, të më lëndojnë dyfish”.
Reagimi i tij vjen pas një kalvari 2-vjeçar gjyqesh, ku Ilir Milo, mjeku reanimator i spitalit Rajonal të Korçës dhe infermierët Julian Mato, Olgert Hoxhalli dhe Kostika Karamitro, dolën të pafajshëm për akuzën "mjekim i pakujdesshëm me pasojë vdekjen e 5-vjeçarit Viktor Balliu.
(BalkanWeb)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi