Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ushqimet që janë të rrezikshme për fëmijët Empty Ushqimet që janë të rrezikshme për fëmijët

Sat 17 Dec 2011 - 11:14
Ushqimet që janë të rrezikshme për fëmijët UshqimetUshqimi është shumë i domosdoshëm për rritjen e shëndoshë të fëmijës. Por, ka ushqime të cilat janë shumë të rrezikshme dhe ndikojnë negativisht. Akademia amerikane e pediatrisë ka publikuar ushqimet më të rrezikshme, të cilat duhet larguar gjithsesi nga menyja e fëmijëve.

- Salsiçe: akademia pohoi se 17% e rasteve të helmimit te fëmijët, lind nga salsiçet dhe këshillojnë që sandviçi me salsiçe të shitet me paralajmërim.

- Kikirikët: 1 për qind e popullsisë është alergjike ndaj kikirikëve. Pjesa më e madhe e rasteve të alergjisë që përfundojnë me vdekje lidhen me kikirikët.

- Produktet e gjelbra: nëse perimet e gjelbra si spinaqi, sallata jeshile, lakra nuk lahen mirë, u hapin rrugë baktereve të zorrëve.

- Peshku ton: megjithëse është një nga peshqit më të konsumuar në botë, në rastet e konsumimit të tepërt rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke dëmtuar sistemin nervor.

- Kafeja: kjo bimë krahas shkaktimit të krizave të zemrës mund të shkaktojë dhe pagjumësi dhe zverdhje të dhëmbëve.

- Kërpudha: kërpudhat e egra mund të shkaktojnë helmime deri në halucinacione.

- Patatet e skuqura: për shkak të lëndës akrilamid të gjendur në sasi të mëdha te patatet e skuqura, nëse konsumohen për një kohë të gjatë mund të shohim efekte si forcimit i enëve të gjakut, shëndoshje dhe kancer.

- Hamburger: te hamburgerët përdoren vajrat më të dëmshëm për shëndetin dhe konsumimi i tyre shkakton sëmundjet e zemrës.

- Rrushi: si një frut me sasi të lartë sheqeri, rrushi është i dëmshëm për diabetikët.

- Sallami: konsumimi i tepërt i sallamit mund të bëhet shkak i kancerit për arsye të nitratit të sodiumit që përmban.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi