Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna moderne mbi femrat Empty Dhuna moderne mbi femrat

Mon 19 Dec 2011 - 0:36
Ditëve të fundit kryeparlamentarja e Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli, ndërmori një fushatë kundër dhunës ndaj femrës. Në e-majlin privat që pranova nga ajo (sekretaria e saj) lexova nismën e saj dhe në përgjigjen time, të cilin ia dërgova, i dhashë përkrahje të plotë, duke i bërë edhe ca vrojtime, pa të cilat, mendoj, nisma e saj nuk do të ishte e frytshme, e plotë dhe efikase. Për mos ta zgjatur, në vazhdim do t’i shtrojmë disa përsiatje.

Ç’është dhuna mbi femrën

Dhunë ndaj femrës konsiderohet çdo lloj dhune e bazuar në gjini e cila rezulton ose mund të rezultojë me lëndim ose vuatje fizike, seksuale apo psikologjike të femrës.[1] Ky shkrim nuk do të trajtojë mavijosjet e femrës, eshtrat apo brinjët e thyera e të ngjashme, por do të trajtojë forma shumë më perfide të dhunës mbi femrën, e të cilat përcillen në jashtësi me buzagaz e mirësjellje.

Psikiatri amerikan Skot Peck të keqen e përkufizon si “e keqja është imponimi i vullnetit vetjak me qëllim të pengimit të zhvillimit shpirtëror.”[2] Thënë ndryshe, çdokush që palës tjetër përpiqet t’ia imponojë konceptet vetjake të të kuptuarit të dukurive të caktuara pa i lënë hapësirë për mospajtim ose qëndrim tjetërfare, ai bën ndërhyrje, asfiksim dhe pengim të tjetrit, dhe do të lëjë hendikep të përhershëm në pikëpamjen mendtale të personalitetit ose grupit me të cilin është manipuluar.

Është lehtë të dëshmohet dhe demonstrohet kjo gjendje, vetëm nëse e hapim televizorin. Brenda dite, femrën do ta gjejmë si objekt reklamues apo si objekt që reklamon gjerat e ndryshme: aeroplanet, automjetet, rrobat e ndryshme, ushqimet e ndryshme; ajo është objekt epshi, perversiteti, shfrenie.


Vendtorturimet moderne të femrës

Evropa nga shekulli XV-XIX ka qenë një vend turturues mbi femrën që është vështirë t’ia gjen shoqen në histori. Gjuatja e shtrigave në Evropë ka marrë pas vetes deri në 9 milionë koka femrash.[3] Pas kësaj dhune qëndronte Kisha katlike dhe priftrinjtë e saj dhe instrumenti i saj – shteti. Kisha femrën e konsideronte si krijesë të keqe, krijesë të ligë që e nxori Adamin nga parajsa, krijesë që meriton vetëm vdekje.[4] Kisha sidomos ishte alergjike ndaj femrave intelektuale, duke e shpallur ato për shtriga. Shtrigat zakonisht digjeshin mizorisht, vareshin, shqyheshin deri në vdekje. Opinioni manipulohej se femrat e këtilla kanë prekur sedrën e Kishës, të vërtetat e Zotit dhe si të tilla meritojnë vetëm vdekje të dhembshme. Njëkohësisht, kjo ishte vërejtja e fundit edhe për femrat e tjera, se femrat janë të krijuara vetëm për plotësimin e kënaqësive të epsheve. Asgjë më shumë.

Si qëndron puna sot? A kemi dhunë të tillë sot kur fenë e shporrëm nga jeta publike, politike, ekonomike, kur e vendosëm në muzeume? Sot femra kërkohet në politikë, ekonomi, kulturë, sport! Ajo është pjesëmarrëse në vendimmarrje! Pas kësaj që shohim, ç’mund të themi: kemi dhunë sot dhe kush është fajtorë për këtë dhunë nëse ajo ekziston?

Për fat të keq, femra është pjesëmarrëse në jetën publike, por jo në aspekt që flitet. Prosperimi i saj lidhet ngusht me nevojat e epshet e ulta të meshkujve. Vendtorturimi modern i saj është puna e saj si top-modele, këngëtare, moderatore e show-programeve të ndryshme, për t’i kënaqur sytë e pangopur të mashkullit të kalbur moralisht. Kodoshllëku modern nuk dallon nga ai i vjetri, të fitojë në dëm të tjetrit, normalisht, duke i modernizuar mënyrat organizative. Tash, në rkahasim më të shkuarën, kemi më shumë qeshje, më shumë retorikë erotike, përkulje perfide të vazhdueshme, si puthja e dorës, hapja e derës në automjet, dhënia përparësi në hyrje-dalje etj.


Prototipi i femrës moderne


Nëse i hedhim një vështrim personazheve dhe profilit të femrës në letërsi për fëmijë apo edhe më vonë, do të shohim një gjendje të çuditshme. Këta personazhë janë figura moralisht të diskutueshme, me shprehi negative, me zhvillim psiko-fizik të gabueshëm. Për fat të keq, këta figura janë bërë prototipë të femrës moderne. Edhe Borëbardha, edhe Kësulkuqja, edhe Pipi çorapëgjatë, edhe Alisa nga bota e çudirave, zakonisht nuk kanë më të afërmit e tyre për mbëltim të dashurisë dhe edukimit cilësor. Këta personazhë zakonisht janë mjaft naiv, dhe zakonisht ata nuk i shpëton dija, morali, apo meditimi, por princi i pasur. Pason dashurimi në shikim të parë, pa njohjen e ndërsjellë. Për të pranuar martesën Borëbardhës i është nevojitur vetëm një buzëqeshje dhe puthje dhe xhepi përplotë para nga Princi. Lumturia e Borëbardhes dhe Princit, në të cilën thirret autori, nuk çojnë më tej se Borëbardha të vendoset në rolin e ajrosjes së pallatit, pastrimit të plujurit, bërjes së ëmbëlsirave e të ngjashme. Thjeshtë, femrën e shohim si prototip të krijesës për shfrenim e kënaqësi, naive, të krijuar për punë shërbyese, por jo edhe intelektuale; atë e shohim jo si qenie që ndihmon njerëzinë me intelekt e shpirt, por me trup dhe bukuri.


Çështjet e mirëfillta


Në fillim të erës islame, femrat sahabe të Muhammedit a.a. merrnin pjesë aktive në shpjegimin dhe interpretimin e shumë çështjeve, duke i shtruar pyetje Muhammedit a.s.. Pyetjet ishin të natyrës së ritualeve, të drejtave ndërnjerëzore, bontonit, veshjes, transakcioneve ekonomike etj.. Muhammedi a.s. i ka përkrahur ato dhe kjo mund të vërehet edhe sot nga dora e parë nga burimet muslimane të hadithit dhe rasteve të shkruara. Kjo klimë pozitive ka ndikuar që në atë kohë të zhvillohen femra me aftësi të mëdha intlektuale dhe gjykuese. Ky ritëm ka vazhduar edhe në kohën e mëvonshme, por jo edhe në periudhën e stagnimit musliman, kur mashkulli është kënaqur që femra t’i bëhet lavatriqe e mirçë, kuzhiniere e mirë, pastruese dhe riprodhuese e mirë, por jo edhe intelektuale e mirë.


Anatomia e dhunës


Dhuna është rezultat i konfliktit kurse konflikti është rezultat i mosmarrëveshjeve, kurse mosmarrëveshjet janë pasojë e akcesit të gabueshëm në dallime. Edhe pse dallimi, qoftë fizik, intelektual apo material, duhet në jetë në funksion të pasurimit dhe mirëkuptimit (li teârefû), në sytë e njerëzve egoistë dhe prepotentë, dallimi bëhet zjarr për inicimin e konfliktit të interesit, deri sa konfliktimi interesit rezulton në përdorimin e aspekteve të ndryshme të dominimit, ku bën pjesë edhe forca. Nëse konstelacionin e sipërm e vendosim në nivel rajonal apo ndërkëmbëtar, do të shohim se shumë shtete sillen pikërisht në këtë mënyrë, duke i detyruar popujt e vegjël apo të dobët në privilegje dhe heqje dorë nga shumë gjera me rëndësi. Pikërishst sikurse këto shtete të dobëta e të painformuara, edhe meshkujt[5] dhe femrat bëhen pre e lehtë në arenën botërore të dominimit dhe interesit.


Akcesi ndaj sfidave


Njeriu ka prirje që për mossuksesin e tij ta akuzojë dikend tjetër, zakonisht faktorët e jashtëm, që mos të ballafaqohet me mangësitë personale. Djemtë dhe vajzat për mossukseset e tyre akuzojnë kolegët e shpesh edhe fajin ia lënë sihrit dhe magjisë në vend që të hulumtojnë dhe eliminojnë mangësitë vetjake.

Me qëllim që të mbrojnë paraqitjen pozitive për veten, njeriu ka krijuar mekanizma të shumtë për të mbrojtur vrimat në personalitetin e tij. Ky akces është nga jashtë brenda (outside-in) dhe manifestohet duke gjetur alibi për mabgësitë vetjake në faktorët e jashtëm.

Akcesi i dytë është nga brenda jashtë (inside-out) dhe nënkupton ndërtimin maksimal të vetes dhe ndërrimin e personalitetit vetjak. Kjo konsiston në bindjen që njeriut askush nuk mund t’i bëjë keq përveç nëse në këtë ai/ajo lejon. Apo, njejriun askush nuk mund ta turpërojë më shumë se sa ai vetveten.

Njerëzit martohen, miqësohen apo hyjnë në institucione duke kërkuar më shumë mirkuptim, dashuri, shërbime, ngushëllime, kohë dhe në këtë rreth prej shumë individëve që gërshetohen, ku shumica shumë më tepër kërkon se sa ofron, lindin boshllëqe të zgjeruara të cilat gjenerojnë jaze të pakalueshme dhe ftohtësi mes veti.

Brezat e parë të muslimanëve dallohen prej të sotmëve me atë që ata ishin njerëz të mëdhenjë të cilët erdhën ta lumturojnë këtë planetë të vogël, deri sa muslimanët aktual janë njerëz të vegjël të cilët kanç ardhur të kërkojnë lumturi në këtë planet të madh.

Qëndrimi i fundit është shembull i dhunës moderne, të cilin njeriu ia bën vetes meqenëse vetvetiu e dëmton potencialin e dhënë nga Zoti të intelektit dhe shpirtit duke pranuar pozitë të mjerueshme të të nënshtruarit.

Vetëm njerçzit me qëndrim proaktiv mendor e plotësojnëp përkufizximin e personaliteteve të fuqishme dhe e arsyetojnë qëndrimin e tyre në këto hapësira.


Mendimi përmbyllës


Shpesh dëgjojmë se baballarët i thërrasin sugareshat e tyre me “princesha ime”, apo bashkëshortët i thërrasin bashkëshortet e tyre “mbretëresha ime”. Kjo do të ishte në rregull, sepse njeriu kënaqet nga fjalët e mira, sikur pas këtyre fjalëve mos të qëndronte tentimi i mbulimit të mungesave dhe mospërsosurisë vetjake. Ky abuzim me femrën moderne i ngjanë asaj të lojës së shahut. Që ta kuptojmë ku qëndron abuzimi, do të theksojmë se ndër figurat e shahut vetëm një është femër – mbretëresha. Atë e pëlqejnë më së shumti kundrejt mbretit, i cili është statik, pas perdes, i mbrojtur nga topi, gjuetarët, kuajt, piunët etj. Mbretëresha nuk e ka këtë problem, asaj i është dhënë liri e lëvizjes dhe veprimit, por pikërisht për këtë ajo është figura më e eksponuar dhe më e përfolur. Ajo i ngjanë femrës së zhveshur në pub-lokale, së cilës i japin ndjenjën e vlerës së rrejshme kuajt, topat dhe figurat e shumta. Mbretëresha është figura që më së shumti rrezikon dhe shpesh pëson, duke mos pritur fund të lumtur. Madje, lojërat më të famshme të shahut janë ato, në të cilat viktimizohen mbretëreshat për të krijuar epërsi për fushën e tabelës së shahut.Albisa
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Dhuna moderne mbi femrat Empty Re: Dhuna moderne mbi femrat

Mon 19 Dec 2011 - 14:35
femra nuk prek as me trendafil...
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Dhuna moderne mbi femrat Empty Re: Dhuna moderne mbi femrat

Mon 19 Dec 2011 - 14:46
femra nuk rrahet po dashuohet sepse ashtu esht e krijuar
JinBim
JinBim
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 163
<b>Hobi</b> Hobi : Shah
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ;)
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Dhuna moderne mbi femrat Empty Re: Dhuna moderne mbi femrat

Tue 20 Dec 2011 - 0:41
Pershendetje Anna ,

keni shume Foton e bukur ne Avatar .

Ne shiqimin e pare me kujtohen : L`oreal , Schwarzkopf edhe earings ( diamonds).

Dhuna moderne mbi femrat 45550
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna moderne mbi femrat Empty Re: Dhuna moderne mbi femrat

Tue 20 Dec 2011 - 0:48
hahah Dhuna moderne mbi femrat 1698836746
JinBim per temen ckeni te thoni? krt
JinBim
JinBim
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 163
<b>Hobi</b> Hobi : Shah
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ;)
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Dhuna moderne mbi femrat Empty Re: Dhuna moderne mbi femrat

Tue 20 Dec 2011 - 0:53
Dhuna eshte diqka qe e urrej , shumemi vran syte.
Sponsored content

Dhuna moderne mbi femrat Empty Re: Dhuna moderne mbi femrat

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi