Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si do të festojnë disa personazhe të njohur publikë Empty Si do të festojnë disa personazhe të njohur publikë

Tue 27 Dec 2011 - 1:43
Si do të festojnë disa personazhe të njohur publikë. Dhuratat e blera për njerëzit e dashur dhe dëshira për t’u “arratisur” nga kryeqyteti në natën e ndërrimit të viteve.Zbukurimet shumëngjyrëshe të qendrës së kryeqytetit, vitrinat e dyqaneve të kombinuara këndshëm me fjongo të mëdha të kuqe e borë artificiale nuk mund të të lënë indiferent ndaj festave. Mes hovit për të rregulluar këndshëm ambientin familjar enkas për vigjilje festive, ndërsa në një kënd të shtëpisë bredhi i Vitit të Ri ka “zaptuar” vend prej ditësh, një arsye më shumë për të ndier aromën festive, janë pikërisht edhe dhuratat, aq shumë të dëshiruara. Pritshmëritë për dhuratat që pretendojmë të marrim, apo edhe ato të pikasura për të afërmit apo të dashurit e zemrës janë në interesin e shumë njerëzve. Por, në këtë lajtmotiv festiv nuk mbeten jashtë vëmendjes edhe personalitete të njohura publike. Në dukje të parë, nga biseda me ta ngjan se festën e sotme të Krishtlindjeve ia kanë besuar ritualit tradicional: organizim në kushtet e shtëpisë, një meny speciale gatimi dhe disa dhurata të paketuara poshtë bredhit që presin të zbulohen pas orës 00:00 në natën e ndërrimit të viteve. Disa prej tyre na tregojnë se si do t’i kalojnë festat dhe dhuratat që kanë preferuar të bëjnë.
Klodiana Shala
Krishtlindje në shtëpi, Vit i Ri në Dubai
Si do të festojnë disa personazhe të njohur publikë Klodiana-shala-150x150Krishtlindjet për atleten e njohur Klodiana Shala nuk mund të festohen më mirë sesa në një ambient familjar, kur pranë ke njerëzit e dashur. “Në këtë pikë jam tradicionale. Duke qenë edhe një amvisë shumë e mirë, unë zgjedh një meny speciale për mbrëmjen e 25 dhjetorit dhe e shijoj atmosferën bashkë me të fejuarin tim, Taulatin, vetëm në shtëpi. Pak ditë më parë bleva setin e pjatave me ngjyrë të kuqe, mbulesën e pecetat e tavolinës në nuanca festive, dhe pasi të gatuaj disa receta të shijshme, me një gotë verë përpara do të bëj “gëzuar” me Taulantin. Të dy bashkë ia kalojmë shumë mirë”, pohon ajo. Ndërsa, për të përjetuar një emocion ndryshe dhe për të ndryshuar disi ambient, Klodiana bashkë me të fejuarin kanë menduar që natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë në Dubai. Pa harruar dhuratat për disa persona specialë… “Festat janë bërë më shumë për të gëzuar fëmijët, ndaj dhe unë gjithmonë u blej lodra apo libra interesantë fëmijëve të mikeve të ngushta. Ata gëzohen pa masë”.
Marjana Kondi
Në shtëpi, dhuratë vetëm për Terrin
Si do të festojnë disa personazhe të njohur publikë Mariana_Kondi-150x150Duket se festat e dimrit nuk e zgjojnë shpirtërisht aktoren Marjana Kondi. Ndaj për të dhe familjarët e saj, festat organizohen vetëm në kushtet e shtëpisë. “Sezoni i verës më gjallëron më shumë, u gëzohem udhëtimeve, shëtitjeve të gjata. Tani në dimër preferoj shtëpinë. Dhe festat besoj se janë më intime brenda ambientit familjar. Krishtlindjet e Vitin e Ri do t’i kaloj në shtëpi me bashkëshortin e vajzën. Na pëlqen kur mblidhemi të tre e bëjmë gëzuar me gotat në duar, shijojmë ushqimin e përgatitur nga unë, tryezën e shtruar këndshëm, ndonjë transmetim interesant në televizion dhe kësisoj orët kalojnë pa u ndier”, thotë Kondi. Sa u takon dhuratave, familjarët janë dorëzuar përpara dobësisë që Marjana ka për qenin. Ata e dinë se edhe këtë vit dhurata është pikërisht për Terrin. “I kam blerë një veshje të bukur që ta mbajë në shtëpi. Nuk besoj se bashkëshortit apo vajzës u mbetet hatri për këtë zgjedhje timen, pasi ata e dinë pikën time të dobët: qenin”.
Shega Ligori
Në natën e ndërrimit të viteve, për ski në Kolashin
Si do të festojnë disa personazhe të njohur publikë Shega-Ligori-150x150Për deputeten simpatike të Partisë Socialiste, nëse ka një hapësirë disi më pak të ngarkuar politikisht, ajo është pikërisht periudha e festave të fundvitit, kohë në të cilën mund të jetë më shumë e pranishme në shtëpi në shërbim të bashkëshortit e dy djemve, Aronit dhe Frenkit. Dhurata e parë që ka blerë për këto festa, është për mbesën e dashur, vajzën e të vëllait, për të cilën ka zgjedhur një palë vëthë të bukur. “Duke qenë gjithë jetën e rrethuar nga meshkujt në shtëpi, e në mungesë të një vajze, çdo dëshirë e kompensoj me mbesën time, vajzën e vëllait. Edhe këtë vit për natën e Krishtlindjeve do të mblidhemi në Durrës, në shtëpinë e vëllait. Atmosfera është shumë e bukur, pranë detit, me një barbeque dhe një darkë në shtëpi, ku do të jemi të gjithë të pranishëm, unë me familjen, vëllai me familjen dhe mamaja”, thotë Shega Ligori. Teksa, për një atmosferë më intime dhe familjare ka menduar për disa ditë ski në Kolashin të Malit të Zi. “Mbrëmjen e Vitit të Ri mendojmë të argëtohemi me disa ditë ski dhe natën festive në një restorant në Mal të Zi. Dhurata e fundvitit: një libër për tim shoq”.
Elvira Diamanti
S’i ndahem ritualit, gjel deti e kulaç të bërë vetë
Si do të festojnë disa personazhe të njohur publikë Elvira-diamanti-150x150“Është zgjedhje jona familjare që festat e fundvitit t’i kalojmë në shtëpi. E pres me padurim ditën kur festoj lirshëm në ambientin familjar, duke qëndruar shpenguar, e veshur me një palë tuta, pa grim dhe me flokët e kapur thjesht. Shijoj gjithçka me një gotë pije në dorë, ndërsa bisedoj dhe bëj urimet e rastit”, na tregon drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Elvira Diamanti. Për Elvirën, të qenët besnike e tradicionales, vjen për shumë arsye: pikërisht për atë gjelin e detit të pjekur me merak, për kulaçin e bërë vetë, një traditë familjare e trashëguar kjo edhe nga nëna e saj, ndërsa me ëmbëlsirat ka “aleancë” të pranueshme: pëlqen t’i shijojë, por gjithnjë i blen të gatshme. Edhe bakllavanë… “Edhe këtë vit do të festojmë familjarisht në shtëpi, ndërsa fëmijët besoj se pas orës 00:00 do të dalin të argëtohen me shoqërinë e tyre. Por, pasi të kenë hapur dhuratat poshtë pemës së Vitit të Ri, të cilat për këtë vit ishin më tepër një nevojë për ta, sesa dëshirë specifike e tyre”, përfundon Elvira Diamanti.
ERMRA ISUFAJ
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi