- MalwinaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 32
Postime : 2624
Hobi : nthg
Anetaresuar : 28/07/2011
Më kanë frymëzuar virgjëreshat shqiptare
Thu 26 Jan 2012 - 16:40
Më kanë frymëzuar virgjëreshat shqiptare
Connecticut, 26 janar - Ajo është kandidate për çmimin OSCAR këtë vit. Aktorja Glenn Close është vlerësuar jashtëzakonisht mirë nga kritika pasi ka portretizuar një grua të kthyer në burrë, që punon si shërbëtore në filmin “Albert Nobbs”.
Por ajo që ka mahnitur kritikët është pamja e saj. Tani Glenn Close tregon se e ka marrë frymëzimin nga ‘virgjëreshat e betuara’ të Shqipërisë. “Pashë një fotografi të një gruaje nga Shqipëria në National Geographic të vitit 2002. Atje ka një kulturë, që nëse një familje nuk ka një trashëgimtar mashkull, atëherë një grua nis e sillet si një mashkull. Ata e quajnë ‘virgjëreshë e betuar’. Kisha parasysh fytyrën e kësaj gruas dhe isha e mahnitur nga gjithë ato vite dhe mendova, çfarë sysh, flokësh, veshësh, të gjitha”, transmeton Tema.
Close portretizon një grua irlandeze të shekullit 19, Albert Nobbs, që jeton në vetmi pa burrë, pa familje dhe pa punë. Ajo maskohet si mashkull që të mund të punojë si shërbëtor. Por pas viteve të tëra jete në sekret, ajo përpiqet që të arratiset nga jeta që ka krijuar vetë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi