Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Fier, reshjet krijojnë probleme në rrjetin e kanalizimeve Empty Fier, reshjet krijojnë probleme në rrjetin e kanalizimeve

Sat 4 Feb 2012 - 11:50
Fier, reshjet krijojnë probleme në rrjetin e kanalizimeve 38450_1

FIER- Qyteti i Fierit ashtu sic i gjithë rajoni Jug-Perëndimor është përfshirë nga një mot i keq e me reshje të dëndura shiu, që kanë rënduar situatën në rrjetin rrugor e vecanrisht në rrjetin e kanalizimit të ujrave të bardha në qytet. Hyrja jugore për në qytetin e Fierit është përfshirë i gjithi nga uji, që ka bllokuar edhe tregun e ri industrial.

Mungesa e funksionimit të rrjetit të kanalizimeve, apo mospërballimi i sasisë së reshjeve prej tyre, ka bërë që uji të bllokoje edhe hyrjet e institucioneve kryesore si, prefekturën, teatrin e një sërë objekte të rrjetit të biznesit.

Sipas informacioneve nga ndërmarja komunale dhe ajo e shërbimeve, mësohet se po punohet për cbllokimin e kanaleve të bllokuara. Momentalisht gjëndja e lumit Gjanica, që është edhe rreziku kryesor i përmbytjes së qytetit, nuk është problematike.

POLICIA RRUGORE, MASA SHTESË
Reshjet e dëndura të shiut që kanë rënë gjatë orëve të natës dhe vazhdojnë të bien e kanë përkeqësuar situatën në rrjetin e arterieve rrugore që përfshijnë qarkun e Fierit. Megjithëse momentalisht nuk ka asnjë segment rrugor të pakalueshëm dhe qarkullimi vazhdon normalisht, policia rrugore ka marë një sërë masash shtesë që i paraprijnë përkeqësimit të situatës dhe parandalimit të aksidenteve. Sipas shefit të policisë Gëzim Gostujani janë përcaktuar segmentet më problematike, janë ngritur njësi shërbimi shtesë të cilat patrullojnë në këto segmente dhe në pikat hyrëse-dalëse të qytetit, ku trafiku është edhe më i rënduar.
(el.me/BalkanWeb)

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi