Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

‘Shfyhen’ Plisat, dogjën flamurin maqedonas Empty ‘Shfyhen’ Plisat, dogjën flamurin maqedonas

Fri 17 Feb 2012 - 21:18
‘Shfyhen’ Plisat, dogjën flamurin maqedonas Di

Tifozët kosovarë, respektivisht ‘Plisat’, e kanë shfrytëzuar finalen e turneut ‘Pavarësia’ mes Kosovës e Maqedonisë, për t’iu hakmerr maqedonasve për fyerjet e rënda që ua kishin bërë shqiptarëve në muajin e kaluar gjatë Kampionatit evropian, të mbajtur në Serbi. Përveç fyerjeve të rënda, ‘Plisat’ edhe e kanë djegur flamurin maqedonas.

Pëfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll e ka fituar turneun ‘Pavarësia’, pasi të enjten mbrëma në finale e ka mposhtur me plot meritë reprezentacionin e Maqedonisë, me rezultat 28:17.

Ashtu si pati paralajmërur Express ditë më parë, ky takim është zhvilluar nën hijen e tifozëve kosovarë, respektivisht ‘Plisave’ të Prishtinës, të cilët e shfrytëzuan rastin, duke iu hakmerrur Maqedonisë, për fyerjet e rënda që ua kishin bërë shqiptarëve hendbollistët dhe tifozët e saj në muajin e kaluar gjatë Kampionatit evropian, të mbajtur në Serbi.

Madje, ‘Plisat’ nuk e kanë kursyer as flamurin maqedonas, të cilin e kanë djegur, me ç’rast ndeshja u ndërpre për disa minuta, derisa Policia e Kosovës shtoi masat e sigurisë për ekipin mysafir.

Krahas fyerjeve, tifozët prishtinas i kanë zbuluar edhe disa transparente, të cilat përmbanin mbishkrime fyese në baza etnike për maqedonasit, si: “Babanë sllav, nënën bullgare. Çka je ti?”, “Maqedonia nuk ekziston”, “Zoti u ka bërë bullgarë, Tito maqedonas”, etj.

Njëherësh. ‘Plisat’ këndonin këngë patriotike shqiptare, si: “Besa-Besë”, “O sa mirë me qenë shqiptar”, “Pa u faruar djemë e qika, jo nuk ndahet Mitrovica”, “UÇK”, etj.

Pavarësisht këtyre sjelljeve të tifozëve kosovarë, kryetrajneri i ekipit maqedonas, Stojan Petroshevski ka thënë pas ndeshjes për Express se shumica e publikut kishte ardhur në palestër për të shikuar hendboll cilësor, e jo për ta fyer vendin e tij.

Ky turne ishte organizuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) për nder të katërvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Reprezentacioni kosovar e zuri vendin e parë, sikurse në vitin e kaluar, derisa maqedonasit u radhitën në vendin e dytë, duke e lënë pas vetës kipin bullgar. Kurse, skuadra malazeze nuk ka mundur të zbarkoj në Prishtinë, shkaku i motit të ligë.



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi